Apeli i talasemikėve: Dhuroni gjak tė na shpėtoni jetėn
29.07.2008 12:04 Shendeti - Burimi: Shekulli Shendeti
Banka e Gjakut nė Lushnje ka mungesa tė mėdha ndėrsa numri i dhurimeve vullnetare ėshtė ulur ndjeshėm
LUSHNJE- Tė sėmurėt me talasemi, nėpėrmjet shoqatės sė tyre, i kanė bėrė thirrje edhe njė herė opinionit dhe dhuruesve tė gjakut se ndodhen nė rrezik pėr shkak tė mungesės sė rezervave tė gjakut. Thirrja ėshtė bėrė nga Banka e gjakut nė Lushnje nė emėr tė mbi 300 tė sėmurėve pėr tu kthyer dhurimit tė gjakut nė shenje mirėnjohjeje pėr tė shpėtuar, jo njė jetė, por qindra. Rezervat e gjakut janė nė kufijtė kritikė qė do tė thotė se nuk pėrballohen nevojat pėr tė sėmurėt e kartelizuar dhe urgjencat. Dhurimi vullnetar ėshtė nė nivele tė papėrfillshme, ndėrsa dhurimi me pagesė ka shifra tė ulėta, krahasuar me muaj mė parė. Nė kėto kushte, kryetari i shoqatės tė tė sėmurėve me talasemi, Musa Zeneli, pohon se duhet tė zbatohet ligji pėr importin e gjakut, kjo do tė lehtėsojė punėn dhe do tė zgjidhė krizėn. Ndėrsa mjekėt e Lushnjes, tė cilėt e shohin konkretisht emergjencėn e transfuzionit kėrkojnė ta zgjidhim problemin e vjetėr nėpėrmjet dhurimit me donator vendas. Dhurimi vullnetar ėshtė cilėsi jete. Ne duhet t’i drejtohemi seriozisht rezervave, te cilat mund t’i sigurojmė nė vend, nė rast se do tė dimė ta menaxhojmė mė mirė situatėn. Duhet tė synojmė nė sigurimin mė parė tė rezervave, pastaj tė garantojmė edhe cilėsinė e gjakut,- tha mjekja pediatre Hatixhe Spahiu, pas njė takimi tė organizuar dje me specialistė nė spitalin e Lushnjes. Janė me dhjetėra tė sėmurė me talasemi nga rrethet Vlorė, Fier, Berat, Rrogozhine etj, qė marrin gjak nė Lushnje.
lajme.parajsa.com


































