Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Ministri serb i Mbrojtjes: Marrėveshja e Kumanovės duhet tė ndryshojė

BEOGRAD- Ministri serb i Mbrojtjes Dragan Sutanovac thotė se nisma por tė ndryshuar marrėveshjen e Kumanovės nuk do tė thotė kthim tė ushtrisė serbe nė Kosovė. »»


Serbia zbutet: synon pjesemarrje ne vendosjen e EULEX-it ne Kosove

29.08.2008 00:06 Rajoni - Burimi: Koha Jone Rajoni


E Premte, 29 Gusht 2008

Serbia ka zbutur tonet e saj per ceshtjen e rikonfigurimit te UNMIK. Kryeministri serb, Mirko Cvetkovic ne nje interviste te dhene per gazeten beogradase "Politika" eshte shprehur se vendi i tij ka interes te madh ne Kosove, pasi ka njerez qe jetojne atje dhe per te qene pergjegjes eshte shprehur se synon pjesemarrje ne rikonfigurimin UNMIK dhe vendosjes se misionit EULEX ne Kosove. "Dhe jo vetem te perfshihemi, por qe edhe mbi ate per te cilen biem dakord ne fund ta shnderrojme ne ndonje rezolute te cilen do ta konfirmonte KS", u shpreh kreu i ekzekutivit serb. Duke u pergjigjur interesit te gazetari se Serbia po zhvillon negociata me UNMIK-un mbi rikonfigurimin e UNMIK-ut apo fjala eshte vetem per negociatat teknike, kryeministri serb Cvetkovic deklaroi se "qendrimi yne zyrtar eshte se ardhja e EULEX-it pa rezolute perkatese te KB dhe pa pelqimin tone eshte jolegal, dhe kjo per ne eshte e papranueshme". Ai pohoi se Serbia nuk ka marre kushte se duhet ta njoh pavaresine "e shpallur njeanshem" te Kosoves per hir te hyrjes ne BE. "Qendrimi i Qeverise se Serbise dhe i kreut te shtetit eshte se ne rast se njohja e Kosoves do te jete kusht per hyrje ne BE, ne do ta perzgjedhim Kosoven. Ne nuk do ta braktisim Kosoven. Ky eshte mesazhi yne", ka thene kryeministri. Sipas tij, lidhur me njohjen e rajoneve e pavaresise se Osetise Jugore e te Ahbkazise nga Rusia do te ndermarre hapat qe jane ne interesin e saj me te mire dhe ka shtuar se "presim se kjo situate nuk do te ndikoje negativisht tek ne". Kryeministri serb, Mirko Cvetkovic, ka deklaruar se dikur vendi i tij ka terhequr verejtjen se njohja e shpalljes se njeanshme te pavaresise se Kosoves mund te shkaktoje domino efekt dhe sipas tij fatkeqesisht kjo tani edhe po ndodh..



Reagimi

Ne reagimet e para opozitare, nenkryetari i DSS, Sllobodan Samarxhic ka deklaruar se qendrimi i kryeministrit Cvetkovic, paraqet "pergatitje te qytetareve me ate se Serbia ngadale po fillon ta njohe pavaresine e Kosoves".








Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare