Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Ministri serb i Mbrojtjes: Marrėveshja e Kumanovės duhet tė ndryshojė

BEOGRAD- Ministri serb i Mbrojtjes Dragan Sutanovac thotė se nisma por tė ndryshuar marrėveshjen e Kumanovės nuk do tė thotė kthim tė ushtrisė serbe nė Kosovė. »»


Nimic sot nė Athinė me propozim tė ri pėr emrin

22.08.2008 12:09 Rajoni - Burimi: Balkanweb Rajoni

Pas takimit nė Shkup Nimic udhėton sot drejt Athinės pėr bisedimet nė lidhje me cėshtjen e emrit. Republika e Maqedonisė e Veriut apo Republika e Maqedonisė se Epėrme ėshtė propozimi tė cilin ndėrmjetėsi ndėrkombėtar nė bisedimet midis Athinės dhe Shkupit, Metju Nimic bėri dje nė Shkup. 

SHKUP- Ndėrmjetėsi i OKB-sė Metju Nimic udhėton sot drejt Athinės. Atje Nimic pritet tė takohet me ndėrmjetėsin grek nė kėto bisedime, ambasadorin Vasilakis.

Njė ditė mė parė Nimic ishte nė Shkup ku u takua me presidentin Cėrvenkovski dhe kryeministrin Gruevski. Republika e Maqedonisė e Veriut apo Republika e Maqedonisė e Epėrme ėshtė propozimi tė cilin ndėrmjetėsi ndėrkombėtar nė bisedimet midis Athinės dhe Shkupit, Metju Nimic ka bėrė nė Shkup. Propozimi i Nimic as ėshtė pohuar, por as ėshtė mohuar nga palėt nė bisedime.
“Nuk ėshtė fshehtėsi se po kėrkojmė formulim qė do t’i kėnaq tė dyja palėt nė negociata. Ky emėr ėshtė pėrmendur edhe nė shtyp kėtyre ditėve. Nuk do ta mohoj as vėrtetoj”- tha Nimic i cili refuzoi tė flas pėr njė emėr konkret.

Ndėrkohė qeveria e Maqedonisė pėrmes njė njoftimi pėr shtyp sqaroi se nė takimin me ndėrmjetėsin e OKB-sė, nuk ėshtė biseduar pėr ndonjė emėr konkret, por pėr disa detaje tė ideve tė paraqitura nga Nimic.

"Ēėshtja e emrit nuk rrezikon identitetin kombėtar tė popullit maqedonas," ka thėnė Metju Nimci nė Shkup, duke shtuar se ai ka mandat qė tė bisedojė pėr ēėshtjen e emrit, ndėrsa ēėshtjet tjera tė hapura sipas tij duhet tė zgjidhen nė vazhdim. Nimic synon qė cėshtja e emrit tė zgjidhet deri nė muajin shtator.

Nga ana tjetėr, kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski haptas shprehu pesimizmin e tij pėr zgjidhjen e shpejtė tė mosmarrėveshjes midis vendit tė tij dhe Greqisė. Ai tha se Greqia nuk dėshiron qė ta zgjidhė kėtė ēėshtje.

"Tė gjitha sinjalet flasin se Greqia nuk dėshiron qė ta zgjidhė problemin me emrin, sė paku deri nga mesi i vitit tė ardhshėm kur pritet qė tė mbahen zgjedhjet nė Parlamentin europian. Dhe ajo sipas vlerėsimit tim do tė bėjė ēmos qė procesi i shtatorit tė dėshtojė dhe njėherėsh pėr kėtė dėshtim fajtore tė jetė Republika e Maqedonisė, pasi nė qarqet diplomatike ėshtė shumė me rėndėsi se kush ėshtė fajtori, " tha kryeministri Nikolla Gruevski para takimit me diplomatin Metju Nimic.

Gruevski tha se nėse Greqia pengon integrimet euroatlantike, atėherė qeveria do tė pėrqėndrohet nė zhvillimin e fuqishėm dhe serioz tė shtetit.

(s.g/Balkanweb)





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare