Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Ministri serb i Mbrojtjes: Marrėveshja e Kumanovės duhet tė ndryshojė

BEOGRAD- Ministri serb i Mbrojtjes Dragan Sutanovac thotė se nisma por tė ndryshuar marrėveshjen e Kumanovės nuk do tė thotė kthim tė ushtrisė serbe nė Kosovė. »»


Serbia kusht BE: Firmosim MSA po na kthyet Kosovėn!

06.09.2008 12:02 Rajoni - Burimi: Balkanweb Rajoni

NgaSuela Gera
Serbia nuk ka ndėrmend tė heqė dorė nga Kosova. Pas miratimit tė Kushtetutės, partitė politike arrijnė konsensus kombėtar qė Marrėveshja e Asoocim Stabilizimit tė ratifikohet me njė draft shtesė ku theksohet se Kosova ėshtė pjesė integrale e Serbisė. Drafti u propozua nga Partia Radikale serbe. Qeveria: Konsensusi kombėtar 

BEOGRAD- Pas debatit tė mbrėmshėm nė Parlamentin serb partitė parlamentare nė Serbi arritėn nė njė konsensus kombėtar pėr ratifikimin e marrėvėshjes sė MSA dhe tė marrėveshjes sė tregtisė interim me Bashkimin Europian. Lajmi konfirmohet nga zv kryeministri serb Bodizar Djelic.

Sipas kėtij konsensusi MSA do tė rafitikohet duke i shtuar asaj njė amendament shtesė ku theksohet se Kosova ėshtė pjesė e Serbisė.

Dje Partia Radikale Serbe e Tomislav Nikolicit propozoi amendamentin duke kėrcėnuar se nuk do tė firmoste MSA pa draftin e propozuar.

Amendamenti i propozuar nga radikalėt parashikon qė neni 2 i ligjit tė konsistojė tek pohimi sipas tė cilit Serbia i sheh kėrkesat qė dalin nga MSA, si konfirmim tė faktit qė MSA nuk dobėson integritetin territorial tė Serbisė dhe nė mėnyrė tė vecantė statusin e Kosovės si pjesė integrale tė saj, nė pėrputhje me rezulutėn 1244 tė KS sė OKB-sė.

Deklaratat e Nikolic u kundėrshtua dje nga Partia Demokrate Serbe dhe partia “Serbia e Re”.
Pėrfaqėsuesit e PDS dhe NS gjatė debatit deklaruan mbrėmė se nuk do tė mbėshtesnin amendamentin e Partisė Radikale pasi nuk mund tė detyrohej BE tė respektonte integritetin territorial te Serbisė.

Zėvėndes kryeministri serb, Djelic e cilėsoi marrėveshjen e arritur mbrėmė si njė konsensus kombėtar “i njėjtė me atė tė disa viteve mė parė nė lidhje me mbrojtjen e integritetit territorial serb”

“Mbrėmė ne pamė njė konsensus kombėtar nė lidhje me anėtarėsimin nė BE, i cili ėshtė shumė domethėnės pėr Serbinė”- tha Djelic.

“Nė fillim Kushtetuta mė pas rezoluta e cila ui miratua me njė shumicė votash dėshmon se kėrkesa e Serbisė pėr Kosovėn duhet tė merret seriozisht nga vendet e tjera.

Djelic tha se konsensusi i gjerė parlamentar pėrkrah pozicionin e Serbisė, dhe dėrgon njė sinjal investitorėve tė huaj dhe BE se Serbia mbėshtet hyrjen nė BE por jo me ēmimin e humbjes sė Kosovės.

(s.g/B92/BalkanWeb)





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare