Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Ministri serb i Mbrojtjes: Marrėveshja e Kumanovės duhet tė ndryshojė

BEOGRAD- Ministri serb i Mbrojtjes Dragan Sutanovac thotė se nisma por tė ndryshuar marrėveshjen e Kumanovės nuk do tė thotė kthim tė ushtrisė serbe nė Kosovė. »»


Serbia rishikon kontratėn pėr shitjen e rafinerisė sė naftės

05.09.2008 06:58 Rajoni - Burimi: Balkanweb Rajoni

 

BEOGRAD- Marrėveshja pėr energjinė, e nėnshkruar para njė gjysmė viti mes Beogradit dhe Moskės, ka ēuar nė pėrplasje mes dy “shteteve vėllezėr”, sipas radios “Dojēe Vele”. Qeveria serbe do ta rishqyrtojė edhe njė herė kėtė marrėveshje jo aq favorizuese. Sipas DW, ambasadori rus nė Beograd nuk u shfaq gjatė fundjavės si diplomat. Nė gazetėn serbe “Politika” ai bėri publike kėrkesėn e tij gati ultimative.
Parlamenti serb duhet ta ratifikojė sa mė shpejt njė marrėveshje tė nėnshkruar qė prej tetė muajsh. Por, me postė erdhi pėrgjigja nga zyra e ministrit serb tė Ekonomisė, edhe ajo jo aq miqėsore, tė paktėn jo aq miqėsore sa ē’janė dėgjuar mė parė tonet nė komunikimin serbo-rus. Parlamenti nė Beograd e pėrcakton vetė axhendėn e tij, tha ministri. Pėr kėtė nuk ka nevojė pėr shtytjen e ambasadorėve tė huaj. Marrėveshja e nėnshkruar nė janar parasheh shitjen e shumicės sė aksioneve tė koncernit serb tė energjisė, NIS, Gazpromit rus.
Ministri serb i Ekonomisė ka deklaruar se ēmimi i shitjes sė koncernit NIS (400 milionė euro) ėshtė tepėr i vogėl. Sipas ekspertes Mihajloviē, vlera e koncernit ėshtė pesė herė mė e lartė.

(s.g/BalkanWeb)





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare