Shtyhet vendosja e misionit EULEX ne Kosove
17.05.2008 11:49 Rajoni - Burimi: Koha Jone Rajoni
E Shtune, 17 Maj 2008
Sipas zyrtareve, logjistika e kerkuar ben te pamundur fillimin me 15 qershor
Bashkimi Evropian, sipas te gjitha gjasave, nuk do te jete ne gjendje qe te marre persiper misionin ne afatin e percaktuar, kete e kane pranuar dje edhe zyrtaret te ngarkuar me ceshtjen e Misionit evropian ne Kosove. "Data 15 qershor do jete shume e veshtire per t'u arritur ne menyre qe ne te jemi plotesisht operacional", ka deklaruar ne Bruksel, Viktor Reuter. Ndonese ishte spekuluar shume kohe me pare, megjithate per here te pare sot edhe zyrtarisht eshte konfirmuar se misioni do shtyhet per, sic thuhet, disa jave. Zyrtaret e Bashkimit Evropian ne Kosove pohojne se jane te ballafaquar me problem te natyres teknike dhe e gjithe kjo shkakton shtyrjen. "Ne jemi ne faze te dislokimit, mirepo logjistika e kerkuar e ben te pamundur qe e gjitha te jete e kompletuar deri me 15 qershor", ka thene nje burim evropian. Se EULEX po ngec e ka pranuar edhe vet shefi i misionit Ives de Kermabon, i cili ne nje interviste dhene agjencine AFP ka thene se tani eshte e qarte se pergatitjet nuk po perparojne dhe se situata do jete e tille perderisa nuk gjendet ndonje kornize e qarte politike. Per kete situate te krijuar, De Kermabon akuzon Rusine dhe Kombet e Bashkuara. "Misioni eshte ne pritje te vendimeve nga Kombet e Bashkuara", ka thene de Kermabon duke shtuar se "sa here qe Sekretari i Pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Mun, ka tentuar te dergoje sinjale pozitive, ai eshte bllokuar nga ana e ruseve te cilet, sic thote De Kermabon, ne prapavije kane ndermarre veprime per ta bllokuar. Andaj, sipas shefit te EULEX-it, edhe pas 15 qershorit, UNMIK-u do kete rolin kryesor ne Kosove. "Eshte e thjeshte ; UNMIK-u nuk do largohet me 15 qershor, andaj edhe ne nuk mund te hyjme pa largimin e tyre", shpjegoi nje zyrtare i ngarkuar me kete ceshtje per situaten e krijuar.
Misioni policor dhe i drejtesise i Bashkimit Evropian ne Kosove quhet EULEX. Te enjten me date 1 shkurt, Brukseli vendosi per emrin zyrtar te misionit te ri te BE-se ne Kosove, i cili do te zevendesoje administraten e Kombeve te Bashkuara, UNMIK. Zevendesshefi i Misionit Planifikues te BE-se ne Prishtine, Alesio Zukarini, tha se ai do te quhet EULEX, nje term i cili referuar latinishtes do te thote "ligji evropian". Zukarini ka shpjeguar se EULEX tashme eshte gati dhe ne pritje te drites se gjelber per te marre nen kontroll Kosoven. Ende nuk eshte bere publike kur "EULEX" do te mberrije ne Kosove, megjithate vezhguesit ne Bruksel thone se vendimi perfundimtar per zhvendosjen e misionit do te merret pak para deklarates se pavaresise
Kermabon: Shtrirje ne te gjithe Kosoven
Zyrat e misionit te BE-se ne veri jane mbyllur pas kundershtimeve te fuqishme te serbeve te Kosoves dhe te Beogradit zyrtar per vendosjen e misionit EULEX ne Kosove. Por, shefi i ketij misioni De Kermabon, eshte shprehur se ky mision do te shtrihej ne te gjithe territorin e Kosoves dhe qellimi i tij ishte puna e perbashket me te gjitha komunitetet.
Serbet e Kosoves dhe Beogradi kunder EULEX
Serbet e Kosoves dhe Beogradi zyrtar kane bere me dije BE-se se autoriteti i vetem per ta ne Kosove eshte ai i OKB-se, sipas Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit. Ata kane refuzuar qe te bashkepunojne me misionin e BE-se, te cilin e kane cilesuar si perkrahes te pavaresise se Kosoves. Nje zyre e misionit qe ishte parapare te hapej ne veri, eshte mbyllur.
lajme.parajsa.com

![[insert caption here]](/images/prw_170x_of_Gates_thaqi_sejdiu.jpg)






























