Rrezohet aeroplani ne Oher - vdesin kater persona
05.09.2008 00:01 Rajoni - Burimi: 24 Ore Rajoni

| Katėr persona kanė humbur jetėn nga rrėzimi i njė avioni tė vogėl nė fshatin Leskoec, qė ndodhet 13 kilometra larg Ohrit. Avioni i tipit “Cesna” me shenjė fluturimi Z3-DCV ėshtė rrėzuar rreth orės 12.40 minuta nė njė arė nė lokacionin e pushimores Skrebatno, ku ishin tė tubuar mijėra veta pėr tė shėnuar festėn krishtere tė Shėn Marisė. |
| Nga rrėzimi i avionit e kanė humbur jetėn piloti Sllavēo Georgiev dhe tre bashkudhėtarėt tė cilėt fluturonin me te.Ende nuk dihen zyrtarisht motivet e incidentit, por dėshmitarėt kanė thėnė se aeroplani ka fluturuar shumė ulėt, dhe ėshtė ndjerė puna jo e rregullt e motorėve. Ai ėshtė rrėzuar nė pėrpjekje pėr t'ju shmangur tragjedisė mė tė madhe, pasi poshtė tij, ka patur njė turmė njerėzish prej rreth 1000 vetė, tė cilėt merrnin pjesė nė festėn e Shėn Marisė.Aeroplani gjatė rrėzimit ka goditur njė makinė, nė tė cilėn ndodhej njė person, i cili ka shpėtuar i gjallė. Mė herėt aeroplani nė gjendje tė rregullt ishte nisur nga Shkupi. |
lajme.parajsa.com

































