Pajaziti: Pushteti i qeverise se Prishtines nuk shtrihet ne veri te Kosoves
23.08.2008 06:02 Rajoni - Burimi: Koha Jone Rajoni
E Shtune, 23 Gusht 2008
Ministri i Puneve te Brendshme te Kosoves, Zenun Pajaziti, u shpreh dje ne Prishtine se strukturat paralele serbe ne veri te Kosoves po ndihmonin permes izolimit te popullates, krimin dhe kontrabanden ne kete zone. "Ajo qe eshte shqetesuese eshte qe mekanizmat e tilla qe veprojne atje e kane izoluar popullaten ne veri", u shpreh ministri Kosovar. "Si pasoje ka tendenca te krijimit te nje ambienti qe eshte i pershtatshem vetem per krimin", shtoi ai. Por ministri tha se institucionet e Kosoves gezonin mbeshtetjen e faktorit nderkombetar per shtrirjen e pushtetit te tyre edhe ne veriun e dominuar nga serbet. "Ne jemi dakorduar edhe me institucionet nderkombetare qe te bejme aktivitete me konkrete qe te luftojme kontrabanden dhe krimin ne ate pjese", theksoi Pajaziti. Sipas tij, edhe Beogradi zyrtar ishte i interesuar per funksionimin normal te Kosoves Veriore, ku eshte e perqendruar pakica serbe. Perpos kesaj, ministri kosovar deklaroi dje se se bashku me bashkesine nderkombetare po punohet per instalimin e gjithe mekanizmave ligjore te Republikes se Kosoves ne pjesen veriore te Mitrovices. Gjate nje takimi me gazetare, ku u prezantua puna rreth pajisjes se qytetareve me dokumente te reja te Republikes se Kosoves, ministri Puneve te Brendshme se Kosoves shpjegoi perpjekjet qe jane duke u bere per funksionalizimin e institucioneve edhe ne veri te Mitrovices. Ndersa sa i perket ndalimit te policeve serb me pagese, Pajaziti deklaroi se eshte formuar grupi i punues i Ministrise se Puneve te Brendshme per hartimin e nje plani rreth kesaj ceshtjeje. Perpos kesaj, ai beri te ditur se shume shpejte do te behet funksionimi i plote i doganave dhe i pikave kufitare sidomos atyre ne piken kufitare me Serbine, ku dite me pare sic eshte thene per ceshtje teknike eshte nderprere vendosja e kamerave monitoruese. Ndryshe ne kete takim eshte thene se jane bere pergatitjet per prodhimin e leternjoftimeve te Kosoves, ku kah mesi i shtatorit pritet fillimi i pajisjes se qytetareve. Ndersa deri me tani jane prodhuar rreth 70 mije pasaporta te Kosoves.
Pergatitja
Nese testimet perfundimtare tregojne rezultate pozitive dhe nese cdo gje shkon sipas planit, prodhimi i leternjoftimeve pritet te filloje nga mesi i muajit shtator te ketij viti, ndersa kostoja financiare eshte 1.125.200 euro.
lajme.parajsa.com

































