Zbulohet ne Prishtine "banda e vulave"
17.05.2008 11:49 Rajoni - Burimi: Koha Jone Rajoni
E Shtune, 17 Maj 2008
Policia ne Kosove ka arrestuar gjashte persona, mes tyre dhe nje pjesetar te Sherbimit Policor te Kosoves, qe dyshohen per organizimin e emigracionit te jashteligjshem. Arrestimet u bene ne oret e para te mengjesit te djeshem, gjate bastisjes se disa objekteve ne Prishtine, Ferizaj dhe Kacanik nga njesia hetuese e departamentit te policise kufitare me urdher te gjykates se qarkut ne Prishtine. Shefi i sektorit te hetuesise se policise kufitare, Nevruz Hasani, tha se gjate bastisjes ishin gjetur rreth njeqind vula te institucioneve vendore dhe nderkombetare, perfshire edhe vulen e shefit te UNMIK-ut, Joackim Ruker.
Nderkohe policia thote se ka konfiskuar dhe pasaporta, leternjoftime, patenta shoferi, leje te qendrimit te shteteve te ndryshme dhe materiale qe kane sherbyer per falsifikimin e dokumenteve. "Dokumentet ishin perdorur per emigracion te jashteligjshem", pohoi z.Hasani. "Cmimi i nje dokumenti te falsifikuar ishte rreth 2500 deri ne 3500 euro", detajoi ai, duke shtuar: "Shume nga qytetaret, te shtyre nga kushte te renda sociale, per te bere nje zgjedhje kane rene pre e mashtruesve".
Gjate javeve te kaluara Sherbimi Policor i Kosoves ka ndaluar dy grupe te tjera kriminale, nen dyshimin per trafikim dhe falsifikim dokumentesh. Kurse dje ne pranga rane dhe tre serbe, qe permes mashtrimit e falsifikimit te dokumenteve, u perpoqen te fitojne 100 mije euro me shitblerje abuzive te prones se nje shqiptari ne Gjakove.
lajme.parajsa.com

































