Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Ministri serb i Mbrojtjes: Marrėveshja e Kumanovės duhet tė ndryshojė

BEOGRAD- Ministri serb i Mbrojtjes Dragan Sutanovac thotė se nisma por tė ndryshuar marrėveshjen e Kumanovės nuk do tė thotė kthim tė ushtrisė serbe nė Kosovė. »»


Paralajmėrohen ndryshime nė arsimin kosovar

27.08.2008 12:04 Rajoni - Burimi: BBC Rajoni

Nxėnės nė shkollė Ministria e Arsimit ka bėrė tė ditur se ky vit i ri shkollor do tė ketė ndryshime tė dukshme pozitive nė krahasim me vitet e kaluara, si nė infrastrukturė, reformim tė nivelit tė arsimtarėve dhe rritje tė pagave tė tyre.

Nė anėn tjetėr sindikalistė tė SBASHK-ut thonė se nėse kėrkesat e tyre pėr rritjen e pagave dhe pėrmirėsimin e kushteve tė arsimtareve nuk plotėsohen nga Ministria, atėherė SBASHK-u do tė krijojė strategjinė e tij tė veprimit.

Ndėrkohė, nė Universitetin e Prishtinės ėshtė rritur numri i pranimeve pėr studentėt e rinj dhe janė shtuar degė tė reja pėr regjistrimin e tyre.

Sistemi arsimor nė Kosovė vazhdimisht ka qenė nė fokusin e kritikave pėr shkak tė infrastrukturės sė papėrshtatshme nė tė cilėn mėsonjnė mijėra nxėnės tė Kosovės. Faji gjithmonė i ėshtė vėnė periudhės tranzitore tė pasluftės dhe fondeve tė pakta qė i janė akorduar arsimit nė Kosovė.

Njė numėr i konsiderueshėm objektesh tė arsimit tė ulėt dhe tė mesėm kanė pasur mungesė kabinetesh dhe ambientesh normale shkollore, shumė prej tyre janė ambientuar nė kontenierė dhe me qindra nxėnės nuk kanė pasur kushte normale pėr mėsim.

Premtimet e para tė qeverisė sė re tė Kosovės i janė dhėnė pikėrisht arsimit. Kryeministri Hashim Thaēi e ka cilėsuar arsimin si njė nga prioritetet e qeverisė sė tij.

Ndėrkohė, ministri Enver Hoxhaj ka vėnė gurthemelin pėr ndėrtimin e dhjetra shkollave tė reja nė tė gjithė Kosovėn.

Pėrveē pėrmirėsimit tė infrastrukturės, premtimet e Ministrisė sė Arsimit dhe qeverisė kanė qenė rritja e pagave tė arsimtarėve dhe administratės.

Njė komision nė Ministrinė e Arsimit, ku bėn pjesė edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencės dhe Kulturės, javė mė parė filloi procesin e licensimit tė rreth 25 mijė arsimtarėve tė nivelit fillor dhe tė mesėm i cili kėto ditė pritet tė pėrfundojė.

Ky proces do tė pasohet me rritjen e pagave tė mėsimdhėnėsve i cili do tė varet nga niveli i pėrgatitjes dhe kualifikimit tė tyre.

Kėshilltari politik nė Ministrinė e Arsimit, Nehat Mustafa, i ka thėnė BBC-sė se niveli i pėrgatitjes sė mėsimdhėnėsve do tė ndahet nė 8 kategori. Sipas tij, mėsimdhėnėsit do tė pajisen me leje pune dhe nė krahasim me vitet e kaluara, kontrata e punės nuk do tė pėrcaktohet mė nga drejtoritė e shkollave.

“Fillimisht do tė jenė licenca tė pėrkohshme, sepse mė vonė do tė ketė kushte se si duhet tė merret e tė mbrohet, pra gjithcka do tė varet nga performanca e mėsimdhėnėsve. Ėshtė hera e parė qė mėsimdhėnėsi do tė fillojė tė japė llogari edhe pėr punėn qė e bėn. Ministria do tė rrisė pagat, por nė tė njėjtėn kohė do tė kėrkojė pėrgjegjėsi mė tė madhe dhe llogari nga mėsimdhėnėsit. Dihet qė nė Kosovė nuk do tė ketė paga lineare, do tė caktohen kuotat pėr tė gjitha shkallėt e kualifikimit.

Nuk do tė jetė rritja e pagės vetėm nė mėnyrė simbolike, si ka qenė nė tė kaluarėn, nga shtatė ose tetė euro, sepse mendojmė qė ajo ėshtė denigruese pėr mėsimdhėnėsit, por do tė jetė njė ngritje nga e cila mėsimdhėnėsit, besojmė qė do tė jenė tė kėnaqur dhe qė dėshmon pėrkushtimin e ministrisė dhe tė qeverisė pėr zgjidhjen e problemit social tė mėsimdhėnėsve,”- tha zoti Mustafa.

Sipas tij, arsimi nė Kosovė nuk duhet tė shihet si zgjidhje e problemeve sociale. Arsimtarėt nė Kosovė do t’ju nėnshktrohen nė vazhdimėsi testeve tė ndryshme dhe ata tė cilėt nuk tregojnė aftėsi, sipas zotit Mustafa, mund tė humbin vendin e tyre tė punės.

Gjatė nėntė viteve tė pasluftės, ku pakėnaqėsitė e ndryshme ndaj institucioneve i referoheshin edhe sistemit arsimor, sindikalistėt e SBASHK-ut janė futur shpesh herė nė greva me kėrkesėn e vazhdueshme pėr rritje te pagave tė mėsimdhėnėsve dhe pėrmirėsimin e kushteve tė tyre tė punės.

Sipas kryetarit tė Sindikatave tė Bashkuara tė Arsimit, Ali Shabani, ishte koha e fundit kur Ministria e Arsimit duhet tė pėrfundonte procesin e licensimit tė mėsimdhėnėsve.

Premtimet e qeverisė dhe ministrisė pėr njė arsim mė tė sofistikuar, sipas zotit Shabani, janė tė mirėpritura, mirėpo mosrealizimi i tyre mund tė sjellė krijimin e njė strategjie veprimi nga ana e SBASHK-ut.

“Uroj qė qeveria t’i mbajė premtimet, qė ato tė bėhen realitet, nė tė kundėrtėn SBASHK-u ka strategjinė e veprimit dhe nėse kjo qeveri dėshmohet si qeveritė e mėparshme, atėherė SBASHK-u do tė veprojė, por akoma nuk ėshtė nė fazėn e veprimit, sepse jemi duke negociuar dhe kujtoj se ėshtė nė momentin e fundit pėr t’i realizuar ato. Kujtoj qė ministri i Arsimit dhe qeveria kanė vullnet pėr tė realizuar atė objektiv qė i kanė vėnė vetes nė fushatė, duke e konsideruar arsimin prioritet, dhe prioritetet duhet tė shihen realisht dhe konkretisht,”- tha kryetari i SBASHK-ut.

Cilėsia e mėsimit shpesh herė ėshtė vlerėsuar nė njė shkallė tė lartė, mirėpo testi pėrfundimtar i maturės ka rezultuar jo i kėnaqshėm ku vetėm 44.70 pėr qind e nxėnėsve kanė kaluar.

Shemsedin Gashi, zv.drejtori i gjimnazit "Sami Frashėri", njėrit prej gjimnazeve mė tė vlerėsuara nė Prishtinė, ka thėnė pėr BBC-nė se pėrvoja, gradimi dhe rritja e pagave tė arsimtarėve nėpėr shkollat fillore dhe tė mesme do tė rrisė nivelin e arsimit nė Kosovė.

“Sa i pėrket gradimit dhe licensimit nė gjimnazin tonė, personeli mėsimdhėnės ėshtė qind pėr qind i kualifikuar, janė tė gjithė me shkollė superiore, kemi pasur pengesa vetėm nė gjuhė tė huaja, nė gjuhėn angleze, por edhe ky kuadėr sivjet ėshtė plotėsuar me kualifikim superior, prandaj edhe nė kėtė drejtim besoj qė do tė shkojmė shumė pėrpara”, thotė Shemsedin Gashi.

Ministria e Arsimit ka bėrė tė ditur se nė tė gjithė Kosovėn, deri nė fund tė muajit shtator do tė ndėrtohen mbi 30 shkolla tė reja, nga 80 tė tilla tė cilat priten tė ndėrtohen brenda afatit tė vitit shkollor, me njė buxhet prej rreth 32 milionė eurosh.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare