Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

Gruevski vazhdon bisedimet per formimin e qeverise se re

 Mandatari pėr krijimin e qeverisė sė re nė Maqedoni, Nikolla Gruevski ka mbyllur raundin e tretė tė bisedimeve me Partinė Demokratike Shqiptare dhe Bashkimin Demokratik »»


Serbi: Socialistėt dhe nacionalistėt pranė njė marrėveshjeje pėr koalicion

18.05.2008 00:03 Rajoni - Burimi: VOA Ballkani

Udhėheqėsi i Partisė Socialiste tė Serbisė thotė se ky grupim politik dhe pėrfaqėsues tė grupeve politike nacionaliste tė vendit kanė hedhur hapat e para drejt njė marrėveshjeje pėr formimin e njė  koalicioni  pas zgjedhjeve parlamentare tė sė dielės.

Ivica Dasiē foli dje para gazetarėve nė Moskė, ku u takua me ligjvėnėsit rusė.  Ai tha se grupi i tij, partia e ish udhėheqėsit tė Jugosllavisė, Sllobodan Millosheviē, po zhvillon bisedime me Partinė Radikale ultra-nacionaliste, si dhe me Partinė Demokratike tė Serbisė tė Kryeministrit Vojisllav Koshtunica, i cili ėshtė nė fund tė mandatit tė tij.  Zoti Dasiē tha se koalicioni do tė formohet vetėm kur tė nėnshkruehet njė marrėveshje. 

Pėrkrahėsit e presidentit serb Boris Tadic, grupi i tė cilit fitoi zgjedhjet megjithėse nuk arriti tė fitonte shumicėn, kanė kėrkuar gjithashtu mbėshtetjen e Partisė Socialiste pėr tė formuar njė qeveri koalicioni.  Por zoti Dasiē tha se ai nuk mund tė zhvillojė bisedime tė njėkohėshme me grupe tė ndryshme.

Cilado palė qė do tė fitojė mbėshtetjen e Partisė Socialiste do tė ketė shumicėn nė parlament. //iē//



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 








Parajsa Shqiptare