Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Izraeli pushton dhe pėrgjak Gazėn

Forcat tokėsore futen nė pjesėn veriore dhe jugore. Pėrkeqėsohet gjendja humanitare Rrugėt e Gazės, gjatė gjithė ditės sė djeshme, dukeshin thuajse si tė vdekura. Nga ajri gjėmonin helikopterėt e ushtrisė izraelite, tė cilėt, herė pas here, pa ndėrprerje, lėshonin raketa. »»


Shqipėri: Ministri i Jashtėm Basha do tė merret si i pandehur nė Prokurori

25.11.2008 06:12 Rajoni - Burimi: VOA Ballkani

[insert caption here]Prokuroria e Pėrgjithshme, Tiranė
Nė Shqipėri, Ministri i Jashtėm Lulezim Basha do te merret si i pandehur nė procesin hetimor qė po zhvillohet pėr ndėrtimin e njė segmenti tė rrugės Durrės Kukės. Zoti Basha i cili hetohet pėr veprimtarinė e tij si ish ministėr i Transporteve ėshtė kėrkuar tė merret nė pyetje ditėn e enjte. Kjo ėshtė bėrė e ditur mbrėme nga avokati i zotit Basha, i cili pėrmes njė deklarate e ka quajtur kėtė vendim tė prokurorisė si shkelje tė hapur tė ligjeve dhe njė veprim qė flet qartė sipas tij pėr njė  prapavijė politike nga ana e organit tė akuzės. 
 

Pozita e Ministrit tė Jashtėm Lulėzim Basha nė ēėshtjen e rrugės Durrės Kukės, duket se ėshtė rėnduar, pikėrisht atėherė kur dosja pritet tė dėrgohet nė gjykatė. Ai ėshtė thirrur nga Prokuroria e Pėrgjithshme pėr t’u paraqitur pas dy ditėsh. Kėtė herė nė cilėsinė e tė pandehurit. 

Sipas njė deklarate tė avokatit tė zotit Basha, Ministrit i ėshtė komunikuar se do tė merret nė pyetje, pasi tė njihet me akuzėn. Nga ana e prokuorisė nuk ka patur asnj njoftim. I vetmi element i bėrė i ditur ėshtė fakti se dosja ėshtė pezulluar pėr dy nga tre personat e tjerė tė marrė tė pandehur, ish zėvendėsministrin Armand Teliti dhe ish drejtoreshėn e rrugėve, Lejla Saraēi. 

Nė kėtė mėnyrė, rrethi i personave tė akuzuar ngushtohet vetėm nė dy, ish Ministri i Transporteve Lulėzim Basha dhe ish drejtori Juridik i kėsaj ministrie Andi Toma. Ndėrsa pėr kėtė tė fundit akuza e deritanishme ėshtė ajo e shpėrdorimit tė detyrės nė bashkėpunim, ende nuk dihet asgjė pėr akuzėn e pritshme ndaj zotit Basha. 

Avokati i tij, Zef Nikaj, pėrmes deklaratės sė shpėrndarė mbrėmė ėshtė shprehur se veprimet e prokuorisė janė nė shkelje tė hapur tė ligjeve. Sė pari, sepse sipas tij, zoti Basha per momentin ėshtė person nėn hetim dhe si i tillė, nuk mund tė detyrohet tė paraqitet nė Prokurori. Sė dyti, sepse nė shkresėn ku i njoftohet se do tė meret si i pandehur, nuk jepet akuza dhe as motivimi i saj. Po ashtu, sipas avokatit, pas vendimit tė gjykatės sė Tiranės javėn e shkuar, qė bllokonte kryerjen e hetimeve tė mėtejshme, klienti i tij nuk mund tė merret nė pyetje. 

Gjithashtu, ai shton se vendimin e saj Prokuoria duhet t’ja kishte komunikuar edhe atij si avokat mbrojtės. Tė gjithė kėto elementė dėshmojnė sipas avokatit Nikaj, njė abuzim me pushtetin nga ana e Prokurorisė. 

“Shpėrfillja flagrante e detyrimeve ligjore dhe e vendimit te Gjykatės demonstron qartė prapavijėn e pastėr dhe prapaskenat politike tė trajtimit tė kesaj ēeshtjeje dhe pėrdorimin si njė mashė politike te Prokurorise se Pėrgjithshme”, - shton mė tej avokati. 

Hetimet pėr rrugėn Durrės - Kukės kanė nisur prej mė shumė se njė viti e gjysėm, ndėrsa qė prej dhjetorit tė shkuar parlamenti i ka hequr imunitetin zotit Basha. Dyshimet e organit tė akuzės kanė tė bėjnė me koston e lartė tė segmentit Rrėshen - Kalimash, i cili po ndėrtohet nga njė konsorcium amerikano-turk. 

Nė shkurt tė kėtij viti, Kontrolli i Lartė i shtetit foli pėr shkelje flagrante dhe njė dėm ekonomik prej disa dhjetra millionė Eurosh, qė i ishte shkaktuar shtetit shqiptar, pėr shkak, siē konstatohej nga specialistėt e kėtij institucioni, tė rritjes fiktive tė kostove dhe njė kontrate me kushte favorizuese. Pothuajse nė tė njejtėn linjė duket se kanė qenė edhe ekspertėt e angazhuar nga Prokuroria e Pėrgjithshme. Sipas asaj qė ka botuar shtypi i kėtushėm, ekspertėt janė shprehur pėr njė abuzim me mbi 230 milionė Eurosh dhe se vlera totale pritet tė shkojė nė mbi 1 miliardė Euro.//lk



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare