Rexhepi: Serbet politizuan Suhodollin
20.07.2008 12:04 Rajoni - Burimi: Koha Jone Rajoni

E Diele, 20 Korrik 2008
MITROVICE - "Pala shqiptare nuk ka hyre ne kete projekt me politike, por ndoshta Zannier nuk ka pasur guxim ta thote qe pala serbe e ka politizuar ate pa nevoje", thote kryetari i Komunes se Mitrovices, Bajram Rexhepi, ne interviste per Radion Evropa e Lire.
Si e vleresoni takimin e lidereve kosovare me sekretaren Rice dhe cfare rendesie do te kete per Kosoven edhe takimi i se henes me presidentin Bush?
Po, ky eshte nje takim i nje rendesie historike, per arsye se pritet ne nivelet me te larta, kur dihet qe SHBA-te kane qene perkrahesit kryesore ne te gjitha keto procese, por edhe ne njohjen e shtetit te pavarur e sovran. Nese ju kujtohet qe edhe pas proklamimit te pavaresise, deklarimi i pare i SHBA-ve e ka shtuar edhe fjalen 'sovran' dhe ata jane konsistente qe shteti i Kosoves te behet nje shtet i mirefillte, funksional, demokratik, i zhvilluar dhe ate e kane perseritur edhe njehere ne takimin e kaluar. Dhe, sigurisht, ne fuqine e tyre politike dhe ekonomike do te ndikojne qe edhe shtetet e tjera, nje numer i madh i tyre te na pranojne. Prandaj, eshte fatbardhesi qe kemi perkrahjen e nje aleati kaq te forte sic jane SHBA-te.
Kalojme te zhvillimet ne vend, perkatesisht ne Mitrovice. Duket se problemi i Suhodollit nuk ka gjetur nje zgjidhje te plote. Cfare eshte situata ketu?
Realisht, pas takimit te djeshem, ku ishte nje grup punues nga perfaqesuesit e fshatrave Vinarc, Gushavc, te drejtorive per sherbime publike dhe urbanizem, eksperteve te UNMIK-ut dhe KFOR-it, eshte arritur ujdia qe nen menaxhimin apo kontrollin e UNMIK-ut, ky projekt te vazhdoje. Tash jane duke u caktuar modalitetet. Ne kemi qene gjeneroze dhe kemi lejuar qe ne gypin e ri qe vendoset, te kycet edhe komuniteti serb. Pra, ne nuk bejme ndasi etnike dhe jane te gjithe qytetare te Kosoves dhe kjo mund te kete pengesa te vogla teknike, por kjo do te realizohet dhe nuk ka alternative realizimi i saj. Fillimisht, pengesat kane qene nga kryeadministratori Zannier, i cili ka qene i perkushtuar qe te behet, por ka qene ne nivel regjional nga Gallucci dhe Kozaku, qe kane propozuar disa ide djallezore, "duhet te behet ritenderim nga ana e UNMIK-ut". Pra, kjo eshte humbje ose blerje kohe, qe ne e kemi refuzuar kategorikisht dhe pas shpjegimeve qe kane bere ekspertet, nuk kane pasur kurrfare aduti me tutje. Te dhenat i kam se UNMIK-u do te kerkoje nga KFOR-i qe ta beje hapjen e atyre kanaleve. Keshtu shkojne procedurat, ndersa KFOR-i ka mekanizma dhe mund ta beje per nje kohe te shkurter, per disa dite.
UNMIK-u e mori persiper menaxhimin e punimeve per ujesjellesin ne fshatin Suhodoll. Ju keni shprehur pakenaqesine me dinamiken e punes. Do te lejoni qe UNMIK-u t'i perfundoje punet ne kete ujesjelles?
Per mua eshte me rendesi qe te perfundoje ujesjellesi dhe te mos kete tensionime politike. Mirepo, ne kemi qene shume te vendosur dhe nuk kam thene rastesisht se ne kete projekt vital per qytetaret e ketyre tre fshatrave, per me teper se 2500 banore, do ta bejme me UNMIK-un ose pa UNMIK-un. Me mire eshte me UNMIK-un qe te mos kete tensionime, por nese ata behen pengese, ne do ta bejme ate edhe pa UNMIK-un.
E shihini kete si sfide ndaj strukturave kosovare te qeverisjes?
Ne ballafaqohemi me sfida per me teper se nente vjet. Kjo eshte vetem nje ne vazhden e sfidave qe dalin, aq me pare kur nuk dihet mandati i qarte i UNMIK-ut, pa u bere rikonfigurimi i UNMIK-ut. Sa per informimin tuaj, ajo pjese te Vinarci, Gushavci, edhe me pakon e Ahtisarit eshte territor i komunes qe menaxhohet nga ne, pra, kushtimisht them, e pjeses jugore. Pra, ata nuk kane kurrfare ingirence dhe nuk ka qene qellimi i banoreve serbe te fshatit Suhodoll ta bejne kete, por ata jane detyruar nga strukturat e reja komunale jo legjitime qe te bejne nje gje te tille. Me ne fund, ata duhet te vetedijesohen se pa nje mirekuptim, pa nje bashkepunim me bashkefshataret, me fqinjet e tyre, ata nuk mund te mbijetojne, per arsye se cdo gje i lidh ata, cdo dite levizin lirshem neper seksionin shqiptar te Suhodollit, naten, diten, pa pengesa, kalojne gypat e ujesjellesit, te rrymes, te telefonit. Veprimet e paarsyeshme mund te gjenerojne veprime te paarsyeshme, andaj duhet te jene te vetedijshem. Une jam i bindur se tensionet do te bien dhe ata do te shohin perfitim nga ky projekt i ujesjellesit.
Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, ka vleresuar se rasti i Suhodollit eshte politizuar pa nevoje. Ju, cfare mendoni per kete?
Po, une pajtohem shume qe eshte politizuar, por ketu i mungon vetem nje sqarim, eshte politizuar nga pala serbe, jo nga pala shqiptare. Eshte dashur te dihet adresa e sakte se kush e ka politizuar. Ky projekt ka filluar qe nje vit e gjysme si ide, eshte aprovuar edhe nga Galluci ne ate kohe, eshte bere projekti, tenderimi, te gjitha procedurat, jane siguruar mjetet dhe ne momentin kur ka filluar realizimi, e ka politizuar pala serbe. Pra, pala shqiptare nuk ka hyre ne kete projekt me politike dhe vetem kjo i mungon asaj qe eshte dashur, por nuk ka pasur guxim ndoshta ta thote, qe pala serbe e ka politizuar pa nevoje.
Nga ana tjeter, autoritetet e sigurise kane terhequr verejtjen se perseritja e incidenteve ne veri si ai i Suhodollit, mund te pershkallezoje situaten e sigurise. Sa eshte i madh ky rrezik?
Ky rrezik gjithmone ekziston. Nganjehere shkendijat e vogla shkaktojne zjarr. Por, edhe strukturat e sigurise duhet te dine se kontributin me te madh per mbajtjen e sigurise edhe ne kohen para proklamimit te pavaresise, edhe ne kohen pas asaj, eshte i KFOR-it, i imi personalisht dhe i strukturave komunale. Nuk eshte as i UNMIK-ut, as i policise se UNMIK-ut, as i Sherbimit Policor te Kosoves qe eshte fragjil ne pjese veriore. Kryesisht keto dy segmente e kane mbajtur sigurine, KFOR-i qe ka qene ne nivel dhe strukturat tona komunale, qe kemi qene politikisht te pjekur, i kemi bere organizimet e duhura dhe qe gjashte muaj kemi punuar paraprakisht, qe te elaborojme cdo skenar te mundshem se cka pritet dhe si do te veprohet. Motoja jone ka qene qe te punohet ne menyre preventive ose te veprohet menjehere, e jo te merremi me konsekuenca, sepse te gjithe kemi nxjerre mesime nga ngjarjet tragjike te marsit 2004.
Strukturat paralele ne veri te Mitrovices, sic eshte edhe formimi i parlamentit serb, sa e pengojne integrimin e serbeve ne shoqeri?
Kur kam propozuar jave me pare, para se te formohet, se nje akt i tille duhet te injorohet dhe nuk duhet t'i jepet peshe nga mediet, ka pasur analiste qe me kane kritikuar dhe kane thene qe nuk ben te injorohen gjerat e tilla dhe se duhet te merremi me to. Mandej, pas themelimit, ka pasuar deklarimi i Casey, zedhenesit te Departamentit, qe i ka perseritur fjalet e mia - 'Ky parlament nuk paraqet asgje dhe duhet te injorohet'. Pra, jane vertetuar fjalet e mia. Ai shkakton percarje me shume ndermjet serbeve, perndryshe per ne eshte inekzistent, per ne nuk ka vlere. Mirepo, e ka bere percarjen mes partive radikale, se ai kryesisht eshte parlament i radikaleve te Sheshelit dhe DSS-se se Koshtunces. Por, shume te tjere nuk e respektojne ose e injorojne, sic eshte Oliver Ivanoviq, Bogdanoviq, Rada Trajkoviq e shume te tjere. Pengesa e drejtperdrejte operative qe e pengon, eshte prezenca e strukturave paralele te sigurise, MUP-i i Serbise dhe 'rojet e urave'. Keto, por edhe Keshilli Nacional Serb, edhe ky parlament, jane dore e zgjatur e politikes se Serbise, ne radhe te pare e Koshtunices dhe e radikaleve dhe keta jane vetem zbatues te asaj politike.
Cfare u be me nismen per krijimin e komunes se Mitrovices veriore dhe bordit te perbashket?
Edhe ne kete projekt kemi hyre shume seriozisht. Ju e dini se eshte aprovuar edhe nga Ekipi i Unitetit, edhe nga Parlamenti dhe nuk kthehemi prapa tash qe te refuzojme dicka qe kemi pranuar. Pra, ne jemi te perkushtuar qe ky plan te realizohet, nje qytet me dy komuna dhe bordin e perbashket. Mirepo, ka pasur konfuzion ne mes te UNMIK-ut, ICO-s dhe EULEX-it. ICO-ja dhe EULEX-i kane dashur qe kjo te kryhet sa me shpejt gjate mandatit te UNMIK-ut. UNMIK-u nuk ka qene shume i vullnetshem dhe meqenese eshte votuar nje rezolute e re qe do ta abrogonte Rezoluten 1244, faktikisht per ta plani i Ahtisarit eshte inekzistent dhe ata kane dashur qe vetem ta bejne legalizimin e komunes veriore, por pa preambulen si qytet me dy komuna dhe pa bordin e perbashket. Une kam qene kategorik se nje gje e tille nuk pranohet dhe nuk ka shmangie nga plani i Ahtisarit. Dhe ne fund, pas bindjeve, argumenteve qe i kemi pasur, kane hequr dore, edhe ICO, dhe kane pritur qe ne kuader te planit te decentralizimit, pasi qe te kryhen te gjitha ligjet, te behen pergatitjet e duhura, te gjitha komunat e reja me shumice serbe do te legalizohen pernjehere, e jo Mitrovica te jete prape si nje pilot-projekt, te behet koncesion per dicka qe nuk ke kurrfare perfitimi. Me ate nuk i inkurajon serbet qe te integrohen.
Pra, problemi kryesor qendron tek institucionet nderkombetare qe veprojne ne Kosove apo edhe te mosbashkepunimi i serbeve?
Mosbashkepunimi i serbeve eshte edhe si pasoje e politikes se Serbise ne rend te pare, qe edhe me tutje, edhe pse kjo eshte nje rruge njekahshe, pa kthim, jane te vetedijshem per ate, por mundohen te bejne pengesa ne funksionalizimin e institucioneve qendrore te Kosoves ne tere territorin e saj, por edhe e neglizhences ose butesise se tepruar te institucioneve nderkombetare.
lajme.parajsa.com































