Akupunktura, shlodhje nėn majat e gjilpėrave!
09.08.2008 12:16 Shendeti - Burimi: Shekulli Shendeti
Akupunktura, mjeshtėria kineze e shėrimit dhe shlodhjes nėpėrmjet shpimit me gjilpėra duket se mbetet tendenca e kryeqytetasve nė kėto ditė. Mbi 1000 persona nė Tiranė gjatė gjithė vitit takojnė doktorin kinez Wu Junmin, i cili qė nga viti 2006 ka nisur tė ushtrojė mjeshtėrinė e tij nė kryeqytetin shqiptar
Njė majė e hollė gjilpėre nė dorėn e mjeshtrit kinez bėhet gati. Pas tre sekondash, kur mjeshtri ka kapardisur nė duart e tij katėr gjilpėra fillon puna. Sė pari, mjeshtri gjen pikat e dobėta mbi shpatullat e 65-vjeēarit, i sheh ngultaz e nis tė sulmojė. Gjilpėrat, 6 centimetėr tė gjata, futen nėn lėkurėn e burrit qė i nėnshtrohet trajtimit, por mjeshtri kinez kujdeset qė t’i pjerrtėsojė. Wu Junmin ėshtė aq i shpejtė, sa edhe bletėt qė pickojnė prenė e tyre dhe lėnė pas thumbin djegės. Partizani, pacienti i doktorit, reziston mirė. Dhjetė gjilpėrat qė ndodhen tashmė mbi shpatullat e tij as qė e kanė turbulluar. Partizani, i sėmurė me spondiliatrozė, thotė se ky lloj trajtimi e ka pėrmirėsuar dukshėm. Mė kanė bėrė shumė mirė. E ndjej veten mė mirė pas kėsaj terapie e cila nuk ėshtė edhe aq e frikshme sa duket. Gjilpėrat janė shumė tė vogla, sa njė fije floku dhe nuk futen pingul, por pjerrtas. Fillimisht nuk ndjen gjė sepse doktori i ngul shumė shpejt gjilpėrat, sa nuk e kupton nėse i ke nė trup apo jo, -tregon pėr Faqet e sė Shtunės, Partizan Petoshati, tė cilit gjilpėrat e doktorit Junmin i qėndrojnė ende mbi supe, sigurisht jo plotėsisht tė zhytura nėn lėkurė. Por Partizani thotė mė tej se po fillon tė ndjehet mirė. Ndjehem mirė, sikur diēka negative po mė ēlirohet nga trupi, -rrėfen Partizani. Pasi doktor Junmin ia heq gjilpėrat e ngulura, pas disa minutash, Partizani buzėqesh dhe tė tregon disa njolla tė vogla nė ngjyrė tė kuqe, shenjė e mbetur nga sulmi kurues. Ja, pasi hiqen gjilpėrat fillon tė ndihesh pak keq, sepse dhimjen tani mund ta ndjesh. Por nuk ėshtė ndonjė dhimbje e madhe, tregon klienti 65-vjeēar.
Shėrimi dhe shlodhja, nė besė tė gjilpėrave
Klienti 65-vjeēar i doktorit Junmin ėshtė njė nga klientėt e shpeshtė tė tij. Gjatė njė viti mjeshtri kinez, i cili e ka pėrvetėsuar kėtė profesion nė njė shkollė tė posaēme nė Kinė, ka trajtuar me akupunturė rreth 1000 persona. Kėta persona kryesisht kanė probleme dhe dhimbje fizike, por edhe shumė tė tjerė e kanė bėrė kėtė terapi thjesht pėr t’u shlodhur, -thotė pėr Faqet e sė Shtunės doktori kinez Wu Junmin. Mjeshtri thekson se grupmoshat qė e kanė kryer kėtė terapi janė tė ndryshme. Nė Tiranė grupmoshat qė bėjnė akupunturė nisin nga 20 vjeē deri nė 60 vjeē, por mė tė shpeshtėt janė ata tė moshės 30 deri nė 35 vjeē, vijon tė tregojė doktori kinez. Por doktor Junmin tregon se nė shumė raste akupunktura ėshtė realizuar pėr tė forcuar sistemin imunitar tė personave qė dėshirojnė. Kam patur raste kur persona tė ndryshėm kanė dashur tė bėjnė akupunturė pėr shlodhje dhe pėr forcimin e sistemit imunitar. Pastaj akupunktura ėshtė ndėrthurur edhe me masazhe, -tregon mjeshtri kinez Junmin, i cili shton se gjilpėrat janė tė gjitha tė pėrbėra nga metal kundėr infeksioneve.Megjithatė kur e pyet doktor Junminin nėse kjo lloj terapie ka lidhje me besimin apo me ndonjė efekt psikologjik qė mund tė kenė klientėt e tij se janė shėruar, pasi kryejnė akupunturėn, ai tė pėrgjigjet se kjo ėshtė njė metodė terapeutike qė nuk ka tė bėjė fare me besimin dhe me efektet psikologjike pas kryerjes sė saj.
Klientėt e guximshėm
Asnjėherė nuk i kemi detyruar klientėt tanė qė t’i nėnshtrohen kėsaj metode. Ata e kanė kryer vetėm pasi janė bindur se mund tė ketė efekt tek ta dhe mund tė jetė dobiprurėse. Prandaj kjo nuk ėshtė njė ēėshtje guximi,- komenton doktori i akupunturės, njė nga tė paktėt nė Tiranė. Sipas tij, edhe pse gjilpėrat janė nga 3 centimetėr deri nė 9 centimetėr, asnjėherė nuk ngulen vertikalisht, por gjithnjė pjerrtas. Unė pėrdor edhe gjilpėrat 9 centimetėr tė gjata nė rastet kur pacienti ėshtė shumė i shėndoshė, me qėllim qė tė arrij pikėn e duhur. Kurse zakonisht pėrdor gjilpėrat 3 deri nė 4 centimetėr, -rrėfen doktori, i cili shton se kurrsesi nuk e sugjeron kėtė metodė tek tė sėmurėt me zemėr apo me tension tė lartė. Megjithse kjo lloj terapie zgjat nga 30 deri nė 40 minuta, nė varėsi tė llojit tė shqetėsimit tė klientit, fazat janė fare mirė tė pėrcaktuara. Kjo lloj terapie ka dy faza, adoptimi dhe konsolidimi. Mund tė jetė 10-ditore apo edhe 20 ditore. Pas 10 ditėsh, nėse shoh se klienti ka pėrmirėsim tė dukshėm nuk e vazhdoj mė, nėse jo, vazhdohet edhe me ditėt e tjera,- shpjegon doktori.
361 pikat e dobėta tė qėnies
Sipas kėsaj terapie, trupi i njeriut pėrbėhet nga 361 pika tė dobėta, nė tė cilat ndėrhyhet pėr tė rregulluar qarkullimin e gjakut dhe pėr tė hequr dhimbjet. Nė tė gjithė trupin, nė 361 pika tė dobėta mund tė bėhet shpimi me gjilpėra, por ka edhe mė shumė pika tė dobėta. Kėto tė tjerat quhen pjesa e gjallė e gjakut, edhe kėtu mund tė pėrdoret akupunktura, e cila liron dhimbjen, hap kanalet e gjakut, i cili nis tė qarkullojė lirshėm, -tregon sekretet e mjeshtėrisė 2400-vjeēare doktori kinez. Dhe nėse sheh njė trup njeriu nė dhomėn ku punon doktori, realizuar nė kauēuk, duken qartė tė gjitha pikat e dobėta, tė shenjuara nėpėrmjet pikave tė zeza. Ndėrsa me vija nė ngjyrė tė kuqe mund tė shohėsh fare qartė kanalet ku qarkullon gjaku. Por ajo qė duhet patur kujdes nė kėto raste ėshtė se shpimi nuk mund tė bėhet nga kushdo, edhe pse mund t’i mėsojė kėto pika tė dobėta. Duket se pėrvoja nė kėtė rast ėshtė me tė vėrtetė e rėndėsishme. Sepse siē thotė doktor Junmin, pėrveē trashėgimisė gjenetike, marrė nga prindėrit e tij kinezė, duhet edhe njė kohė e gjatė sprovimesh pėr tė zotėruar nė mėnyrėn mė tė pagabueshme kėtė pjesė tė kulturės mjekėsore kineze.
3
Deri nė 9 centimetėr janė tė gjata gjilpėrat qė pėrdoren nė akupunturė
30
Deri nė 35 vjeē ėshtė mosha qė e parapėlqen mė shumė akupunturėn nė Tiranė
1000
Pacientė ka patur pėr akupunturėn brenda njė viti mjeshtri kinez Wu Junmin
1500
Lekė tė reja kushton njė seancė akupunture, cila zgjat nga 30 deri nė 40 minuta
Sėmundjet qė trajtohen me akupunturė
Reumatizma
Spondiliatroza
Inflamacione tė shpatullave
Pėrdredhje akute tė mesit
Hernie diskale
Nervi shiatik
Konsumim i muskujve tė mesit
Migrena
Paraliza Parciale
Sėmundjet gastrointestinale
Akupunktura ndihmon personat me tumore
Sipas agjencisė sė lajmeve Reuters, akupunktura dhe masazhi, tė dyja tė kombinuara mund tė ndihmojnė nė uljen e dhimbjes dhe simptomave tė depresionit, pas ndėrhyrjes kirurgjikale tek personat qė janė prekur nga kanceri. Nė njė studim tė kryer tek 138 persona, tė cilėt kishin kryer ndėrhyrje kirurgjikale pėr heqjen e tumoreve, rezultoi se akupunktura dhe masazhet kishin lehtėsuar dhimbjet e pacientėve. Ne mund tė themi qė pėrfundimisht akupunktura dhe masazhet ndihmojnė shumė, -tha Dr.Ėolf Mehling, Asistent Profesor i familjeve dhe komunitetit mjekėsor nė Universitetin e Kalifornisė, San Francisco.
Mjeshtėria kineze e akupunturės
Akupunktura ėshtė pjesė e traditės kineze. Kjo ėshtė njė nga mėnyrat tradicionale mė specifike tė trashėguara nga e kaluara e popullit kinez. Kjo lloj terapie ka njė dallim rrėnjėsor, krahasuar me trajtimin e zakonshėm me medikamente. Trajtimi me medikamente vėrtet ka rezultat, por shoqėrohet me efekte anėsore, kurse akupunktura jo vetėm qė nuk shoqėrohet me efekte anėsore por njėkohėsisht nuk shoqėrohet as me helmime tė trupit. Sipas mjeshtėrisė kineze tė akupunturės, organizmi i njeriut pėrbėhet nga kanalet, enėt e gjakut si dhe nga disa pika, qė cilėsohen si pika tė dobėta. Pikėrisht nėse nė kėto pika tė dobėta do tė shfaqen dhimbje tė ēfarėdolloj natyre, nėpėrmjet akupunturės nė kėto pika, hapen kanalet qė gjaku tė qarkullojė lirshėm. Nė kėtė mėnyrė trupi lehtėsohet nga dhimbjet. Akupunktura nė kėtė mėnyrė luan rolin e rregullatorit nė organizėm duke ekuilibruar trupin.
Masazhi relaksues
Masazhi relaksues, akupunktura dhe hedhja e kupave nuk mund tė zgjasė mė shumė se 50 minuta tek ēdo person. Tė treja kėto shėrbime mund tė kombinohen fare mirė, pėr tė arritur efektin maksimal tek ēdo person qė kėrkon t’i kryejė. Megjithatė duket se masazhi relaksues ėshtė njė nga shėrbimet mė tė preferuara tė kryeqytetasve, tė cilėt sipas shpjegimit tė masazhatorėve kinezė, ēdo ditė e mė shumė pėrjetojnė strese psikologjike por edhe lodhje fizike.
Kupat e nxehta
Ka njė tė vėrtetė nė kulturėn e hedhjes sė kupave tė nxehta mbi trupin e sėmurė. Ka madje njė lidhje mes kulturės tradicionale shqiptare dhe asaj kineze. Kupat e nxehta mbi pjesėt e ftohura tė trupit janė njohur shumė vite mė parė nga shqiptarėt qė janė kuruar, duke i besuar vetėm vetes sė tyre. Vetėm se nė kėtė rast, mjeshtria kineze gėzon njė pėrvojė mė tė madhe. Gjithēka bėhet e mundur nėpėrmjet disa kupave tė xhamta, tė cilat nxehen nga njė copėz pambuk i lyer me alkol dhe pasi marrin kėtė nxehtėsi, vendosen sipėr shpatullave a pjesėve tė ndryshme, ku klienti ka pėsuar ftohje. Shpjeguar nga doktori Junmin, kupat heqin toksikimin dhe tė ftohtin.
lajme.parajsa.com


































