OKB: Mos e krahasoni Kosoven me askend
29.08.2008 00:06 Rajoni - Burimi: Koha Jone Rajoni
E Premte, 29 Gusht 2008
Organizata e Kombeve te Bashkuara ka hedhur poshte krahasimin e Kosoves me dy provincat gjeorgjiane. Zedhenesja e sekretarit te pergjithshem te OKB-se, Michele Montas, eshte shprehur se te dyja situatat jane te ndryshme dhe krahasimet nuk qendrojne. "Mendoj se ju nuk duhet t'i krahasoni te dyja situatat. Historia e te dyja situatave eshte e ndryshme dhe mendoj se kjo eshte theksuar disa here me radhe", ka thene zedhenesja e sekretarit Ban ki-Moon. Ajo ka konfirmuar edhe njehere vazhdimin e rikonfigurimit te misionit te UNMIK-ut ne Kosove, pavaresisht mosekzistimit te vendimit nga Keshilli i Sigurimit te OKB-se. Nderkohe eshte mesuar se kerkesa e Serbise per te kerkuar mendimin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise per Kosoven eshte futur ne agjenden e Asamblese se Pergjithshme te OKB-se.
lajme.parajsa.com

































