Radovan Karaxhiē del pėrsėri para Gjykatės nė Hagė
29.08.2008 12:02 Rajoni - Burimi: VOA Ballkani
Ish udhėheqėsi politik serb i Bosnjės Radovan Karaxhiē do tė dalė sot pėrsėri para Gjykatės sė Kombeve tė Bashkuara pėr Krime Lufte nė Hagė. Kjo do tė jetė seanca e tij e dytė qė nga arrestimi muajin e kaluar. Korrespondenti i Zėrit tė Amerikės Andre de Nesnera i hedh njė vėshtrim punės sė gjykatės dhe ēfarė mund tė pritet nga gjyqi i Karaxhiēit.![[insert caption here] [insert caption here]](/images/Radovan-Karadzic_1.jpg)
Gjykata Ndėrkombėtare Penale pėr ish-Jugosllavinė u krijua nga Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara nė vitin 1993 pėr tė sjellė para drejtėsisė personat e akuzuar pėr krimet e kryera gjatė konfliktit nė Bosnjė gjatė fillimit tė viteve '90. Kjo ishte gjykata e parė pėr krime lufte qė kur udhėheqėsit nazistė u ndoqėn penalisht nė gjykimet e Nyrembergut.
Profesori i sė drejtės nė Universitetin e Harvardit Aleks Uaiting, ish prokuror nė Gjykatėn e Hagės, thotė se gjatė mesit tė viteve '90 u krijuan disa kushte tė cilat e bėnė tė mundur themelimin e gjykatės.
"Sė pari, krimet e luftės nė ish-Jugosllavi u zhvilluan nė oborrin e Evropės dhe kjo pati ndikim si tek vendet evropiane ashtu edhe tek Shtetet e Bashkuara. E dyta ishte se fotografitė nga lufta tė kujtonin fotografitė e kampeve tė internimit gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Prandaj, gjatė verės sė vitit 1992 dolėn shumė fotografi tė tilla qė u kujtuan njerėzve krimet e Luftės sė Dytė Botėrore dhe gjyqet e Nyrembergut".
Pol Uilliams, ish kėshilltar ligjor i qeverisė boshnjake, thotė se gjykata ėshtė krijuar nė mėnyrė tė atillė qė tė pėrfaqėsojė me besnikėri komunitetin ndėrkombėtar.
"Aty ka pasur gjykatės nga Uganda, Kenia, Britania, Hollanda dhe shumė vende tė tjera. Prokurorėt janė nga e gjithė bota. Ka pasur nga Afrika e Jugut, Kanadaja, Zvicra etj. Pra gjykata ka pėrfaqėsuar me tė vėrtetė thuajse tė gjithė vendet anėtare tė OKB-sė".
Njė komision prej tre gjykatėsish shqyrton secilin rast dhe vendimi arrihet me shumicė votash. Nėse vendimi apelohet, ēėshtja shqyrtohet nga njė komision tjetėr prej tre gjykatėsish. Dhe meqenėse kjo ėshtė gjykatė e OKB-sė, aty nuk ekziston dėnimi me vdekje. Dėnimi maksimal ėshtė burgimi i pėrjetshėm.
Qė nga krijimi, gjykata ka ngritur akuza kundėr 160 personave. Ka dėnuar mė shumė se 50 veta dhe ka liruar nga akuzat 10 tė tjerė. Mė shumė se 30 vetė vazhdojnė tė mbahen nė burgun e Hagės.
Ēėshtja mė e rėndėsishme deri tani ishte ajo e ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviē, i cili akuzohej pėr gjenocid. Millosheviēi vdiq nė burg nė vitin 2006, vetėm pak muaj para se tė jepej vendimi.
Ekspertėt si Aleks Uaiting thonė se vdekja e Millosheviēit ishte shumė e papritur pėr gjykatėn.
"Nuk ka dyshim se vdekja e Millosheviēit para se tė jepej vendimi ishte goditje e rėndė meqenėse ky ishte rasti mė i rėndėsishėm i gjykatės. Ai ishte personi mė i rėndėsishėm kundėr tė cilit ishin ngritur akuzat dhe ishte fytyra e luftės. Pėr gjykatėn, do tė kishte qenė arritje e madhe nėse do ta kishte pėrfunduar ēėshtjen".
Tani gjykata po pėrgatitet tė gjykojė Radovan Karaxhiēin, ish udhėheqėsin politik serb tė Bosnjės.
Pas arrestimit tė tij muajin e kaluar nė Beograd dhe ekstradimin e tij nė Hagė, kryeprokurori i gjykatės Serzh Bramerc u tha gazetarėve se Karaxhiēi akuzohet pėr krime kundėr njerėzimit dhe gjenocid.
"Ai akuzohet pėr spastrim etnik tė popullatės jo-serbe nė Bosnjė Hercegovinė. Akuzohet pėr fushata bombardimesh dhe me snaiperė pėr tė terrorizuar popullsinė civile nė Sarajevė. Akuzohet pėr gjenocid nė Srebrenicė ku u vranė rreth 8000 burra dhe djem".
Pol Uilliams i Universitetit Amerikan thotė se tė provosh kryerjen e krimeve kundėr njerėzimit nuk ėshtė e vėshtirė.
"Ka njė numėr krimesh si tortura, vrasje, pėrdhunime, shkatėrrim pronash, tė cilat nėse janė tė pėrhapura, kryhen nė mėnyrė sistematike pėrbėjnė krime kundėr njerėzimit. Aty nuk ka nevojė tė provosh se janė bėrė me dashje. Thjesht duhet tė provosh qė aktet kanė ndodhur, kanė qenė sistematike dhe tė pėrhapura dhe se kėta individė janė pėrgjegjės pėr to".
Radovan Karaxhiēi ka vendosur tė mos marrė avokat dhe tė pėrfaqėsojė veten. Ekspertėt si Marko Hoare nga Instituti i Bosnjės nė Londėr thotė se kjo ishte taktikė e pėrdorur nga Millosheviēi.
"Strategjia qė kanė pėrdorur disa nga serbėt e akuzuar pėr krime lufte ka qenė tė mos e marrin seriozisht gjyqin nė sensin ligjor, por ta kthejnė atė nė njė lloj cirku propagandistik, ta pėrdorin sallėn e gjyqit pėr tė bėrė propagandė".
Shumė ekspertė thonė se gjykimi i Radovan Karaxhiēit do tė jetė shumė i rėndėsishėm pėr kredibilitetin e gjykatės. Ata thonė se procedurat duhet tė jenė tė drejta dhe objektive dhe gjykata nuk duhet ta lejojė Karaxhiēin tė tallet me gjyqin, gjė qė Millosheviēi arriti ta bėnte me shumė efikasitet. //iē//
lajme.parajsa.com

































