Njohja e shtetit te ri, lobimi vazhdon
19.08.2008 12:03 Rajoni - Burimi: Koha Jone Rajoni
E Marte, 19 Gusht 2008
Duke iu referuar procesit te deritashem te njohjes se Kosoves dhe kritikave gjithnje e me te medha te shoqerise civile ne Kosove ne adrese te qeverise per deshtime ne politiken e jashtme, Thaci tha dje se procesi i njohjes nuk ka te beje vetem me vullnetin e Prishtines, por edhe me politikat e vendeve vec e vec. Sipas tij, njohja do te ndodhe, por ajo do te jete konstante. "Une jam mirekuptues edhe ndaj zerave te ndryshem qe kerkojne te behet me teper, por ne nuk mund te vendosim ne emer te vendeve tjera. Ato vendosin per njohjet tona. Ne i kryejme punet tona, te cilat duhet kryer. Kemi instaluar qeverisje te mire, po ndertojme rend demokratik, po ndertojme Kosove atraktive per 2 milione qytetaret e saj, pa dallim etnik, por ne kuptimin afirmativ per te gjithe dhe po punojme me vizion te qarte per integrim ne NATO dhe ne Bashkimin Evropian", theksoi Thaci.
Kryeministri siguroi sakaq se Kosova nuk do te devijoje rrugen e saj dhe politiken pro-perendimore, me marredhenie te posacme me Uashingtonin dhe Brukselin, por duke pasur dhe nje sjellje respektuese per vendet tjera. Thaci ka premtuar edhe se institucionet e Kosoves ne afatin me te shpejte, brenda ketij muaji, do t'i hapin dhjete ambasadat e para dhe do t'i emerojne te ngarkuarit me pune ne keto ambasada.
lajme.parajsa.com

































