Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Ministri serb i Mbrojtjes: Marrėveshja e Kumanovės duhet tė ndryshojė

BEOGRAD- Ministri serb i Mbrojtjes Dragan Sutanovac thotė se nisma por tė ndryshuar marrėveshjen e Kumanovės nuk do tė thotė kthim tė ushtrisė serbe nė Kosovė. »»


Trajkoviē: Statusi i Kosovės nuk duhet tė rihapet pėr diskutim

08.09.2008 00:02 Rajoni - Burimi: VOA Ballkani

 

Udhėheqės tė serbėve tė Kosovės besojnė se Misioni i Bashkimit Evropian, EULEX do tė pranohet me kohė edhe nga pjesėtarėt e komunitetit serbė. Nėnkryetarja e Kėshillit Kombėtar serb pėr Kosovėn qendrore, Rada Trajkoviq, i tha Zėrit tė Amerikės se nė njė dialog tė mundshėm ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit nuk do tė pėrfshihej ēėshtja e statusit politik tė Kosovės, por do tė duhej biseduar pėr problemet thelbėsore me tė cilat pėrballen qytetarėt serbė nė Kosovė dhe po ashtu edhe qytetarėt shqiptarė.

Nėnkryetarja e Kėshillit Kombėtar serb pėr Kosovėn qendrore Rada Trajkoviē, beson se Misioni i Bashkimit Evropian pėr policinė dhe drejtėsinė, i njohur si EULEX do tė pranohet me kohė edhe nga pjesėtarėt e komunitetit serb. Ajo beson se njė dialog i mundshėm ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit ku nuk do tė pėrfshihej ēėshtja e statusit politik tė Kosovės, do tė shtendoste marrėdhėniet ndėrmjet shqiptarėve dhe serbėve nė Kosovė. Nė njė bisedė pėr Zėrin e Amerikės, zonja Trajkoviē thotė se qytetarėt serbė i kanė varur shpresat e tyre tek Beogradi, sepse Prishtina pėr dhjetė vjet me radhė nuk ka gjetur mėnyrėn pėr t'i pranuar ata si qytetar tė Kosovės. Kjo, sipas saj, ėshtė arsyeja, qė nė Kosovė kanė mbetur vetėm rreth 30 pėr qind e qytetarėve serb qė kanė jetuar para vitit 1999. Ajo thotė se Beogradi ka paguar njė ēmim pėr sjelljen e Millosheviēit dhe papėrgjegjshmėrinė e tij ndaj popullatės shqiptare, por sipas saj, edhe Prishtina duhet ta paguaj ēmimin pėr papėrgjegjshmėrinė e udhėheqėsve tė saj ndaj serbėve nė 10 vjetėt e fundit.

"Problemi ynė thelbėsor ėshtė se Kosova ėshtė bėrė e pavarur dhe ėshtė njohur nga shtete shumė relevante nė botė. Ajo ka nė tė vėrtetė njė pavarėsi shumė tė varur. Varėsi kjo ndaj mekanizmave ndėrkombėtar si KFOR-i i cili mbron sigurinė dhe Bashkimi Evropian ose vendet perėndimore me njė pėrkrahje tė mirė financiare", thotė zonja Trajkoviē duke shtuar se serbėt nė Kosovė, si dhe udhėheqėsit institucional nė Beograd nuk do ta pranojnė pavarėsinė e Kosovės. Megjithatė, ajo thotė se ėshtė e nevojshme qė serbėt tė vazhdojnė tė mbesin nė kėtė vend, por, institucionet e Kosovės duhet tė punojnė mė tepėr nė pėrmirėsimin e kushteve tė jetės, jo vetėm pėr qytetarėt serb, siē thotė ajo, por edhe pėr vet qytetarėt shqiptarė. Nė kėtė kuadėr, duhet tė zhvillohen edhe bisedimet e reja Prishtinė Beograd sipas planit tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara, Ban Ki Moon, thotė zonja Trajkoviē.

 "Unė do tė isha shumė e lumtur qė tė takoheshin Beogradi dhe Prishtina. Megjithatė, ėshtė normale qė Beogradi tė dalė me qėndrimin se kurrė nuk do ta njoh pavarėsinė e Kosovės dhe normalisht qė edhe pėrfaqėsuesit e Prishtinės do tė dalin  me qėndrimin se Kosova kurrė mė nuk do tė jetė nėn udhėheqjen e Beogradit. Por, kėto deklarime politike mund tė mbesin anash. Ka shumė probleme, jo vetėm tė qytetarėve serbė por edhe i atyre shqiptarė nė tė cilat palėt do tė duhet tė pėrqendroheshin pėr tė biseduar", thotė zonja Trajkoviēduke pėrmendur mes tė tjerash edhe bashkėpunimin nė fushat e ekonomisė dhe energjetikės.

Zonja Trajkoviē mendon se bisedimet Prishtinė - Beograd pėr zgjidhjen e, siē ėshtė thėnė, ēėshtjeve tė interesit tė pėrbashkėt tė tė dyja vendeve, do tė ndihmonin, edhe nė shtendosjen e marrėdhėnieve ndėrmjet qytetarėve serbė dhe shqiptarė nė Kosovė duke i ēliruar ata edhe nga urrejtja ndėr etnike. Por zonja Trajkoviē tėrheq vėrejtjen se nė kėto biseda nuk do tė duhej tė rihapej ēėshtja e statusit.

"Unė mendoj se sa herė qė tė fillohet tė bisedohet pėr statusit do tė hasim nė kundėrshtime dhe do tė prishet ai dialog e nuk do tė ketė vazhdim tė bisedave, sepse tė gjithė i kanė qėndrimet e betonuara tė tyre dhe nėse bisedohet pėr statusin, do tė bisedonim pėr asgjė, nuk do tė ketė asgjė nga ai takim", tha zonja Trajkoviē.

Ajo ėshtė e bindur se qėndrimi kundėrshtues i serbėve tė Kosovės ndaj pranisė sė re civile ndėrkombėtare do tė zbutet me kohė dhe EULEX-i do tė jetė nė gjendje tė shtrihet nė tėrė territorin e Kosovės. //mm//



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare