Serbi, Patriarku Pavle nuk mund te ushtroje me detyren, arsyeja, shendeti
18.05.2008 00:02 Rajoni - Burimi: Balkanweb Rajoni
BEOGRAD- Sinodi i Shenjte i Kishes ortodokse serbe vendosi sot te permbushe te gjitha pergjegjesite e patriarkut serb, Imzot Pavle, 93 vjeē, i semure rende qe prej gjashte muajsh.
"Sinodi i Shenjte ka marre te gjitha kompetencat, te gjitha pergjegjesite dhe te gjitha detyrimet e patriarkut serb", i shtruar qe prej gjashte muajsh dhe qe nuk mund ta ushtroje me funksionin e tij, njoftoi organi suprem i Kishes serbe ne faqen e tij te internetit.
Sinodi nuk ka saktesuar, gjithsesi, nese ky vendim ishte i perkohshem apo perfundimtar.
Patriarku i Kishes ortodokse serbe eshte patriark i perjetshem dhe mund te zevendesohet vetem nese Sinodi i Shenjte vendos se nuk eshte ne gjendje te ushtroje detyren e tij.
Vete patriarku Pavle eshte emeruar gjithsesi qe ne te gjalle te paraardhesit te tij, Imzot German, i cili u semur rende ne fund te jetes.
(d.b/ATSH/BalkanWeb)
lajme.parajsa.com

































