Serbia miraton dy marrėveshje nė prag tė zgjedhjeve tė sė dielės
10.05.2008 03:06 Rajoni - Burimi: VOA Ballkani
Qeveria serbe miratoi njė marrėveshje pėr marrėdhėniet me Bashkimin Evropian dhe njė tjetėr pėr energjinė me Rusinė. Marrėveshjet miratohen vetėm dy ditė para zgjedhjeve tė pėrgjithėshme.
Disa pėrkrahės tė kryeministrit nacionalist Vojislav Kostunica u larguan nga mbledhja gjate miratimit te marrėveshjes pėr Bashkimin Evropian. Ata u rikthyen pėr miratimin e marrėveshjes qė parashikon ndėrtimin e njė tubacioni rus tė gazit qė do tė kalojė nėpėr Serbi si dhe shitjen e shumicės sė aksioneve tė kompanisė serbe tė naftės njė konsorciumi tė drejtuar nga Gazpromi rus.
Zoti Koshtunica dhe mbėshtetėsit e tij e kundėrshtuan marrėveshjen pėr Bashkimin Europian sepse ajo nuk pėrfshin nė mėnyrė specifike njohjen e Kosovės si pjesė tė Serbisė. Ata thanė se miratimi i marrėveshjes do ti jepte legjitimitet shpalljes sė pavarėsisė nga shqiptarėt nė shkurt tė kėtij viti.
Dy marrėveshjet duhet tė ratifikohen nga parlamenti pėr tė hyrė nė fuqi. Nderkohe sot rreth 1 mijė demonstrues pro-perėndimorė protestuan nė Beograd kundėr marrėveshjes sė energjisė me Rusinė.//lk
lajme.parajsa.com

































