Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Ministri serb i Mbrojtjes: Marrėveshja e Kumanovės duhet tė ndryshojė

BEOGRAD- Ministri serb i Mbrojtjes Dragan Sutanovac thotė se nisma por tė ndryshuar marrėveshjen e Kumanovės nuk do tė thotė kthim tė ushtrisė serbe nė Kosovė. »»


Zenun Pajaziti: SHPK merr kompetencat hap pas hapi

21.08.2008 18:03 Rajoni - Burimi: Koha Jone Rajoni


E Enjte, 21 Gusht 2008

Perfaqesuesit e institucioneve te Kosoves thone se kompetencat qe kane mbetur pa u transferuar nga policia e UNMIK-ut te policia e Kosoves, do te barten hap pas hapi. Nderkaq, zyrtaret e larte te policise se Kosoves konsiderojne se policia eshte e gatshme t'i pranoje te gjitha pergjegjesite. Qeveria e Kosoves pret qe gjate procesit te rikonfigurimit te misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove t'i marre persiper pergjegjesite qe i takojne ne fushen e policise. Ministri i Brendshem i Kosoves, Zenun Pajaziti, thote se marrja e pergjegjesive te mbetura ne kete fushe do te behet hap pas hapi. "Ne duhet ta bejme kete proces hap pas hapi. Duhet te themi se ne disa nga ceshtjet qe jane te ndjeshme, neve na nevojitet kohe per t'u pergatitur ne kuptimin e kapaciteteve tona", u shpreh Ministri Pajaziti. Sipas tij, Qeveria eshte e perkushtuar qe te zbatoje Kushtetuten dhe ligjet, qe tanime jane aprovuar ne Kuvend, duke shtuar se, policia tashme ka filluar t'i zbatoje obligimet e veta qe dalin nga ligji. Ai pohon se polica e Kosoves eshte e interesuar dhe e gatshme qe sa me pare t'i marre te gjitha kompetencat qe i takojne nga policia nderkombetare. Sipas tij, me ardhjen e misionit te Bashkimit Evropian, nuk mund te kete perzierje kompetencash. "Ne e kemi te sqaruar pozicionin tone. Ne e kemi Kushtetuten tone te re dhe e kemi ligjin. Ne do te bashkepunojme, do te kerkojme dhe eshte shume e mireseardhur mbeshtetja edhe e misionit te EULEX-it dhe misionit te rikonfiguruar te UNMIK-ut", theksoi Ministri i Brendshem i Kosoves. Sipas tij, duhet te zbatohet ligji dhe nuk ka asnje dileme sa i perket kesaj ceshtjeje. "Po ashtu, edhe misioni i sundimit te ligjit i BE-se eshte sqaruar me kohe. Misioni i tyre do te jete qe te na mbeshtesin dhe te vezhgojne punen tone. Por, ne fakt, kompetencat tona jane definuar dhe jane dhene me kohe me Kushtetute", deklaroi Pajaziti. Ekspertet e sigurise thone se pjesetaret e policise kane treguar pjekurine e tyre qe t'i marrin te gjitha pergjegjesite, te cilat u takojne.






Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare