Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Ministri serb i Mbrojtjes: Marrėveshja e Kumanovės duhet tė ndryshojė

BEOGRAD- Ministri serb i Mbrojtjes Dragan Sutanovac thotė se nisma por tė ndryshuar marrėveshjen e Kumanovės nuk do tė thotė kthim tė ushtrisė serbe nė Kosovė. »»


Udhėheqėsit e Qipros bisedojnė sot pėr tė ardhmen e ishullit

03.09.2008 12:06 Rajoni - Burimi: Balkanweb Rajoni

 

QIPRO-Presidenti i Qipros Dimitris Kristofias dhe udhėheqėsi i qipriotėve turq, Ali Talat fillojnė sot bisedimet pėr tė zgjidhur ēėshtjen e ishullit tė ndarė mesdhetar.

Tė dyja palėt thanė se janė tė vendosura pėr t’i dhėnė fund ndarjes, qė filloi nė vitin 1974, kur trupat turke ndėrhynė nė pėrgjigje tė njė grushti ushtarak tė mbėshtetur nga Athina, qė synonte bashkimin e Qipros me Greqinė.

I dėrguari i OKB-sė Aleksander Dauner do tė marrė pjesė nė takimin e nesėrm, qė pritet tė jetė kryesisht ceremonial, me negociatat qė do tė vazhdojnė javėn e ardhshme. Zoti Dauner, ka thėnė se bisedimet pėrfaqėsojnė shpresėn mė tė mirė pėr njė zgjidhje bashkėkohore.

Pėrpjekjet e mėparėshme pėr ribashkim kanė dėshtuar pėr shkak tė mosmarrėveshjeve mbi ndarjen e pushtetit dhe situatės sė qipriotėrve grekė tė shpėrngulur nga pushtimi turk.
(d.b/VOA/BalkanWeb)



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare