Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

Gruevski vazhdon bisedimet per formimin e qeverise se re

 Mandatari pėr krijimin e qeverisė sė re nė Maqedoni, Nikolla Gruevski ka mbyllur raundin e tretė tė bisedimeve me Partinė Demokratike Shqiptare dhe Bashkimin Demokratik »»


Serbi: Presidenti Tadiē shpall fitoren nė zgjedhje

15.05.2008 19:42 Rajoni - Burimi: 24 Ore Rajoni

imagePreesidenti Tadic duke shpallur fitoren ne zgjedhje

Presidenti pro-evropian i Serbisė, Boris Tadiē, shpall fitoren nė zgjedhjet tejet tė rėndėsishme parlamentare tė vendit, por nacionalistėt thonė se mund tė mos jetė nė gjendje tė formojė qeverinė.

Zoti Tadiē shpalli fitoren e Partisė sė tij Demokratike pro-perėndimore dhe tė aleatėve tė saj dje, kur vėzhguesit e pavarur tė zgjedhjeve thanė se demokratėt dhe aleatėt e tyre shėnuan njė “fitore tė  madhe” ndaj Partisė Radikale nacionaliste.  Rezultatet paraprake zyrtare tregojnė gjithashtu se Partia Demokratike ka fituar mė shumė vota.

Zoti Tadiē tha se duket qartė qė votuesit kanė zgjedhur rrugėn evropiane.  Ai e ka bėrė pėrparėsi kryesore anėtarėsimin e Serbisė nė Bashkimin Evropian. Bashkimi Evropian i vlerėson zgjedhjet nė Serbi si njė fitore tė qartė tė forcave pro-evropiane.

Zoti Tadiē tha se bisedimet pėr tė formuar njė qeveri tė re koalicioni do tė jenė tė vėshtira.  Por ai thekosi se nuk do tė lejojė qė Serbia tė kthehet nė izolimin e viteve 90-tė, kur nacionalisti radikal, Mr. Tadic said coalition talks on forming a new government will be tough. But he said he will not let Serbia return to the isolation of the 1990s, Sllobodan Millosheviē ishte president.

Nacionalistėt serbė, tė irituar nga mbėshtetja perėndimore pėr pavarėsinė e Kosovės, e kundėrshtojnė antarėsimin nė Bashkimin Evropian dhe janė shprehur nė favor tė lidhjeve mė tė ngushta me Rusinė. Udhėheqėsi i Partisė Radikale, Tomislav Nikoliē, tha se edhe pa demokratėt formimi i koalicionit do tė ishte i mundur.

Presidenti Boris Tadiē deklaroi dje se qeveria e tij nuk do ta njohė kurrė pavarėsinė e Kosovės, duke iu kundėrvėnė kėshtu shumicės sė vendeve evropiane qė e kanė njohur atė.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 








Parajsa Shqiptare