Ndėrhyrje pėr shuarjen e zjarreve
19.08.2008 12:05 Rajoni - Burimi: BBC Rajoni
Nė Shqipėri ėshtė ndėrhyrė energjikisht pėr shuarjen e disa zjarreve tė fuqishme qė prekėn disa zona tė vendit. Disa rajone tė Shqipėrisė u pėrfshinė nga zjarre tė fuqishme duke rrezikuar jetėn e banorėve, por edhe pasuritė e tyre. Mė serioze situata ka qėnė nė Malėsine e Madhe, Gjirokastėr, Delvinė dhe Himarė.
Sipas bilanceve paraprake, janė djegur disa shtėpi, plantacione me ullinj dhe pyje. Autoritetet kanė ndėrhyrė nė mėnyrė energjike pėr shuarjen e flakėve dhe mėnjanimin e pasojave.
Megjithė situatėn e krijuar, sipas drejtorit tė pėrgjithshėm tė emergjencave civile, Fredi Olli, gjithēka ėshtė nėn kontroll dhe gjendja nuk mund tė krahasohet me atė tė vitit tė kaluar, kur u vlerėsua si emergjente.
Sipas zotit Olli, ndonėse nuk ėshtė bėrė njė bilanc pėrfundimtar i situatės nga zjarret e kėsaj vere, do tė jetė qeveria shqiptare ajo qė do tė pėrballojė shpenzimet. Drejtori i pėrgjithshėm i emergjencave civile, Fredi Olli, tha se njė marrėveshje me Bankėn Botėrore me vlerėn tetė milionė dollarė, do tė pėrdoret pėr sistemin e emergjencave nė Shqipėri.
lajme.parajsa.com

































