Serbia me njė plan tė ri nė OKB pėr Kosovėn
12.05.2008 20:48 Rajoni - Burimi: Shekulli Rajoni
Vuk Jeremic ministri i jashtėm i Serbisė deklaroi pėr radion B92 se ekziston njė mundėsi qė ambasadorėt qė janė rithirrur pėr konsultime nė Beograd tė nisin punė nė vjeshtė. Ditėt e fundit Serbia poluan tė gjitha kartat e saj pėr tė quajtur ilegale deklaratėn e pavarėsisė tė Kosovės. Jeremiē deklaroi se: "Pėr aq kohė sa ne jemi tė pėrfshirė nė mos njohjen e Pavarėsisė sė Kosovės nuk do ta kėshilloja qeverinė pėr tė rikthyer ambasadorėt e saj".
Jeremic mendon se nė Shtator nė Asamblenė e Kombeve tė Bashkuara , Serbia do tė iniciojė njė rezolutė tė re duke u drejtuar dhe nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė lidhje me pavarėsinė unilaterale tė Kosovės. "Nė Asamblenė e Kombeve tė Bashkuara ēdo shtet ka njė votė dhe unė mendoj se ne mund tė fitojmė me votė aty" deklaroi Jeremic pėr lėvizjen mė tė re tė Serbisė nė arenėn ndėrkombėtare. Megjithė kėto lėvizje Vuk Jeremic ka deklaruar se pėrpara se tė integrohemi nė BE , integrimit do ti vihet si kusht Kosova dhe kėtė ai e quajti tė rrezikshme. Kosova shpalli pavarėsinė nė fillim tė vitit dhe mori njohjen e aktorėve kryesorė nė arenėn ndėrkombėtare.
lajme.parajsa.com
































