Yamamoto: Prilli i thyer i Kadaresė mė nxiti tė merrem me Kanunin
23.08.2008 00:01 Rajoni - Burimi: TemA Rajoni
Intervistė me Kazuhiko Yamamoto, profesorin e shkencės sė antropologjisė nga Universiteti Kyushu, Fukuoka/ Japoni. Prof. Yamamoto ėshtė njė antropolog i njohur pėr studimet e tij nė fushėn e kulturės shqiptare, veēanėrisht mbi strukturėn etike tė kanunit dhė nėnkuptimet e saj kulturore
Ėshtė paksa e e ēuditshme qė njė profesor japonez ka treguar interes nė Kanunin shqiptar. Ēfarė ju ka shtyrė ta bėni kėtė gjė?
Nė momentin qė po lexoja librin Prilli i thyer tė shkruar nga Ismail Kadare u ndesha me Kanunin. Vura re se Kanuni kishte njė sfond tė fuqishėm etik. Qė tė jemi tė saktė zanafilla e kėtij kėrkimi nis nė vitin 1990 kur unė po bėja njė udhėtim nė Europėn Lindore. Gjatė udhėtimit mė ra nė dorė njė guidė udhėtimi publikuar nga Shtėpia Botuese Lonely Planet. Nė kėtė guidė u ndesha me emrin e Xhek Shulmanit, i cili banonte nė New York dhe shiste libra dhe periodikė nga Shqipėria. Bleva mjaft libra prej tij, mes tė cilave dhe romanin Prilli i Thyer i Ismail Kadaresė. Ėshtė pikėrisht ndikimi i kėtij libri, tė cilin e lexova mė 1991 qė mė bėri kurioz e mė nxiti tė nis itinerarin tim nė kėrkim tė Kanunit. Kur e lexova kėtė vepėr u binda se Kanuni kishte njė sfond tė fuqishėm etik; se struktura e tij etike duhej sqaruar pasi mund tė pėrfaqėsonte bazėn e njerėzimit dhe origjinėn e qytetėrimit. Nisa tė bėj njė studim krahasues, pasi vura re qė kishte ngjashmėri nė koncepte mes Kanunit dhe kulturės antike japoneze.
Mund tė na tregoni ju lutem disa ngjashmėri ndėrmjet Kanunit dhe zakoneve tė shoqėrisė sė lashtė japoneze?
Unė zbulova qė njė nga konceptet mė tė rėndėsishme nė kanun ishte miku. Nėse njė i panjohur viziton shtėpinė tėnde, sipas Kanunit njerėzit do ta presin atė shumė pėrzemėrsisht dhe do ti ofrojnė atij strehė dhe ushqim pėr atė natė dhe nė kėmbim tė kėsaj, mysafiri do ti falėnderonte dhe do tu jepte bekime atyre. E pikėrisht nė kėtė pikė jam pėrpjekur tė sqaroj strukturėn etike tė Kanunit duke studiuar kulturėn e lashtė japoneze, sipas interpretimit tė folkloristit japonez Shinoku Orikuchi. Njė nga konceptet mė tė rėndėsishme pėr japonezėt e lashtė qė jetonin nė njė botė pagane plot me perėndi, pra njė njė botė mitologjike, ishte koncepti i mikut. Ata besonin se Perėnditė vinin pėr vizitė nė fshatrat e tyre 2 herė nė vit, tė maskuar si miq me qėllim qė tė bashkoheshin me fshatarėt, tė bisedonin dhe tu pėrcillnin bekime. Kur njė mik vinte pėr vizitė nė shtėpinė e fshatarit, ky i fundit e priste atė me respekt dhe i shtronte pėr tė ngrėnė e pėr tė pirė. Nė shkėmbim tė kėsaj mikpritje, miku jepte bekime, citimi gojor i tė cilave besohej se kishte fuqi magjike, qė siguronte mbarėsi e lumturi pėr familjen e mikut gjatė gjithė vitit. Meqė smund tė ketė mikpritje pa sofėr, pra pa ushqim koncepti i mikut duhet ēiftuar me konceptin e bukės apo ushqimit. Japonezėt e lashtė besonin se orizi kishte njė shpirt apo fuqi magjike qė i gjallėronte njerėzit. Pėr kėtė arsye ngrėnia e orizit nė tė njėjtėn tavolinė me tė tjerėt i bashkonte ata tė gjithė pėr tė ndarė sė bashku shpirtin e orizit, duke forcuar kėshtu marrėdhėniet mes gjithė atyre. Kėshtu pra, shprehja e mikpritjes nėpėrmjet mikut nė shtėpi dhe sofrės sė shtruar ishte mjaft e rėndėsishme pėr japonezėt e lashtė. Ajo pėrsėriste ritualin e shenjtė tė shkėmbimit me Perėnditė. Pėr mua janė dy linja faktesh tė cilat tregojnė qartė se mikpritja pėrbėnte esencėn e kulturės sė lashtė japoneze. E para ka tė bėjė me ritualin perandorak qė ėshtė ndjekur nga tė gjithė perandorėt qė nga kohėt e lashta. Rituali njihet me termin Daijosai pra Rituali i Servirjes sė Ushqimit tė Madh dhe ndėrmerret nga Perandori vetėm njė herė, kur ai ngjitet nė fron. Posaēėrisht pėr kėtė ritual ka qenė ndėrtuar edhe njė vend i shenjtė me dy salla tė mėdha. Nė kėtė vend tė shenjtė Perandori i ri prźt Perėndinė e quajtur Amaterasu, qė njihet si pasardhėsja mitologjike e familjes perandorake, i ofron ushqim dhe ha sė bashku me tė. Vendi i shenjtė i pėrdorur pėr kėtė ritual menjėherė shkatėrrohet dhe digjet, pas pėrfundimit tė tij. Me kryerjen e kėtij rituali mikpritjeje, besohej se Perandori shndėrrohej nė njė Perėndi pėr sė gjalli. Perandori aktual Akihito e kreu kėtė ritual mikpritje mė 22 dhe 23 nėntor 1990 duke ndjekur kėshtu traditėn e paraardhėsve. Linja e dytė e fakteve ka tė bėjė me vendin e shenjtė tė quajtur Izumo, njė nga mė tė vjetrit e vendeve tė shenjtė Shinto nė Japoni. Ky vend i shenjtė ėshtė ndėrtuar sipas stilit mė tė vjetėr arkitekturor nė Japoni, i quajtur Taisha-Zukuri. Ai pėrmban njė hapėsirė tė gjerė, me tipare tė caktuara, siē ėshtė ekzistenca e ēerekut tė kėsaj sipėrfaqeje pėr tė pritur miqtė dhe pėr tė ngrėnė ushqim bashkė me ta, ēka gjendet gjithashtu nė arkitekturėn rezidenciale tė kohėve tė lashta. Si rituali i kryer nga Perandori qė nga kohėt e lashta, ashtu edhe struktura apo arkitektura e vendit tė shenjtė Shinto ndėr mė tė vjetrit nė Japoni, na bėjnė tė besojmė se konceptet e mikut dhe tė ushqimit kanė qenė themeltare nė qytetėrimin e lashtė japonez. Shqiptarėt duket se kanė tė njėjtin koncept tė mikut dhe tė njejtėn traditė tė mikpritjes me japonezėt e lashtė. Kanuni thotė: Shtėpia e shqiptarit i pėrket Zotit dhe Mikut. Miku duhet tė nderohet me bukė e kripė e zemėr. Miku zė vendin e nderit nė tavolinė dhe pėrgjatė gjithė kohės ėshtė nėn mbrojtjen e tė zotit tė shtėpisė.
Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare nė romanin e tij Prilli i thyer shkruan miku brenda dyerve tė konakut ėshtė i shenjtė pėr shqiptarin dhe i pakrahasueshėm me asgjė tjetėr Miku nė jetėn e njė shqiptari pėrfaqėson kategorinė mė tė lartė etike, mė tė rėndėsishme se edhe marrėdhėniet e gjakut Miku ėshtė nė tė vėrtetė gjysmė perėndi.
Kėto nene dhe fraza tregojnė se shqiptarėt i mbeten besnik konceptit se miku ėshtė njeri i nderuar, i cili duhet tė trajtohet me gjithė mikpritjen e duhur, njėsoj si tė ishte njė entitet i shenjtė. Studimi krahasues midis kulturės japoneze dhe shqiptare qė evidenton ngjashmėritė e koncepteve tė mikut dhe ushqimit si edhe traditėn e mikpritjes mes japonezėve dhe shqiptarėve tė lashtė mė ka ndihmuar dhe mė ka dhėnė ēelėsin pėr tė zgjidhur nyjen gordiane tė Kanunit.
Profesor, sipas studimit tuaj a ka ndonjė element tė Kanunit qė mund tė pėrdoret nė kushtetutėn shqiptare. Bėhet fjalė pėr njė kushtetutė demokratike?
Sigurisht mikpritja e cila nėnkupton qė ti pret njerėz nga vende apo komunitete tė tjera shumė pėrzemėrsisht, pra i ofron ushqim, strehė dhe mbrojtje. Unė mendoj se ky duhet tė jetė princip nė njė shoqėri demokratike. Unė kam evidentuar e nxjerrė gjashtė koncepte bazė nga Kanuni, besa, nderi, miku, gjaku, buka dhe hakmarrja. Mbi bazėn e tyre kam pėrpunuar e zhvilluar strukturėn etike tė kėtij kodi. Kėto koncepte mund tė jenė tė aplikueshme nė shoqėrinė moderne, natyrisht duke i bėrė modifikimet e duhura. P.sh nėse njė person dėmton nderin tuaj ju mund tė ngrini padi ndaj kėtij fyesi. Gjykata do tė neutralizojė fyerjen duke dhėnė njė ndėshkim apo gjobė ndaj tij me mjete legale. Nėse njė person vret me qėllim njė anėtar tė familjes suaj, vrasėsi arrestohet nga policia e sillet para drejtėsisė. Nė kėtė rast gjaku i derdhur kompensohet me ndėshkimin e vrasėsit, tė administruar nga shteti. Nuk besoj se sistemi juridik nė shoqėrinė e sotme mund tė qėndrojė pa kėto koncepte tė modifikuara pėr tiu pėrshtatur njė shoqėrie me autoritet shtetėror.
Pra me pak fjalė tė pranosh mikun dhe ti ofrosh atij mikpritje, pra tė duash njerėzit e tjerė. Ky duhet tė jetė principi i njė kushtetute demokratike
Shumė vite duke studiuar kanunin A keni hasur vėshtirėsi nė gjetjen dhe konsultimin e literaturės sė nevojshme lidhur me ketė ēėshtje?
Sigurisht siē e dini Japonia ndodhet shumė larg Shqipėrisė. Dhe njerėzit atje kanė shumė pak informacion nė lidhje me Shqipėrinė. Kur lexova Prillin e thyer nė janar 1991, mu duk se kisha arritur kulmin mė verior tė njerėzimit dhe se smė kishte mbetur mė asgjė misterioze lidhur me kėtė. Edhe sot e kėsaj dite ruaj tė njėjtėn ndjesi. Ky ndikim mė shtyu tė nis kėrkimet e mia mbi Kanunin. Natyrisht nuk e pata tė lehtė, pasi nė Japoni kishte fare pak literaturė mbi Shqipėrinė dhe Kanunin dhe unė vetė nuk kisha fare njohje me studies tė Kanunit. Arrita tė bėhem mė familjar me kėtė vepėr pasi lexova librin e Margaret Hasluck Ligji i pashkruar nė Shqipėri, tė cilin arrita ta gje nė dy biblioteka universitare nė Japoni nė vitin 1992. Sidoqoftė, mė duhej tė gjeja vetė Kanunin pėrpara se tė shkruaja njė artikull shkencor pėr tė. U pėrpoqa tė marr dhe tė lexoj njė mikrofilm mbi Kanunin tė prodhuar nė Itali mė 1941. Nė atė moment mendova se do tė mė hajė shumė kohė tė lexoja versionin italian tė Kanunit dhe kjo mė shqetėsoi mjaft pasi spo mund tė kryeja asnjė kėrkim nė lidhje me tė. Sidoqoftė fati i mirė nuk mė braktisi. Mėsova se njė version anglisht i Kanunit ishte botuar mė 1989 nė Nju Jork nga shtėpia botuese Gjolekaj. Mė sė fundi, nė qershor tė vitit 1993, arrita ta marr Kanunin e Lekė Dukagjinit. Menjėherė fillova tė analizoj konceptet etike tė tij dhe tė pėrpunoj strukturėn e tij etike. Nė kėtė kontekst mė 1994, shkrova artikullin e shkurtėr Kodi Fisnor Zakonor nė Shqipėrinė e Veriut: analizė strukturore e Etikės dhe i dėrgova njė kopje z. Xhek Shulman, i cili pati mirėsinė tia shpėrndajė atė Kadaresė, Antonia Yong, Leonard Fox dhe individė tė tjerė. Kjo ishte edhe pika e kthesės, e cila mė bėri tė mundur ta zgjeroj spektrin e kėrkimit tim mbi Kanunin. Pra kėtu nisi udhėn kėrkimin im
Ju keni studiuar nė thellėsi Kanunin. Keni hasur nė pika pozitive ashtu edhe negative. Cilat janė anėt e errėta tė Kanunit?
Sipas meje Kanuni ėshtė njė kod zakonor, i cili duhet tė funksionojė nė ato shoqėri pa shtet. Pra nėse Kanuni po funksionon nė njė shoqėri pa shtet, nuk ka asgjė tė keqe tek Kanuni. Por siē e dini tashmė ne jetojmė nė njė shoqėri me shtet dhe nė kėtė rast ne kemi pikat pozitive dhe pikat e errėta tė Kanunit .
Njė nga pikat e errėta tė Kanunit nė Shqipėri ėshtė gjakmarrja. Cili ėshtė opinioni i juaj nė lidhje me kėtė?
Ėshtė vėrtet fatkeqėsi qė ka ende gjakmarrje nė Shqipėri, ndonėse fuqia shtetėrore ėshtė mjaft e madhe. Dikur shteti nuk e kontrollonte kėtė zonė, por sot qė forcat policore mund tė shkojnė kudo, gjakmarrja ėshtė e pavend
A ekziston fenomeni i gjakmarrjes nė Japoni?
Tani? Jo tani nuk ekziston
Po nė tė kaluarėn ka ekzistuar?
Po sigurisht qė ka ekzistuar. Japonezėt hakmerreshin nėse babai i tyre vritej dhe kjo ka ekzistuar deri nė vitin 1867. Por nė vitin 1869, qeveria japoneze nxori njė urdhėr pėr ndalimin e hakmarrjes dhe kėshtu populli japonez nuk u hakmor mė. Qė qė nga ajo kohė nuk ka patur asnjėherė hakmarrje apo siē mund ta quajmė gjakmarrje qė nga ajo kohė
Sipas jush edhe sa vite duhen qė fenomeni i gjakmarrjes nė Shqipėri tė marrė fund?
Nuk e di, por nėse keni njė shtet efiēent, mendoj se do tė zhduket nė njė tė ardhme tė afėrt. Por nėse shteti nuk funksionon ashtu siē duhet, do tė vazhdojė pėr njė kohė tė gjatė, pra ėshtė nė varėsi tė shtetit se si ai funksionon nė kėtė shoqėri
Nė librin tuaj ju keni shkruar pėr Kanunin dhe fenė. Thoni se Kanuni ėshtė i parakrishterė. Do tė doja tė dija nėse shihni ndonjė lidhje lidhje mes tolerancės fetare nė Shqipėri dhe Kanunit?
Toleranca fetare nė fakt shqiptarėt dinė shumė gjėra nė lidhje me Kanunin.. pra kemi njė ndikim tė madh tė Kanunit nė traditat kulturore tė shqiptarėve. Le ti hyjmė analizės pak mė nė thellėsi. Kanuni ėshtė njė kod antik dhe si i tillė u krijua nė mėnyrė spontane, askush nuk e krijoi, u krijua nga vetė qytetarėt. Pra Kanuni tregon natyrėn mė tė thellė tė njeriut, sidomos emocionet. Nė periudhėn antike nuk ka patur fe, ka pasur shumė zota, atė qė ne e quajmė politeizėm ose paganizėm. Vlerat morale dhe etike tė Kanunit janė tė kėsaj periudhe. Unė kam analizuar Kanunin dhe kam gjetur gjashtė vlera kryesore kryesore tė cilat e pėrshkojnė atė nga fillimi deri nė fund. Ato janė fjala e dhėnė, nderi, mikpritja, afėrsia fisnore, mėshira dhe hakmarrja. Tė gjitha kėto pika kanė tė bėjnė me njė fe pagane, pasi ata i japin rėndėsi natyrės sė thellė njerėzore, pemėve, liqeneve etj, pra ēdo gjėje jetike. Pėr sa i pėrket tolerancės, e thashė qė mė parė qė Kanuni nuk mbėshtet luftėn, por tolerancėn, kėshtu qė ai padyshim ka tė bėjė me tolerancėn fetare nė Shqipėri
Tė flasim hapur shqiptarėt nuk janė tė interesuar tek feja, ashtu siē nuk janė tė interesuar edhe japonezėt, pra me njė fjalė ēdo gjė ėshtė nė rregull Japonezėt nuk i japin shumė rėndėsi fesė ashtu siē nuk i japin edhe shqiptarėt. Sipas meje shqiptarėt dhe japonezet kanė tė njėjtat pikėpamje ndaj feve tė tjera
Mendoni se Kanuni ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė dėshirėn e madhe tė shqiptarėve pėr tė qenė tė pavarur gjatė gjatė pushtimeve tė huaja, e kam fjalėn veēanėrisht pėr pushtim osman tė Shqipėrisė?
Me aq sa di unė, turqit otomanė erdhėn nė Ballkan rreth shekullit 14- 15, ku pushtuan edhe Shqipėrinė. Sidoqoftė pushtuesit osmanė nuk mundėt tė hynin nė disa zona veriore tė Shqipėrisė pėr shkak tė terrenit malor ishte shumė e vėshtirė pėr tė penetruar nė kėto zona pra njerėzit e kėtyre zonave kishin kodin e tyre, pra Kanunin. Pra atė qeverisnin veten e tyre me kėtė Kanun. Dhe kjo traditė vazhdoi nga kohėt antike deri nė shekullin e 20-tė nė zonat veriore tė Shqipėrisė. Dhe mendoj se Kanuni ishte njė nga pikat themelore nė tė cilat u ndėrtua identiteti kombėtar kėshtu qė mendoj se Kanuni ka kontribuar shumė nė pavarėsinė e shqiptarėve.
Ju keni studiuar Kanunin dhe jetesėn e shqiptarėve tė 6 apo 7 shekujve mė parė. Ndėrkohė qė sot keni lidhje me shqiptarėt e sotėm. A shihni ndonjė lidhje tek shqiptarėt e ditėve tė sotme me shqiptarėt e qindra viteve mė parė?
Sigurisht shqiptarėt kanė vlera etike tė cilat janė shumė tė ngjashme me ato tė shqiptarėve tė 6 apo 7 shekujve mė parė si pėr shembull besa. Shqiptarėt e vlerėsojnė shumė besėn. Ėshtė diēka e shenjtė pėr ta
Pra ju nėnkuptoni se ka njė vazhdimėsi?
Po mendoj se ka njė vazhdimėsi dhe mendoj se kjo ėshtė njė gjė e mirė
Shumė shqiptarė sot e quanė tabu apo si njė pjesė e prapambetjes sė kohės Kanunin, dhe mendoj se e njėjta gjė ndodh edhe nė Japoni. Ndėkohė qė ju shkruani nė librin tuaj se se kanuni ėshtė vlerė
Po. Besoj se keni dėgjuar pėr samurajt japonezė. Njė nga detyrat themelore pėr samurajt ėshtė qė tė hakmerren nėse babai i tyre vritet. Ishte njė ēėshtje nderi. Kėshtu qė ata duhet tė vrisnin. Por siē pėrmenda edhe mė parė pas urdhrit nga shteti japonezėt e ndalėn e hakmarrjen. Por koncepte tė tilla si trimėria, nderi, besa, mikpritja arritėn tė mbijetonin nė shoqėrinė japoneze dhe si tė thuash janė shkrirė nė mentalitetin tonė. Por nė Japoni, flas pėr shoqėrinė moderne, ne nuk hakmerremi kurrė. Ne e kemi lėnė pas kėtė gjė, por sistemi i vlerave ėshtė ende nė mendjet tona, nė shoqėritė tona.
Duke kaluar paksa nė diēka tjetėr. Ju u takuat me kryeministrin Berisha. Pėr ēfarė biseduat?
Kisha mėsuar se kryeministri Berisha e ka origjinėn nga Tropoja, njė nga zonat ku Kanuni ėshtė mjaft i pėrdorur, kėshtu qė folėm pėr Kanunin. Berisha tha se kur ishte nė SHBA, amerikanėt i thanė se Kanuni ishte njė ndėr ligjet mė tė mira nė botė, sepse nėse dikush tė dėrgon njė lajmėtar, nuk mund ta vrasėsh, nuk mund ta prekėsh. Ndėrkohė qė unė i thashė se 800 vjet mė parė, mongolėt dėrguan njė lajmėtar te ne nė Japoni, me anė tė tė cilit na informonin, se duhet tė dorėzoheshin pėrndryshe do tė niste lufta. Por perandori i Japonisė e vrau kėtė lajmėtar, duke detyruar Mongolinė tė dėrgonte njė ushtri gjigande pėr tė pushtuar vendin. Por era e fortė i theu dy herė forcat mongole, pra era e fortė shėrbeu si kamikaze nė kėtė rast. Nė Shqipėri nuk do tė ndodhte diēka e tillė pėr shkak tė kėsaj vlere. Kryeministri ishte mjaft i informuar mbi Kanunin. I kisha dėrguar librin tim me ministrin e jashtėm, kur vizitoi Japoninė. Besoj se e ka lexuar kėtė libėr pasi mė dha shumė informacione.
Cili ėshtė opinioni apo pėrshtypjet tuaja mbi njerėzit, atmosferėn dhe mjedisin e Shqipėrisė?
Kur flas me shqiptarėt mė duket sikur flas me japonezėt. Nuk e di pse, por mentaliteti shqiptar ėshtė shumė i ngjashėm me atė japonez
Mos ndoshta kjo vjen nga Kanuni?
Nuk e di. Por ka diēka tė ngjashme. Kam njė lidhje tė fortė me shqiptarėt dhe siē e dimė dy shtetet tona kanė marrėdhėnie shumė tė mira me njėri-tjetrin.
lajme.parajsa.com

































