Policia malazeze arrestoi pėrsėri grupin e tė akuzuarve shqiptarė nga Malesia
23.08.2008 00:01 Rajoni - Burimi: VOA Ballkani
Policia malazeze arrestoi pėrsėri grupin e te akuzuarve shqiptare nga Malesia, te cileve pas vendimit te Gjykates se Larte te Podgorices me 5 gusht iu hoqe masa e paraburgimit. Pese prej tyre u arrestuan mbreme ne mesnatė, kurse tė tjeret u arrestuan sot nė orėt e para tė mengjezit.
Ky vendim u morr pasi Gjykata e Apelit caktoi masėn e sigurisė pas ankesės sė prokurorit tė ēėshtjes, Stojanka Radoviē. Vendimi i Gjykates se Apelit arsyetohet me faktin se ekziston mundesia e arratisjes se te pandehurve nga vendi. Njė vendim tė tillė, sipas gjykatės, e mundėson vepra e rende penale pėr tė cilėn akuzohen tė pandehurit.
Mė 5 gusht Gjykata e Larte e Podgorices e shpalli fajtor grupin prej 18 shqiptareve nga Malėsia dhe i dėnoi me 51 vjet burgim por duke i liruar njekohesisht 17 prej tyre nga paraburgimi derisa akt-vendimi te hyjė nė fuqi. Grupi i shqiptareve nga Malesia u arrestua me 9 shtator te vitit 2006, nje dite para zgjedhjeve parlamentare dhe lokale ne Mal te Zi.
Ata u akuzuan per pergatitjen e kryengritjes se armatosur ne Malesi dhe Mal te Zi me ndihmen e disa strukturave te UCK-se. Ne mesin e te arrestuareve gjenden edhe tre shtetas amerikan me prejardhje shqiptare. //kh//
lajme.parajsa.com

































