Shqipėria dėnon njohjen e Osetisė sė Jugut dhe Abkazisė nga Rusia
28.08.2008 18:07 Rajoni - Burimi: VOA Ballkani
Shqipėria dėnoi sot vendimin e Rusisė pėr njohjen e pavarėsisė sė Abkhazisė dhe Osetisė sė jugut duke kundėrshtuar paralelizmatt e bėra me rastin e Kosovės.
Nė njė deklaratė tė Ministrisė sė Jashtme shqiptare vendimi i Moskės konsiderohet njė hap i pajustifikueshėm, i papranueshėm dhe nė kundėrshtim tė plotė me tė drejtėn ndėrkombėtare dhe me rezolutat e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, tė votuara edhe nga vetė Rusia.
Ministria e Jashtme shqiptare ka hedhur poshtė ēdo pėrpjekje pėr tė vendosur paralele midis Kosovės dhe rajoneve autonome tė Gjeorgjisė, Abkhazisė dhe Osetisė sė Jugut. Nė deklaratėn e saj saktėsohet se "argumente tė panumėrta historike, shkencore e juridike dėshmojnė se rasti i Kosovės ėshtė unik dhe zgjidhja e zbatuar pėr tė ėshtė unike. Si i tillė, ai nuk shėrben e as nuk mund tė shėrbejė si model pėr zgjidhjen e konflikteve tė tjera as nė rajon, as jashtė tij".
Sipas Tiranės "duke mbėshtetur shkėputjen nga Gjeorgjia tė Abkhazisė dhe Osetisė sė Jugut, ndėrkohė qė nė rastin e pavarėsimit tė Kosovės mbrojti tė kundėrtėn, Moska po kompromenton pėrpjekjet e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr zgjidhjen e drejtė, realiste dhe tė qėndrueshme tė konflikteve". //rd//
lajme.parajsa.com

































