Nimic me propozim tė ri
22.08.2008 12:02 Rajoni - Burimi: BBC Rajoni
Republika e Maqedonisė e Veriut apo Republika e Maqedonisė e Epėrme ėshtė propozimi tė cilin ndėrmjetėsi ndėrkombėtar nė bisedimet midis Athinės dhe Shkupit, Metju Nimic solli nė Shkup.Propozimi i zotit Nimic as ėshtė pohuar, por as ėshtė mohuar nga palėt nė bisedime.
"Ēėshtja e emrit nuk rrezikon identitetin kombėtar tė popullit maqedonas," tha Metju Nimci nė Shkup, duke shtuar se ai ka mandat qė tė bisedojė pėr ēėshtjen e emrit, ndėrsa ēėshtjet tjera tė hapura sipas tij duhet tė zgjidhen nė vazhdim.
"Kjo ėshtė ēėshtje e vėshtirė, por qeveritė e dy vendeve janė tė ndėrgjegjshme dhe ka vullnet qė kjo ēėshtje tė mbesė pas nesh," tha ambasadori Metju Nimic.
Por nga ana tjetėr, kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski haptas shprehu pesimizmin e tij pėr zgjidhjen e shpejtė tė mosmarrėveshjes midis vendit tė tij dhe Greqisė.
Ai tha se Greqia nuk dėshiron qė ta zgjidhė kėtė ēėshtje.
"Tė gjitha sinjalet flasin se Greqia nuk dėshiron qė ta zgjidhė problemin me emrin, sė paku deri nga mesi i vitit tė ardhshėm kur pritet qė tė mbahen zgjedhjet nė Parlamentin evropian. Dhe ajo sipas vlerėsimit tim do tė bėjė ēmos qė procesi i shtatorit tė dėshtojė dhe njėherėsh pėr kėtė dėshtim fajtore tė jetė Republika e Maqedonisė, pasi nė qarqet diplomatike ėshtė shumė me rėndėsi se kush ėshtė fajtori, " tha kryeministri Nikolla Gruevski para takimit me diplomatin Metju Nimic.
Diplomati ndėrkombėtar, Metju Nimic nga Shkupi u nis pėr nė Selanik ku pritet tė takohet me ndėrmjetėsin grek nė kėto bisedime, ambasadorin Vasilakis, por jo edhe me zyrtarė tė lartė shtetėrorė e qeveritarė grekė.
lajme.parajsa.com

































