Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


I mituri shqiptar pėrdhunohet nga 9 pakistanezė

NgaAleksanėr Marku Njė i mitur shqiptar nė Greqi ėshtė pėrdhunuar nga 9 shtetas pakistanezė. Ngjarja e rėndė ka ndodhur mbrėmė nė lagjen Agaleo tė kryeqytetit grek. »»


Sejdiu nė Uashington falėnderon SHBA-nė pėr mbėshtetjen ndaj Kosovės

20.07.2008 00:02 Rajoni - Burimi: VOA Ballkani

Presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaēi vazhdojnė vizitėn zyrtare nė Uashington, gjatė sė cilės do tė takohen tė hėnėn me Presidentin Bush nė Shtėpinė e Bardhė. Udhėheqėsit e Kosovės u takuan tė premten me Sekretaren e Shtetit Kondoliza Rajs. Sekretarja e Shtetit ritheksoi angazhimin amerikan pėr tė ndihmuar shtetin e ri tė Kosovės tė ngrejė institucionet demokratike. Kjo ėshtė vizita e parė zyrtare nė Washington e Presidentit Sejdiu dhe Kryeminsitrit Thaēi qė pas shpalljes sė pavarėsisė.

 
Zėri i Amerikės: Zoti president, cilat janė pėrshtypjet e deritanishme nga takimet me zyrtarėt amerikanė?

Fatmir Sejdiu: Mund tė them qė ėshtė njė vizitė jashtėzakonisht e rėndėsishme, mund t’a quaja historike, sepse Shtetete e Bashkuara tė Amerikės tash e dy dekada janė nė mbėshtetje tė thellė tė popullit tė Kosovės, gjithė qytetarėve tė Kosovės dhe prespektivės sė tyre. Duke pasur parasysh dhe investimet e jashtėzakonshme qė janė bėrė nė periudha tė ndryshme kohore, deri dhe me ndėrhyrjen e mėvonshme ushtarake, si dhe kėtė periudhė tė rėndėsishme pėr paqen dhe stabilitetin e pėrgjithshėm, dhe pėr rigjenerimin ekonomik tė Kosovės. Me kėtė rast dua tė them se dy takimet e ditės sė premte, ishin tė kėsaj natyre, ne morėm dhe njė herė njė konfirmim shumė tė fuqishėm nga zonja Rice, Sekretarja Amerikane e shtetit, nė mbėshtetje tė zhvillimeve tė pėrgjithshme tė Kosovės, nė mbėshtetje tė ndėrtimit efikas tė institucioneve demokratike tė Kosovės, dhe nė mbėshtetje tė prespektivės sė qytetarėve. Nga ana jonė ne shprehėm gatishmėrinė tonė tė veēantė, pėr tė mbushur zotimet qė kemi dhėnė, edhe gjatė procesit tė bisedimeve tė gjata dhe tė vėshtira qė kemi patur gjatė periudhės sė presidentit Ahtisari, por edhe me treshen ndėrkombėtare, dhe themi se ai projekt ka qenė i mbėshtetur ndėrkombėtarisht edhe nga SHBA edhe nga shumica e vendeve tė BE, por nga vende tė tjera fatėkeqėsisht nuk kishte njė votė mbėshtetėse nė Kėshillin e Sigurimit. Megjithatė, Kosova eci nė rrugėn e vet, dhe pėrmbyllja e 17 shkurtit me artikulimin nė kuvendin e Kosovės, dhe votėn e deputetėve, ne kemi hyrė nė njė rrafsh tė ri tė zhvillimeve, qė do njė intesifikim tė tė gjithė aksioneve tona, por natyrisht qė do dhe njė bashkėpunim tė thellė ndėrkombėtar, nė kėtė rast me SHBA-nė qė gjithmonė ka qenė pranė e do tė jenė pranė dhe nė procese tė tjera.  

Zėri i Amerikės: Zoti President, ju po merrni mbėshtetjen e fortė tė zyrtarėve amerikanė pėr shtetin tuaj tė ri, cilat janė pėrgjegjėsitė qė dalin pėrpara klasės politike nė Kosovė, pėrpara udhėheqjes sė saj?

Fatmir Sejdiu: Unė them se ne, krejt kėtė pjesė tė rrugės sonė, e konsiderojmė si pjesė tė sfidave tė vazhdueshme, Dhe nuk mund tė them qė kemi hyrė nė njė horizont ku gjithēka do tė jetė nė rregull nė kuptimin e kryerjes sė borxheve ndaj qytetarėve tė Kosovės, pėr njė jetė mė tė mirė tė tyre, pėr njė zhvillim mė tė shpejtė dhe nė aspektet e tjera, por ėshtė shumė me rėndėsi tė jemi shumė tė pėrgjegjshėm nė realizimin e projektit politik, qė Kosova tė jetė atdhe i dashur i tė gjithė qytetarėve tė saj, qė Kosova tė ketė njė zhvillim tė shpejtuar, qė Kosova tė nxisė hapat e vetvetes pėr tė qenė e integruar nė BE dhe nė NATO. Nė kėtė kuadėr ėshtė me shumė rėndėsi tė themi qė ishte njė impuls i jashtėzakonshėm dhe Konferenca e Donatorėve ku i ėshtė dhėnė njė ndihmė e jashtėzakonshme Kosovės, nė datėn 11 tė kėtij muaji, dhe mund tė them se paralelisht ėshtė dhe pėrkushtimi ynė , qė kėto mjete tė shfrytėzohen nė mėnyrėn mė tė pėrgjegjshme tė mundshme; ndaj dhe sekretares sė Shtetit zonjės Rice, dhe Sekretarit tė Mbrojtjes, zotit Gejts, ua dhamė kėtė pėrkushtim, sikurse do t’ia prezantojmė dhe Presidentit Bush kėtė qasje qė kemi pėr tė qenė tė pėrgjegjshėm, qė ēdo cent, flas dhe nė kuptimin e shfrytėzimit tė mjeteve si ndihmė, por dhe tė pjesės sė fondeve tona nga buxheti i Kosovės, dhe tė ecjeve tė tjera, t’i bėjmė nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme.  

Zėri i Amerikės: Zoti President, Kosova ėshtė njohur deri tani nga mė shumė se 40 shtete. Si po ecėn procesi i njohjes sė Kosovės, nga cilėt shtete prisni tė njiheni mė tej?  

Fatmir Sejdiu: Ne kemi tash 43 shtete qė kanė bėrė konfirmimin e tyre pėr njohjen e Republikės sė Kosovės, si shtet sovran dhe i pavarur dhe natyrisht njė dyzinė e tyre ėshtė pėrcaktuar nė po tė njėjtėn kohė pėr vendosjen e marrdhėnieve diplomatike, nė nivele ambasadash apo nė nivele mė tė larta tė mundshme, ne presim qė nė kėtė periudhė tė kemi dhe njohje tė tjera, duke u angazhuar jashtėzakonisht, si institucionet e Kosovės, por paralelisht dhe miqtė e Kosovės; duke pasur parasysh njė rol tė veēantė e tė pashkėputshėm tė SHBA-sė nė kėtė drejtim, tė Britanisė sė Madhe, tė Francės, tė Gjermanisė apo dhe tė vendeve tė tjera tė BE-sė, sepse mund tė them qė ėshtė njė projekt i pėrbashkėt, kjo pėrmbyllje e sukseshme qė ėshtė bėrė e koordinuar me institucionet ndėrkombėtare dhe me vendet me influencė, do dhe punėn e vet pėr t’u pėrmbyllur me njė cikėl tė ri tė njohjes nga shtete tė tjera, pėr tė krijuar mundėsinė qė Kosova tė antarėsohet nga mekanizma ndėrkombėtarė, duke nisur nga ata monetarė, e deri tek niveli i OKB-sė. Them se ka sinjale tė mira…!  

Zėri i Amerikės:Kosova ndodhet pėrpara njė sėrė sfidash pėr konsolidimin e saj si shtet i ri. Kritika janė bėrė pėr korrupsionin, pėr drejtėsinė tė cilat nuk janė nė nivelin e duhur. Ēfarė masash duhet tė marrė udhėheqja dhe shoqėria kosovare, qė kėto fenomene mos tė thellohen mė tej e mos tė bėhen pengesė pėr zhvillimin e vendit nė tė ardhmen…  

Fatmir Sejdiu: Ėshtė e vėrtetė qė ēdo vend apo shtet nė linjėn e tij, ka probleme apo sfida qė janė barrė pėr qytetarėt, por nė rradhė tė parė pėr institucionet e tij; mund tė them qė pėrballė fenomeneve tė natyrės sė tillė dhe shteti i Kosovės, nuk mund tė jetė imun. Mendoj se pikėrisht nė dy nga sferat mė tė rėndėsishme do tė ketė investime tė posaēme, ajo qė lidhet me sigurinė dhe me sundimin e ligjit, por paralelisht mendoj se ėshtė pėrgjegjėsi e tė gjithė institucioneve, sepse nuk mund tė ndaj pėr shembull ēėshtjen e fenomenit tė korrupsionit apo tė abuzimeve, vetėm nė moszbatimin e vendimeve gjyqėsore, dhe parandalimin e krimit tė organizuar apo formave tė tjera. Nė kėtė kuadėr mendoj se ndihmesė do tė na japė dhe prania e re ndėrkombėtare nė Kosovė, EULEX-i, por dhe nė vazhdimin e mėtejshėm me SHBA-nė si njė partner i rėndėsishėm nė kėtė proces.  

Zėri i Amerikės: Ditėn e hėnė ju keni takim me Presidentin Bush, ēfarė prisni nga njė takim i tillė?  

Fatmir Sejdiu: Them se ėshtė kulmimi i qėndrimit tė SHBA-sė ndaj Kosovės dhe ndaj qytetarėve tė saj, dhe mund tė them se nė tė njėjtėn kohė ėshtė njė rezultat i jashtėzakonshėm dhe njohje e punės qė ne kemi bėrė, nė partneritet tė vazhdueshėm dhe tė thellė nė kėtė ecje tė rėndėsishme dhe jo tė lehtė qė ka pasur Kosova. Ne presim qė Presidenti Bush tė mbėshtesė kėtė qasje qė ne kemi pasur, sepse sinjalet janė rezultat i bashkėpunimit tė thellė tė deritanishėm, e nga ana tjetėr tė kemi zotimin pėr mbėshtetjen e mėtejshme tė zhvillimit tė Kosovės, flas nė horizonte tė reja, qė kanė tė bėjnė posaēėrisht me rigjenerimin e Kosovės, por dhe me aspektet e tjera qė lidhen me demokracinė nė Kosovė, sigurinė dhe me integritetin e plotė territorial tė Kosovės. Them se kėto janė pjesė e sfidave tona por dhe pėrkushtim esencial dhe i parezervė i SHBA-sė.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare