Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Ministri serb i Mbrojtjes: Marrėveshja e Kumanovės duhet tė ndryshojė

BEOGRAD- Ministri serb i Mbrojtjes Dragan Sutanovac thotė se nisma por tė ndryshuar marrėveshjen e Kumanovės nuk do tė thotė kthim tė ushtrisė serbe nė Kosovė. »»


Nė 10 shtator emri i Maqedonisė nė fazėn finale

29.08.2008 00:03 Rajoni - Burimi: Balkanweb Rajoni

Muaji shtator duket se do tė sjellė zgjidhjen e emrit tė Maqedonisė. Sipas burimeve diplomatike, mėsohet se nė datėn 10 shtator do tė ketė njė tjetėr raund negociatash mes Greqisė dhe Maqedonisė duke hyrė kėshtu nė fazėn finale tė bisedimeve pėr kompromis. Sipas mediave maqedonase, qėllimi i kėtij raundi tė ri ėshtė zgjidhja e emrit para Kuvendit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė e cila fillon nė datėn 23 shtator. 

SHKUP – Ēėshtja e emrit tė Maqedonisė pritet tė marrė zgjidhje nė muajin shtator. Sipas mediave maqedonase nė fillim tė muajit shtator bisedimet pėr emrin pritet tė hyjnė nė fazėn finale tė tyre. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga televizioni “A1” nė Shkup i cili i ėshtė referuar burimeve diplomatike tė Kombeve tė Bashkuara dhe pėrfaqėsuesve ndėrkombėtarė nė New York.
Pas dėshtimeve tė vazhdueshme tė negociatave mes Greqisė dhe Maqedonisė, nė datėn 10 shtator do tė jetė raundi i radhės. Edhe ky raund do tė ketė pėrfaqėsues tė Greqisė, Maqedonisė dhe ndėrmjetėsi i OKB-sė Metju Nimiē duke shpresuar nė gjetjen e njė zgjidhjeje tė pėrbashkėt.
Sipas deklaratave mėsohet se qėllimi i kėtij raundi tė ri ėshtė zgjidhja e emrit para Kuvendit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė e cila fillon nė datėn 23 shtator.
Burimet bėjnė tė ditur se negociatat pėr emrin e Maqedonisė hyjnė nė fazėn finale dhe pritet qė tė arrihet njė kompromis pėr emrin para pėrfundimit tė administratės sė presidentit amerikan Xhorxh W. Bush. Po ashtu nėnvizohet se kėrkesa e Moskės zyrtare pėr njohjen e pavarėsisė sė dy provincave, Osetisė Jugore dhe Abhazisė nga Maqedonia ėshtė njė pėrpjekje e re Ruse qė t’i jap Maqedonisė pėrkrahjen pėr emrin nė Kombet e Bashkuara.
(a.s/Balkanweb/INA)





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare