Sulme nderetnike mes shqiptareve dhe serbeve ne Mitrovices
29.08.2008 00:06 Rajoni - Burimi: Koha Jone Rajoni
E Premte, 29 Gusht 2008
Lendohen 4 persona dhe demtohen disa vetura pas perleshjeve ne mes te serbeve e shqiptareve ne veri te Mitrovices. Autoritetet e sigurise vleresojne se pas ketyre incidenteve situata eshte e qete, por e brishte, nderkohe qe Qeveria e Kosoves garanton se do te shtrije autoritetin e saj edhe ne veri. Kater persona te lenduar, 5 vetura te demtuara, si dhe nje arme e konfiskuar, ky eshte bilanci i perleshjeve ne oret e para te mengjesit te dites se djeshme ne Mitrovice, ku konflikti verbal ndermjet shqiptareve dhe serbeve ishte shnderruar ne nje beteje fizike, ku palet e perfshira ne konflikt ishin gjuajtur me gure. Zedhenesi i Policise se Kosoves, Veton Elshani, sqaron se gjate ketij incidenti, sipas informacioneve qe kane marre, jane 4 persona qe jane lenduar per shkak te gjuajtjeve me gure, do te thote kane marre lendime te lehta trupore, ndersa jane demtuar tri vetura private dhe dy vetura te UNMIK-ut. Sipas tij, njesite e KFOR-it kane konfiskuar ne vendin e ngjarjes nje pistolete, por nuk eshte arrestuar askush, pasi ajo nuk eshte gjetur ne pronesi te askujt. Zedhenesi i policise njoftoi se situata aktuale e sigurise ne qytetin e Mitrovices, ndonese e qendrueshme, vazhdon te jete e brishte, por se autoritetet vendore dhe nderkombetare te sigurise, sipas tij, jane vigjilente dhe te vendosura per te mbajtur nen kontroll situaten. "Mund te themi se situata eshte delikate, mirepo policia e Kosoves, ajo e UNMIK-ut dhe KFOR-i, jane te gatshem qe te reagojne", theksoi Elshani. Nderkohe, Qeveria e Kosoves i ka denuar aktet e dhunshme ne veri te Mitrovices. Ministri i Puneve te Brendshme, Zenun Pajaziti, i quan shqetesuese incidentet e fundit, por garanton se ekzekutivi kosovar nuk do te lejoje perkeqesimin e situates se sigurise ne ate pjese te vendit. "Ngjarjet e tilla ne i percjellim me shqetesime serioze. Deshiroj te them se jemi shume te vendosur qe ne ate pjese te mos lejojme incidente te qellimshme, qe deshirojne te krijojne aventura te reja ne vend", tha ministri Pajaziti. Mitrovica vazhdon te jete pjesa me e ndjeshme e Kosoves ne aspektin e sigurise, si dhe sfida me e madhe me te cilen po ballafaqohen institucionet e vendit.
lajme.parajsa.com

































