Surroi: Kosova nuk ka vizion tė politikės sė jashtme
19.08.2008 00:02 Rajoni - Burimi: TemA Rajoni
Zoti Surroi, fillimisht, si e vlerėsoni procesin e njohjes sė shtetit tė Kosovės, bazuar edhe nė pritjet e institucioneve dhe asaj qė ėshtė realizuar deri nė kėtė fazė?
Mendoj se dy gjėra duhet pasur parasysh: ne nuk duhet tė kemi si kut matės suksesin, por duhet ta kemi nevojėn e Kosovės. Nevoja e Kosovės ėshtė qė tė jetė e njohur prej dy tė tretave tė anėtarėve tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, nė mėnyrė qė ta ketė legjitimitetin e vet ndėrkombėtar.
Pra, nga ky kut, nga kuti i nevojave tė Kosovės, i funksionimit tė Kosovės si shtet nuk ėshtė pėrmbushur ajo qė do tė duhej tė ndodhte.
Ēėshtja e dytė ėshtė se edhe kėto njohje qė janė bėrė, janė bėrė falė angazhimit tė drejtpėrdrejtė sponsorėve ndėrkombėtarė tė pavarėsisė sė Kosovės, pra miqve tė Kosovės. Miqtė e Kosovės natyrisht kanė bėrė njė punė tė jashtėzakonshme pėr krijimin edhe tė kėtij numri tė njohjeve.
Tė dyja kėto ēėshtje shtrojnė pyetje pėr Kosovėn: njė, kur do t'i marrė pėrsipėr Kosova obligimet e veta dhe dy, cila ėshtė ajo rrugė qė e pret Kosovėn nė tė ardhmen, ēfarė strategjie ka ndėrmend Kosova tė ketė, nė mėnyrė qė tė ketė njė njohje tė plotė ndėrkombėtare.
Kishte kėtu disa vlerėsime se Kosovės i duhen njohje kualitative, pėrderisa krijohej pėrshtypja se ishin harruar shumė blloqe shtetesh. Sa ishte e qėlluar njė strategji, platformė e tillė politike?
Absolutisht, ka qenė obligim. Kėtė obligim nuk e kanė kryer institucionet e Kosovės. Ėshtė e tepėrt tė thuhet se Kosova nuk ka njė aktivitet tė duhur nė politikė tė jashtme, nuk ka vizion tė politikės sė jashtme.
Njė politikė e jashtme, njė platformė e politikės sė jashtme ende nuk ėshtė diskutuar, madje as nė Kuvendin e Kosovės. Pra, Kosova ende funksionon sikur thuajse nuk e ka shpallur pavarėsinė e vet.
Nėse mund t'iu kthehemi edhe aspekteve tė brendshme politike - qė nga shpallja e pavarėsisė e mė pas fuqizimit tė Kushtetutės, institucionet vendore dhe ato ndėrkombėtare nuk kanė arritur tė shtrijnė pushtetin legal, sidomos nė pjesėn veriore. Sa konsideroni se ka patur mundėsi tė bėhet mė tepėr nė kėtė drejtim?
Natyrisht, qė ka patur mundėsi tė bėhet mė tepėr. Ēėshtja e parė, e cila duhet tė bėhet, ėshtė qė tė sajohet njė projekt, njė program, njė vizion i asaj se si do tė zgjidhet ky problem.
Problemi ekziston, ky problem nuk ėshtė shpikur sot, ekziston prej vitesh. E kemi ditur qė do tė mbėrrijmė nė kėtė gjendje dhe tash kėrkohet njė iniciativė kosovare qė do t'i kėrkojė bashkėsisė ndėrkombėtare tė dijė se si ka ndėrmend ta zgjidhė kėtė gjendje.
Ky ėshtė njė problem i vjetėr dhe ajo ēka nevojitet tash, ėshtė njė iniciativė, njė projeksion, njė ofertė e Kosovės ndaj bashkėsisė ndėrkombėtare pėr atė se si do tė zgjidhet kjo gjendje, me ēfarė afati kohor, me cilat mjete, me ēfarė iniciativash politike.
A nuk mjafton kėtu pakoja e Ahtisaarit dhe zgjidhjet qė ofrohen nė kėtė dokument qė tė ketė njė zgjidhje tė pranueshme brenda kėtij dokumenti pėr serbėt?
Pakoja doemos duhet tė zbatohet. Ky ėshtė njė obligim qė Kosova e ka ndėrmarrė. Nuk po them se duhet shpikur pako tjetėr. Duhet krijuar njė iniciativė politike qė tregon se me ēfarė hapash do tė bėhet zbatimi i pakos sė Ahtisaarit.
Sa e komplikon tėrė procesin mosbashkėpunimi i serbėve e tash sė fundi edhe refuzimi i tyre qė tė bashkėpunojnė me EULEX-in si mision i ri nė Kosovė?
Padyshim qė ėshtė njė formė e veprimit politik qė do tė bllokojė veprimin e njė Kosove tė pavarur nė tėrė territorin e saj. Kjo ka qenė e pritur. Ėshtė dashur tė mendohet se do tė ndodhė nė kėtė formė. Madje, ėshtė formė e butė nė masė tė madhe. Pėr fat tė mirė, nuk kemi ngjarje shumė tė dhunshme.
Ajo ēka duhet pasur parasysh, ėshtė se kjo gjendje duhet tejkaluar. Kosova nuk mund tė mbahet e ndarė dhe nuk mund tė jetė funksionale, nėse ėshtė e ndarė.
Pra, ėshtė interes strategjik i Kosovės dhe i bashkėsisė ndėrkombėtare qė vendi tė funksionalizohet nė tėrė territorin dhe kjo tė ndodhė nė njė proces politik, i cili nuk ndodh prej njė dite nė tjetrėn, por qė ėshtė i qartė qė ka njė objektiv dhe precizon afatet.
Kohėve tė fundit janė vėnė disa paralele mes zhvillimeve nė Gjeorgji dhe Kosovės. A shihni ju implikime, qoftė tė atilla qė kanė tė bėjnė me Osetinė Jugore atje dhe veriun e Kosovės kėtu?
Mendoj se ajo qė ka qenė e qartė prej fillimit, pėr mua sė paku, ka qenė se refleksioni kaukaz do tė vijė jo pėr shkak tė njohjes sė Kosovės, por, pėrkundrazi, mu pėr shkak tė kėmbėnguljes sė Rusisė qė tė mbeten kriza tė hapura nė vende tė ndryshme.
Strategjia e Rusisė nuk ėshtė shpallja e pavarėsisė sė Osetisė, Abkhazisė, as shfrytėzimi i ēėshtjes sė Kosovės pėr kėtė punė. Strategjia ėshtė qė tė mbeten konflikte tė hapura, konteste, konflikte qoftė tė ashtuquajtura tė ngrira, qė kanė dimensionin e vet bukur tė dhunshėm, me tė cilat Rusia pengon zhvillimin normal tė shoqėrive demokratike, shtrirjen e konceptit tė Evropės sė bashkuar.
Nė rastin e Kosovės, ėshtė interes strategjik i Rusisė, qė pėrmes veriut tė pengojė funksionimin e Kosovės sė pavarur si njė shtet evropian.
Nė rastin e Gjeorgjisė ėshtė qė nėpėrmjet Abkhazisė, Osetisė Jugore, tė pengojė zhvillimin e Gjeorgjisė si njė shtet evropian, i cili transformohet prej njė diktature ish-sovjetike nė njė shtet evropian demokratik.
Duke penguar zhvillimin e Gjeorgjisė, Rusia pengon po ashtu nė mėnyrė strategjike qarkullimin e naftės nėpėr territorin gjeorgjian, qė ėshtė njė interes i politikės sė re tė njė superfuqie energjitike siē ėshtė Rusia.
Dhe nė fund, zoti Surroi, duke marrė parasysh tė gjitha kėto zhvillime, gjendjen nė veri dhe njohjen ende tė pamjaftueshme ndėrkombėtare, sa rrezikon atėherė Kosova qė tė mbetet njė lloj konflikti i ngrirė?
Rreziku ėshtė i madh. Pėr kėtė rrezik kam folur prej kohėsh. Ne tashmė kemi hyrė nė njė fazė - nė vend qė Kosova tė ishte mė ofensive qė prej shkurtit tė kėtij viti, madje edhe mė herėt, pėr njohjen e pavarėsisė sė vendit, ne nė shtator do tė hyjmė nė njė fazė defensive, ku duhet mbrojtur nga sulmi i Serbisė, i cili do tė zhvillohet nė Asamblenė e Pėrgjithshme pėr tė ngrirė nė njė formė apo tjetėr legjitimitetin ndėrkombėtar tė Kosovės.
lajme.parajsa.com

































