Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Alarmi, 700 mijė tė prekur nga hipertensioni

Shefi i Mjekėsisė Interne, Tase, pohoi se hipertensioni ėshtė vrasėsi i parė i popullatės. Ja shkaqet dhe pasojat ”Ėshtė vrasėsi i parė, krahasuar me tė gjitha llojet e sėmundjeve tė tjera. Ka kosto tė lartė mjekimi dhe, pėr fat tė keq, pacientėve u mungojnė medikamentet. »»


Alarmi, tė sėmurėt me kancere pa barna

07.09.2008 12:05 Shendeti - Burimi: Shekulli Shendeti

Presidenti i Urdhrit tė Farmacistėve pohon se buxheti pėr tė sėmurėt me kancer ėshtė i vogėl, kostoja ėshtė e lartė

Jaupllari: Nė Onkologjik nuk ka barna tė mjaftueshme pėr fatkeqėt dhe mungon njė farmaci e pėrshtatshme pėr ruajtjen e barnave

Tė sėmurėt mė fatkeqė, kancerozėt, vuajnė mungesė tė theksuar tė barnave. Madje edhe ato pak barna qė shkojnė nė shėrbimin e Onkologjisė pranė Qendrės Spitalore Universitare ”Nėnė Tereza” nuk ruhen nė njė farmaci tė pėrshtatshme. Kėtė e deklaron Presidenti i Urdhrit tė Farmacistėve tė Shqipėrisė, Arjan Jaupllari, i cili thekson se qeveria duhet t’i mbėshtesė mė shumė tė sėmurėt kancerogjenė pasi buxheti qė jepet pėr shėrbimin e tyre ėshtė krejtėsisht i pamjaftueshėm. Ndėrkohė ai dha kostot e shpenzimeve pėr tė sėmurėt me kancere, sipas studimit tė kėtij viti qė ka bėrė vetė shėrbimi i Onkologjisė.

Mungesat

Shėrbimi farmaceutik nė Spitalin Onkologjik, ka dy mangėsi tė theksuara. Nuk ka barna tė mjaftueshme pėr trajtimin e kėtyre tė sėmurėve fatkeqė, ndonėse nė tregun farmaceutik privat nuk mungojnė. Por si tė mos mjaftonte kjo nuk ka njė farmaci tė pėrshtatshme pėr ruajtjen e barnave dhe shėrbimin ndaj tė sėmurėve. Alarmin e ka dhėnė vetė Presidenti i Urdhrit tė Farmacistėve i cili thekson se: ”Ne nuk vuajmė nga prania e barnave tė domosdoshme pėr trajtimin e kėsaj sėmundjeje, por nga buxhetimi shtetėror pėr trajtimin falas tė kėsaj kategorie. Megjithėse buxheti pėr citostatikė ka ardhur gjithnjė e nė rritje, ende jemi larg nevojave qė ka popullata shqiptare fatkeqe e prekur nga kjo sėmundje”,- pohon Jaupllari duke shtuar se nė tė gjitha vendet e KE e me gjerė, kjo kategori trajtohet falas pėr shkak tė pamundėsisė qė kanė individėt pėr tė pėrballuar koston e lartė tė trajtimit me barna. ”Duhet tė jetė prioritet politik i ēdo qeverie, qė kėsaj kategorie tė mos i mungojė as shėrbimi dhe as barnat”,- thekson Jaupllari.

Kostot

Kostot pėr pėrballimin me citostatikė janė shumė tė larta, ndėrsa paratė qė derdhen pėr ta janė krejtėsisht tė pamjaftueshme. Presidenti i Farmacistėve pohon se nė njė studim tė kryer nė Mars tė kėtij viti nga Shėrbimi i Terapisė nė Onkologjik, rezulton se grandi total i nevojshėm i tė sėmurėve nė kėtė studim kap shifrėn e 5.5 milionė eurove. Nevoja pėr terapi pėr tė mbuluar efektet anėsore ose siē quhet ndryshe terapia e suportit, kap vlerėn e 1.55 milionė eurove. ”Ndėrkohė rastet e trajtimit jashtė vendit, nė Greqi, Maqedoni, Itali etj., kapin vlerėn e 1.2 milionė eurove dhe barnat e tjera tė domosdoshme pėr terapinė e suportit, qė nuk tenderohen nė spital, por blihen nga vetė pacienti, kapin vlerėn e rreth 1 milionė eurove”,- thekson Jaupllari duke theksuar se kostoja totale e trajtimit vjetor kap vlerėn e rreth 10 milionė eurove, ndėrkohė qė buxheti ėshtė shumė mė pak se kjo shifėr.

Jaupllari: Qeveria tė marrė masa urgjente pėr trajtimin e pacientėve

Sėmundjet kanceroze nė vendin tonė sa vjen dhe shtohen. Nga studimet e kryera edhe tek ne, janė evidentuar njė sėrė faktorėsh qė tregojnė pėr shtimin e rasteve ēdo vit. Kėshtu u shpreh Presidenti i Urdhrit tė Farmacistėve, Arjan Jaupllari, i cili thekson se ėshtė shumė e rėndėsishėm detyrimi i ēdo shteti pėr shtetasit e tij, pėr t’i shėrbyer kėsaj kategorie. Sipas tij, ėshtė vetė natyra e sėmundjes qė e vendos para pėrgjegjėsisė shtetin tė marrė masa, sė pari, pėr tė diagnostikuar dhe mjekuar nė fazat e hershme kėto sėmundje dhe, sė dyti, pėr tė lehtėsuar dhimbjen e madhe nė ēastet e fundit tė jetės sė kėtyre tė sėmurėve. Sipas tij, prioriteti i mbulimit tė shpenzimeve pėr trajtimin e tyre, ėshtė obligimi mė i madh qė duhet tė bėhet pėr kėtė shtresė tė destinuar vetėm pėr ndihmė sepse e ka tė pamundur pėrballimin e kostos sė trajtimit. Ndėrkohė ai pohon se nėse do t’i shtoheshin kėtij studimi, kostot e trajtimit me citostatikė nė Shėrbimin e Hematologjisė, Onkopediatrisė dhe Neurologjisė, buxheti pėr pėrballimin e shpenzimeve do tė ishte mė i madh. ”Kėta tė sėmurė pėrpara se tė drejtohen tek Zoti, qė shohin me lot nė sy ndihmėn qė ju jep familja, i kanė sytė tek mjekėsia dhe mbėshtetja e qeverisė sė tyre”,-pohon Jaupllari.

1.55 milionė euro ėshtė vlera pėr nevojat e terapisė pėr tė mbuluar efektet anėsore ose siē quhet ndryshe terapia e suportit.

1.2 milionė euro ėshtė vlera pėr trajtimet jashtė vendit tė pacientėve nė Greqi, Maqedoni, Itali etj.

1 milionė euro ėshtė vlera pėr barnat e tjera tė domosdoshme pėr terapinė e suportit, qė nuk tenderohen nė spital por blihen nga vetė pacienti.

10 milionė euro ėshtė kostoja totale e trajtimit vjetor tė pacientėve qė vuajnė nga kanceret nė shėrbimin e Onkologjisė nė QSUT.

Pacientėt: Sėmundja dhe shpenzimet po na shkatėrrojnė

Detyrohen t’i drejtohen farmacive private pasi barnat nuk u sigurohen tė gjitha nė spital. Madje, kjo nuk vlen pak nė kurrizin e tyre pasi ato janė shumė tė kushtueshme. ”Mjekėt na thonė se nuk ka barna dhe shpenzoj tė paktėn 40 mijė lekė nė ditė pėr t’i blerė tė gjitha”,- pohon njėri nga pacientėt. Duke mos hedhur poshtė shėrbimin qė u bėjnė bluzat e bardha nė Onkologjik, ata kėrkojnė qė tė merren masa pėr t’iu siguruar barnat pasi situata ėshtė shumė e rėndė. ”Mjekėt janė shumė tė mirė dhe nuk kemi pse i fajėsojmė pėr mungesat nė spital. Fundja, le tė marrin masa strukturat pėrkatėse pėr ta zgjidhur kėtė problem sepse po vuajmė sėmundje tepėr tė rėnda, por po shkatėrrojmė edhe ekonominė e familjarėve”,- pohon njėra nga pacientet e Onkologjikut.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare