Thaci: Kosova, 6 muaj me pas
19.08.2008 12:03 Rajoni - Burimi: Koha Jone Rajoni
E Marte, 19 Gusht 2008
PRISHTINE - Kryeministri i Republikes se Kosoves doli dje perpara mediave ne Prishtine dhe beri nje analize te punes se qeverise qe ai drejton, per gjashte muajt qe kaluan. Kjo periudhe perkon me 17 shkurtin kur u shpall Pavaresia e Kosoves, ndersa tani, po kryhet reduktimi gradual i pranise se Kombeve te Bashkuara permes UNMIK-ut.
Zyrtaret e UNMIK-ut konfirmuan se eshte arritur marreveshja me BE-ne per nenshkrimin e nje aranzhimi teknik, me te cilin UNMIK-u fillon bartjen, perkatesisht shitjen e aseteve qe i ka shfrytezuar deri me tash, tek EULEX-i.
Kryeministri
Kryeministri Thaci tha se cdo transformim i UNMIK-ut, per Kosoven do te thote me shume pushtet dhe pergjegjesi shteterore. "Rikonfigurimi i UNMIK-ut do te sjelle me shume pergjegjesi shteterore per Qeverine e Kosoves", - deklaroi Thaci. Kryetari i Qeverise se Kosoves tha se mbeshtet perpjekjet qe po behen qe misioni i Bashkimit Evropian, EULEX-i, te behet sa me shpejt funksional ne Kosove, duke besuar se bashke me qeverine vendore do te ndikojne qe ne Kosove te kete nje sundim edhe me te mire e me efikas te rendit dhe ligjit. "Te gjithe jemi pajtuar me rikonfigurimin aktiv dhe do te kemi bashkepunim te ngushte edhe me ICO-n, edhe me EULEX-in. Roli i UNMIK-ut ka qene per t'u vleresuar ne tete vjetet e kaluar dhe eshte per t'u vleresuar edhe sot roli i Organizates se Kombeve te Bashkuara ne mbeshtetje te Republikes se Kosoves. Por, ne nderkohe, cdo transformim dhe rikonfigurim qe do te ndodhe ditet e ardhshme, nenkupton forcim te funksionimit te institucioneve te Republikes se Kosoves", u shpreh Thaci.
Marreveshja
Sipas marreveshjes teknike te arritur dje, administrata e UNMIK-u ia shet EULEX-it asetet qe nuk do t'i duhen me ne te ardhmen, pasi administrata e Kombeve te Bashkuara do t'i nenshtrohet nje procesi te rikonfigurimit qe do te sjelle si rezultat shkurtime ne stafin e kesaj administrate deri ne 70 per qind. Zedhenesi i UNMIK-ut, Alexander Ivanko, tha se ky nuk eshte nje Memorandum Mirekuptimi, pavaresisht se vete zyrtaret e UNMIK-ut e kishin cilesuar me heret si te tille. Sipas tij, kjo eshte vetem marreveshje teknike qe nuk ka te beje me aspektet politike. "Nuk eshte Memorandum Mirekuptimi, eshte nje aranzhim teknik qe ka te beje me transferimin e disa aseteve, sidomos te veturave dhe ndertesave qe jane shfrytezuar nga UNMIK-u tek EULEX-i", tha zedhenesi Ivanko.
lajme.parajsa.com

































