Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

Maqedoni: Atentat kryetarit te PDI -se Ali Ahmeti

Persona te paidentifikuar kane qelluar me arme zjarri ndaj Ali Ahmetit, kreut te BDI, duke lene te plagosur nje femije. Lajmi eshte konfirmuar edhe nga »»


Shqiptarėt nė Serbi nė prag tė zgjedhjeve parlamentare

09.05.2008 21:14 Rajoni - Burimi: VOA Ballkani

Zgjedhjet parlamentare serbe zhvillohen kėtė javė dhe shqiptarėt qė jetojnė nė Serbi mbėshtesin gjerėsisht partitė pro-evropiane me shpresėn se votat e tyre mund tė kontribuojnė nė krijimin e njė koalicioni qeveritar pro-perėndimor pėr qeverisjen e vendit.

Anėtari i Partisė shqiptare pėr Veprim Demokratik Shaip Kamberi, i cili kandidon si kryetar bashkie nė qytetin e Bujanocit, thotė se njė fitore e partive pro-ruse do ta bėnte jetėn pėr shqiptarėt shumė mė tė vėshtirė. “Do tė kishte pasoja negative. Njė qeveri e tillė do tė rriste forcat e sigurisė nė rajon dhe ne do tė ndjeheshim sikur jetojmė nė gjendje emergjence.”

Kandidati i Partisė Pėr Progres Demokratik Jonuz Musliu, njė parti tjetėr shqiptare, thotė se shqiptarėt do tė votonin pėr partitė pro-perėndimore qė mbėshtesin pavarėsinė e Kosovės. “Mendoj se ėshtė mirė qė votat e shqiptarėve do t’u shkojnė partive pro-perėndimore, dhe pastaj kėto parti do ta pranojnė pavarėsinė e Kosovės.”

Lugina e Preshevės ishte vendi i njė kryengirtjeje shqiptare nė vitet 2000-2001 i cili pėrfundoi me njė marrėveshje tė negociuar nga perėndimi qė i jepte mė shumė tė drejta komuniteteve lokale.

Sipas anketave tė publikuara para zgjedhjeve tė sė dielės radikalėt ultranacionalistė gėzojnė 34 pėrqind mbėshtetje nė popull, kundrejt 33 pėrqind tė koalicionit pro-perėndimor tė udhėhequr nga presidenti Tadiē. Blloku i kryeministrit nė largim Vojisllav Koshtunica radhitet i treti me 12 pėrqind, ēka mund t’i japė atij njė pozitė tė fortė nė formimin e qeverisė sė re.

Zoti Koshtunica e ka bazuar fushatėn e tij nė zemėrimin e serbėve ndaj mbėshtetjes perėndimore pėr Kosovėn.

Nacionalistėt po shfrytėzojnė gjithashtu pakėnaqėsitė popullore ndaj papunėsisė qė ėshtė 30 pėrqind papunėsi, rritjes sė ēmimeve dhe korrupsionit.

Si zoti Koshtunica, ashtu edhe Tomislav Nikoliē, kreu i radikalėve tė djathtė, kanė thėnė se Serbia duhet tė lėrė synimin e saj pėr t’u anėtarėsuar nė Bashkimin Evropian dhe duhet tė vendosė lidhje tė forta ekonomike me Rusinė, e cila ka mbėshtetur pretendimet serbe mbi Kosovėn.

Nė pėrpjekje pėr tė ndihmuar pro-perėndimorėt e zotit Tadiē, BE-ja nėnshkroi njė marrėveshje paraprake me Serbinė pėr anėtarėsim. Nacionalistėt e kanė quajtur zotin Tadiē tradhėtar pas kėsaj. Analistėt thonė se Serbia do tė zhytet edhe mė tej nė izolim nėse zoti Koshtunica formon qeverinė me radikalėt. //bsa//



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 








Parajsa Shqiptare