Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Ministri serb i Mbrojtjes: Marrėveshja e Kumanovės duhet tė ndryshojė

BEOGRAD- Ministri serb i Mbrojtjes Dragan Sutanovac thotė se nisma por tė ndryshuar marrėveshjen e Kumanovės nuk do tė thotė kthim tė ushtrisė serbe nė Kosovė. »»


Priten qe 100 pjesetare te arrijne cdo jave ne Kosove

20.08.2008 00:05 Rajoni - Burimi: Koha Jone Rajoni


E Merkure, 20 Gusht 2008

Yves De Kermabon: EULEX i gatshem per t'u perballur me sfidat

Shefi i misionit te EULEX-it, Yves De Kermabon ka deklaruar se marreveshja e OKB-se dhe BE-se per dorezimin e resurseve te UNMIK-ut tek EULEX-i ne Kosove paraqet nje hap te rendesishem i cili do te mundesoje misionin e BE-se te filloj dhe te intensifikoje vendosjen ne Kosove brenda javeve te ardhshme ne bashkepunim te ngushte me Kombet e Bashkuara. "EULEX eshte i gatshem te perballet me sfida dhe mbetet i perkushtuar ndaj mbeshtetjes se sundimit te ligjit ne Kosove", ka thene Kermabon. Organizata e Kombeve te Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kane arritur marreveshje per dorezimin e resurseve ne mes te UNMIK-ut dhe EULEX-it, eshte vertetuar ne deklarate te leshuar nga ky mision dhe eshte shtuar se OKB /UNMIK dhe BE/EULEX kane perparuar dukshem gjate diteve te fundit. Marreveshjen teknike e kane nenshkruar te henen shefi i UNMIK-ut Lamberto Zannier dhe shefi i misionit EULEX De Kermabon si dhe shefi i ekipit pergatitor te BE-se (EUPT) Roy Reeve. Aktualisht, EULEX ka rreth 300 njerez te angazhuar ne Kosove. Me planin e presidentit Martti Ahtisaari eshte e parashikuar qe ne fund te vendosjes se ketij misioni ne Kosove, EULEX te kete nje staf prej rreth 3000 njerezve, prej te cileve 2000 do te jene oficere nderkombetare ndersa 1000 staf lokal. Nga 100 pjesetare te EULEX-it do te zbarkojne cdo jave ne Kosove, duke filluar per nje periudhe kohore te shkurter. Nje pershpejtim i zbritjes ne vend te zyrtareve qe kane per mision mbeshtetjen e Kosoves ne drejtesi, polici e dogana, vjen si pasoje e reduktimit te UNMIK-ut, qe eshte paralajmeruar te filloje qe nga e hena e ardhshme.

Mospranimi

Kryeministri serb, Mirko Cvetkovic ka perseritur qendrimin e pales serbe se Qeveria e Serbise nuk e njeh Misionin EULEX. Sipas tij, ajo cfare ata po nenshkruan tani, nuk e konsideron si dicka per te cilen po insiston Serbia.






Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare