Turqia nėn hijen e konfliktit me kurdėt
16.07.2008 00:02 Rajoni - Burimi: 24 Ore Rajoni
Mali Ararat nė trikėndėshin kufitar turko-armeno-iranian, ku u rėmbyen nga PKK-ja tre turistėt gjermanėRėmbimi i alpinistėve gjermanė nė malin Ararat nė Anadoll nga partia e ndaluar kurde PKK si dhe tė shtėnat pėrara mureve tė konsullatės sė pėrgjithshme tė SHBA nė Stamboll hedhin hijen e dyshimit mbi pėr sigurinė.
Ēdo vlerėsim, i kėtyre ditėve nė Turqi, se perspektiva pėr antarėsimin nė BE ėshtė zbehur edhe mė shumė pėr shkak tė krizės nė politikėn e brendėshme, pritet me ironi. Interesi ndaj Evropės ėshtė ulur ndjeshėm. Gjendja nė politikėn e brendėshme po tensionohet nė pėrmasa dramatike dhe kriza e fundit nė vendin antar tė NATO-s kėrcėnon tė dalė nga kontrolli.
Ndėrkohė po spekulohet mjaft ashpėr. Teoritė e komplotit nuk mungojnė. Rėmbimi i tre turistėve alpinistė gjermanė nga Bavaria nė malin Ararat nė trikėndėshin kufitar turko-ameno-iranian ngre shumė pyetje. Pėrse separatistėt kurdė rezikojnė tė humbasin simpatinė e gjermanėve dhe tė evropianėve? Mos vallė kjo vetėm pėr t“u hakmarrė ndaj ndalimit tė veprimtarisė sė njė televizioni kurd qė transmeton nga Danimarka nė Gjermani?
A janė vėrtetė tė rėmbyerit simpatizantė tė PKK-sė dhe mos ndoshta aksioni ėshtė bėrė me marrėveshje? Pėrse u seleksionuan pėr t“u rėmbyer vetėm tre nga 13 turistėt gjermanė ? Tek e fundit gjėrat do tė sqarohen vetėm kur gjermanėt tė jenė tė liruar nė Gjermani.
Fakt ėshtė, qė partia fetare-konservatore AKP nė pushtet nėn kryeministrin Rexhep Taip Erdogan, e vlerėsuar me tone tė zjarrta edhe nė Evropė, nuk ia ka dalė deri tani qė tė zgjidhė ēėshtjen e kurdėve. Qėndrimi i kėsaj qeverie thuajse nuk ndryshon aspak prej atyre tė mėparshmeve nė Ankara, qė nė rast dyshimi kanė preferuar gjithmonė zgjidhjet ushtarakisht duke humbur besimin e kurdėve dhe duke u mbetur borxhlinj atyre me premtimet pėr njohjen e realitetit kurd. Kjo ka bėrė qė tė thellohet edhe mė shumė humnera mes kurdėve dhe turqve.
Shumė pikėpyetje dalin edhe prej "sulmit" ndaj konsullatės sė pėrgjithshme tė SHBA nė Stamboll. Dyshohet, se pas vrasjes dhe plagosjes sė policėve turq pėrpara kompleksit tė fortifikuar mirė tė konsullatės nė Bosfor qėndron dora e Al Kaidės. Por pėrse fundamentalistėt militantė riskojnė humbjen e imazhit nė Turqi me njė aksion, qė armikut kryesor SHBA nuk do t“i prekte asnjė fije floku?
Mos vallė nuk ka qenė Al Kaida? Kanė qenė ndoshta sėrish forcat e errėta nacionaliste nė ilegalitet qė kanė vepruar? Tė dyshuarit si antarė tė kėtyre grupimeve nga radhėt e apartit tė policisė nėn komandėn supreme tė Erdoganit u arrestuan javėt e fundit njėri pas tjetrit nėn dyshimin pėr pėrgatitje puēi. Mos vallė pėrmes kėtij aksioni synohej, qė tė jepej njė tjetėr dėshmi pėr vėrtetimin e tentativės pėr puē ushtarak pėrmes nxitjes sė trazirave tė brendėshme dhe pėr t“i dhėnė theks procesit pėr ndalimin e partisė AKP nga Gjykata Kushtetuese?
Edhe tė shtėnat para mureve tė konsullatės sė pėrgjithshme tė SHBA nė Stamboll, ashtu si dhe rėmbimi i turistėve gjermanė nė distancėn gati 2 orė flurutim nė Lindje tė Turqisė, do tė mund tė sqarohen deri nė fund, vetėm nėse do tė mund tė zbulohen gjatė hetimeve personat qė fshihen opas kėsaj. Fakt ėshtė qė nė Turqi ka njė problem terrori dhe se kėrcėnojnė tė tjera sulme edhe mė tė mėdha, veēanėrisht nėpėr metropole dhe nė qendrat urbane tė vendit.
Jo vetėm Erdogani dhe partia e tij, por edhe i gjithė vendi ndodhet me shpatulla pas murit. Rrugėdalje nga kriza ende nuk po duket nė horizont. Thirrjet pėr arėsye tingėllojnė si boshe dhe tatėpjeta e politikės sė brendėshme po pėrshpejtohet. Ndėrhyrja e ushtrisė as nuk dėshirohet dhe as nuk do tė sillte pėrmirėsim.
Por qė tė ruhet vullneti pėr vendosjen e normalitetit, nuk duhet tė ndėrpriten bisedimet pėr antarėsim mes BE-sė dhe Turqisė, temė kjo qė po debatohet nė vendet evropiane. Njė sinjal i tillė mund tė ketė pasoja fatale pėr Turqinė dhe pėr fqinjėt e saj tė drejtpėrdrejtė.
lajme.parajsa.com































