Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Ban Ki Moon

Ban Ki Moon i pėrgjigjet Gruevskit

Ban Ki Moon thotė se ndėrmjetėsi Nimic do tė vazhdojė me pėrpjekjet pėr zgjidhje tė ēėshtjes sė emrit. »»


Ministri serb pėr Kosovėn, Bogdanoviē: Misioni EULEX nė Kosovė i papranueshėm

19.07.2008 18:44 Rajoni - Burimi: Balkanweb Rajoni

Ministri serb pėr Kosovėn Goran Bogdanoviē ritheksoi se Serbia nuk do te njohe EULEX-in dhe strukturat qeveritare qė kanė dalė nga zgjedhjet e zhvilluara nė Kosovė, por vetėm ato tė dala nga zgjedhjet serbe. Gjithashtu ai ka premtuar nė konferencėn e tij tė parė pėr shtyp se do tė bėjė gjithēka qė ėshtė e mundur pėr tė promovuar pajtimin mes serbėve dhe shqiptarėve. 

GRAĒANICĖ - Ministria serbe pėr Kosovėn do tė bėjė gjithēka qė ėshtė e mundur ėpr tė promovuar pajtimin mes serbėve dhe shqiptarėve. Tė paktėn kėtė ka premtuar duke folur nė Graēanicė nė Konferencėn e tij tė parė pėr shtyp pas marrjes sė kėtij posti ministri pėr ēėshtjen e Kosovės Goran Bogdanoviē. Ai tha se ministria do tė pėrpiqet tė bashkėpunojė plotėsisht me UNMIK ndėrsa prania e EULEX pa njė rezolutė tė re tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara nuk do tė pranohet. “Unė mendoj se UNMIK ėshtė i vetmi organizėm legjitim dhe ne do tė bashkėpunojmė me tė pėr ēdo ēėshtje. Si serbėt qė jetojnė atje edhe komuniteti ndėrkombėtar do tė pėrfundojnė nga ky bashkėpunim”, ka thėnė ministri.
“Unė gjithashtu do tė pėrdor kėtė mundėsi pėr tė shprehur si pozicionin tim ashtu edhe tė qeverisė, se prania e EULEX nė  Kosovės ėshtė absolutisht e papranueshme pa njė rezolutė ose njė vendim tė ri tė Kėshillit tė Sigurimit. Gjithashtu ne nuk pranojmė se EULEX tė mund tė bėhet partneri ynė pėr zgjidhjen e problemeve”, theksoi ai.
Ministri serb pėr Kosovėn pėrsėriti sėrish se do tė bisedojė vetėm me pėrfaqėsuesit e zgjedhur tė dalė nga votimet serbe tė 11 majit, tė cilėt sipas ministrit janė pėrfaqėsuesit e vetėm tė ligjshėm.
(a.s/News24/Balkanweb)



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare