Sejdiu dekreton tė ngarkuarit me punė tė Kosovės
03.09.2008 12:03 Rajoni - Burimi: Shekulli Rajoni
Nė pajtim me nenin 84 pika 10 dhe 25 tė Kushtetutės sė Kosovės, presidenti Fatmir Sejdiu e miratoi dje listėn e tė ngarkuarve mė punė nė ambasadat e para tė Republikės sė Kosovės. Lista me emrat e tė ngarkuarve mė punė i ishte dorėzuar presidentit Sejdiu me 28 gusht nga ana e Qeverisė sė vendit.
Presidenti Fatmir Sejdiu e ka dekretuar listėn e tė ngarkuarve mė punė nė ambasadat e para tė Republikės sė Kosovės duke i hapur rrugėn funksionalizimit tė plotė tė diplomacisė sė shtetit tonė. Tė ngarkuar me punė ne ambasadat e para tė Kosovės janė : nė Uashinton- Avni Spahiu, nė Bruksel- Ilir Dugolli, Paris- Muhamedin Kullashi, Berlin- Vilson Mirdita, Vjenė – Sabri Kiqmari , Londėr- Muhamet Hamiti, Bernė-Naim Malaj, Romė-Albert Prenkaj dhe nė Ankara- Bekim Sejdiu. Presidenti Sejdiu vlerėsoi se institucionet kosovare e kanė bėrė njė zgjedhje shumė tė mirė tė tė ngarkuarve me punė.
Ėshtė me rėndėsi qė e kemi kryer kėtė punė. Ėshtė njė vendim pas konsultave tė gjata. Mendoj se kemi bėrė njė zgjedhje jashtėzakonisht tė mirė tė tė ngarkuarve me punė dhe besoj se Ministria e jashtme do t'i marrė tė gjitha veprimet e nevojshme pėr t’i kryer aspektet logjistike pėr tė pasur njė fillim tė mirė , tha presidenti me kėtė rast.
Numri njė i shtetit tha se Kosova sė shpejti do ta zgjerojė rrjetin e saj diplomatik.
Ndėrkaq, i ngarkuari me punė nė ambasadėn e Republikės sė Kosovės nė Uashington, Avni Spahiu tha se si prioritet i tij do tė jetė forcimi dhe mbajtja e lidhjeve me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.
Prioritet tjetėr, sipas Spahiut ,do tė jetė edhe ndihmesa pėr komunitetin shqiptarė qė jeton nė Amerikė si dhe lobimi pėr njohjen e pavarėsisė edhe nga ato shtete qė deri mė tani nuk e kanė bėrė njė gjė tė tillė .
Qeveria ka ndarė njė buxhet prej 25 milion euro pėr blerjen e objekteve tė ambasadave tė Kosovės nė vende tė ndryshme tė botės, ndėrkaq tė ngarkuarit me punė pritet qė tė vendosen nė ambasadat e Kosovės nė muajin tetor.
lajme.parajsa.com

































