Serbia kundėr marrėveshjens UNMIK- EULEX
19.08.2008 12:04 Rajoni - Burimi: Balkanweb Rajoni
BEOGRAD- Kryeministri serb Mirko Cvetkovic nė reagimin e tij nė lidhje me kėtė cėshtje, sic citon Radio Europa e Lirė, ka thėnė se qeveria serbe nuk pranon EULEX: "Procesi i rikonfigurimit tė UNMIK-ut ka filluar pa pjesėmarrjen e Serbisė dhe ne insistojmė qė tė jemi pjesė e kėtij projekti dhe insistojmė nė atė qė zgjidhjet tė miratohen. Kjo qė ata kanė bėrė tani, nuk ėshtė pjesė e asaj qė kemi kėrkuar"
Ministri i Jashtėm serb, Vuk Jeremic nė reagimin e tij deklaron se EULEX nuk mund tė funksionojė pa Serbinė dhe shpreson se gjatė ditėve tė ardhshme do tė jetė nė kontakt me UNMIK-un dhe se bisedimet do tė vazhdojnė edhe pėr statusin e Kosovės.
“Ne do tė bisedojmė dhe do tė flasim pėr ato qė i janė dėrguar zotit Zannier. Nė fund shpresojmė se do tė vijė deri te njė marrėveshje qė do tė konfirmohet nė Kėshillin e Sigurimit" ka thėnė Jeremic.
Kryediplomati serb beson se mendimi i Gjykatės Ndėrkombėtare nė lidhje me statusin e Kosovės do tė jetė pozitiv pėr Serbinė. Ky mendim- sipas Jeremic- “do tė krijojė njė atmosferė ndėrkombėtare nė tė cilėn qeverisja nė Prishtinė nuk do tė ketė zgjidhje pėrveē tė ulet dhe tė bisedojė me Beogradin rreth ēėshtjes sė statusit", citon ministrin e Jashtėm Jeremic, Radio Europa e Lirė.
Ministri i Mbrotjes Dragan Shutanovac, gjatė njė vizite nė Komunėn e Bujanovcit, kundėrshtoi firmosjen e marrėveshjes mes EULEX dhe UNMIK. Shutanovac thotė se njė vendim i tillė shkel tė drejtat ndėrkombėtare.
"Ky akt nuk ka mbėshtetjen e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombėve tė Bashkuara. Kjo ėshtė njė rrugė e keqe e zgjidhjes sė problemit nė Kosovė e Metohi. Nėse kriza nuk zgjidhet nė linjėn e insistucioneve ndėrkombėtare, kam frikė se nuk do tė zgjidhet kurrė”, ka thėnė ministri Shutanovac
Marrėveshja teknike pėr bartjen e aseteve tek misioni i BE-sė pėr polici dhe drejtėsi mes UNMIK dhe EULEX u firmos mbrėmė nė Prishtinė. Kjo marrėveshje shėnon fillimin e rikonfigurimit tė UNMIK-ut. Procesi i rikonfigurimit tė UNMIK-ut ėshtė pjesė e planit tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki Mun, proces qė duhet tė pėrfundojė deri nė vjeshtė, tė kėtij viti. Misioni pėr polici dhe drejtėsi i BE-sė, pritet tė shtrihet nė tėrė teritorin e Kosovės dhe do tė ketė mbi dy mijė pjestarė. UNMIK-u, megjithatė do tė mbetet nė Kosovė, me njė staf shumė tė reduktuar.
(s.g/Balkanweb)
lajme.parajsa.com

































