Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Ministri serb i Mbrojtjes: Marrėveshja e Kumanovės duhet tė ndryshojė

BEOGRAD- Ministri serb i Mbrojtjes Dragan Sutanovac thotė se nisma por tė ndryshuar marrėveshjen e Kumanovės nuk do tė thotė kthim tė ushtrisė serbe nė Kosovė. »»


Xanier kėrkon njė rol mė tė madh tė OSBE-sė nė Kosovė

04.09.2008 18:48 Rajoni - Burimi: VOA Ballkani

Kreu i misionit tė OKB-sė nė Kosovė i bėri thirrje OSBE-sė, tė luajė njė rol mė aktiv nė Republikėn e Kosovės.

Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Xanieri tha se Organizata pėr Sigurinė dhe Bashkėpunimin nė Evopė ka njė avantazh nė Kosovė pėr shkak tė pėrqasjes sė saj neutrale, bazuar tek tė drejtat dhe rrjetit tė zyrave rajonale.

Duke folur sot gjatė njė takimi tė OSBE-sė nė Vjenė, zoti Xanier tha se njė bashkėveprim mė i fuqishėm me misionin e Administratės sė Pėrkohshme tė OKB-sė nė Kosovė, ėshtė i nevojshėm pėr tė mbrojtur komunitetet pakicė dhe pėr tė ndihmuar nė kthimin e personave tė zhvendosur.

Zoti Xanier ėshtė ankuar se autoriteti ligjor i administratės sė tij nė Kosovė ėshtė “zhdukur”, qė kur Kosova shpalli pavarėsinė nga Serbia nė shkurt dhe miratoi kushtetutėn nė qershor.

Administrata e OKB-sė ka nė plan t’ia transferojė kompentencat nė sektorė tė tillė si policia, drejtėsia dhe doganat, tek misioni i Bashkimit Evropian. //rd//



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare