Greqi, atentat kundėr njė zyre shėrbimesh fiskale
03.07.2009 17:04 - Kategoria: Rajoni
ATHINĖ- Njė bombė shpėrtheu sot nė mėngjes pėrpara njė zyre shėrbimesh fiskale nė lagjen Ambelokipi, pranė qendrės sė Athinės, duke shkaktuar dėme materiale, njoftuan burime policore.
Gjysmė ore pėrpara shpėrthimit nė orėn lokale 04:37 (01:37 GMT), qė u shoqėrua edhe me njė zjarr tė fuqishėm, disa tė panjohur i telefonuan dy tė pėrditshmeve greke pėr t'i njoftuar pėr kėtė shpėrthim, sipas tė njėjtit burim.
Shėrbimet antiterroriste tė policisė u ngarkuan me hetimet.
Atentatet me lėndė shpėrthyese apo djegėse janė tė shpeshta nė Athinė dhe Selanik (veri) dhe shpesh u hidhen grupeve tė ekstremit tė majtė ose lėvizjes anarshiste. Ato venė shpesh nė shenjestėr qendra diplomatike, ndėrtesa tė interesit publik, banka ose degė tė kompanive tė ndėrtimit tė automobilave.
Aktet e dhunės kontestuese dhe atentatet janė shtuar nė Greqi qė pas vdekjes dhjetorin e kaluar tė njė adoleshenti, tė vrarė pas njė gabimi policor nė lagjen Exarchia, nė qendėr tė kryeqytetit. Vdekja e tij shkaktoi trazira urbane gjatė disa javėve.
(d.b/BalkanWeb)
Burimi: Balkanweb Rajoni
lajme.parajsa.com




























































