Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Alarmi, 700 mijė tė prekur nga hipertensioni

Shefi i Mjekėsisė Interne, Tase, pohoi se hipertensioni ėshtė vrasėsi i parė i popullatės. Ja shkaqet dhe pasojat ”Ėshtė vrasėsi i parė, krahasuar me tė gjitha llojet e sėmundjeve tė tjera. Ka kosto tė lartė mjekimi dhe, pėr fat tė keq, pacientėve u mungojnė medikamentet. »»


Arista, e vogėl dhe e madhe”¦

20.08.2008 12:07 Shendeti - Burimi: Shekulli Shendeti

Nė moshėn 11 vjeēare, peshon 84 kg ose 34 kg mė shumė se nėna e saj. Por vogėlushja vlonjate ka filluar tė kuptojė se obeziteti ėshtė njė problem...

Arista ėshtė vetėm 11-vjeē dhe peshon rreth 84 kg, plot 34 kilogramė mė shumė se nėna e saj, Jeta. Sigurisht qė sikur tė kishte disa kile me pak do tė ngjante mė elegante, por kėtė ka filluar ta kuptojė vetėm tani qė ėshtė rritur. Ėshtė vetėm 11-vjeēe dhe peshon plot 84 kg, ose saktėsisht 34 kg mė shumė se nėna e saj, qė tashmė ėshtė penduar qė e ka lėnė vajzėn tė abuzojė mė ushqimet duke krijuar kėtė situatė.

Pikėrisht mbipesha ose obeziteti ėshtė problemi i Aristės. Ajo dhe nėna e saj kanė bėrė njė veprim tė zgjuar. Po nisin ta luftojnė obezitetin. Fillimisht kanė menduar tė paraqiten nė shėrbimin e Diabetologjisė, nė Pediatrinė e QSUT-sė, pėr mjekim. Aty dhe i takuam pėr tė folur me to rreth problemit. Arista Dukaj nuk ėshtė e vetmja me kėtė shqetėsim. Shefi i kėtij shėrbimi, Petrit Hoxha pohoi se obezė po vjen gjithnjė nė rritje.

Arista ėshtė tė paktėn 2 herė mė e rėndė se bashkėmoshatarėt e saj. Ajo di t'u pėrgjigjet pyetjeve tona, madje me njė zgjuarsi tė mprehtė dhe kilet e tepėrta, pėr ta cilat tashmė ėshtė ndėrgjegjėsuar, i quan si njė problem i vogėl qė do ta riparojė.

"E di qė jam e shėndoshė, por tani qė do tė konsultohem me mjekun do tė mundohem qė ndjek kėshillat e tij, pėr tė humbur kilet e tepėrta",- pohon ajo. Madje 11-vjeēarja ndonėse nuk ėshtė elegante si shoqet e saj, ajo pretendon se i sfidon ato nė mėsime pasi merr gjithmonė vetėm nota tė mira.

"Jam nė klasėn e 6-tė dhe asnjėherė nuk kam marrė notė poshtė 8-ės. Pėr mua ėshtė e rėndėsishme qė tė mėsoj dhe sa pėr kilet e tepėrta, shpresoj se do tė largohen sepse edhe nė kėtė drejtim do tė tregoj kujdes",- thotė ajo. Ndėrsa nėna e saj, Jeta Dukaj tregon se Arista ka lindur me peshė normale, por qė e vogėl filloi tė vinte kile tė tepėrta.

Jo vetėm qė nuk bėn asnjėherė naze pėr ushqimet, por ha orar e pa orar dhe kurrė nuk heq dorė nga tė ngrėnit. Po cilat zakone tė pėrditshme e kanė bėrė vogėlushen tonė tė tillė? "Sa herė qė kaloj tek frigoriferi dhe dollapi i bukės do ha diēka",- thotė Arista duke qeshur. Pastaj ul kokėn. Ka filluar tė kuptojė se kjo ėshtė e gabuar. Madje ajo pohon se, edhe kur ėshtė nė shkollė merr ndonjė gjė pėr tė ngrėnė. Nuk ndalet sė ngrėni jo vetėm nga ato qė i gatuan nėna e saj, por as tek produktet qė gatuhen nė fast-food, tė cilat i ka tė pėrditshme.

Sa pėr ėmbėlsirat ėshtė mė mirė tė mos e pyesėsh fare, sepse ajo i ka pikė tė dobėt dhe konsumon shumė nga ato. "E vėrteta ėshtė se unė konsumoj shumė ushqime, madje edhe pije tė ndryshme, por tani do tė mundohem tė jem mė e kufizuar ndaj tyre, sepse e di qė ato kanė ndikuar nė kilet e tepėrta",- thotė Arista, duke shtuar se pėr mbipeshėn ka filluar tė lexojė edhe libra dhe tashmė ėshtė bindur se kjo s’ėshtė aspak pozitive. Madje kujdesin ndaj ushqimeve dhe mėsimet, Arista i shikon si dy preokupimet mė tė mėdha, tė cilave do t'u kushtojė vullnet dhe kohė.

-------------------------------------------------------------Jam e shėndoshė, por edhe e fortė, ndaj nuk mė shajnė

Megjithėse ėshtė mė e shėndoshė se tė gjitha shoqet e saj, askush nuk guxon ta ofendojė me fjalė tė tillė si "bufe" apo "e shėndoshė", pasi do tė pėrballej me zemėrimin e vajzės. Kėshtu, nėse e pyet se ēfarė mendimi kanė moshataret e saj pėr tė, ajo pėrgjigjet qetėsisht se kjo nuk ėshtė problem pėr tė.

"Po kush guxon tė flasė, unė vėrtet jam mė e shėndosha, por jam edhe mė e forta. I kam goditjet tepėr tė rėnda dhe askush nuk mundet t'i pėrballojė",- thotė ajo duke qeshur, duke lėnė tė nėnkuptojė se pėrveēse e zgjuar ėshtė edhe garipe dhe se kudo nė shoqėri merr komandėn, sidomos nė lojė.

Megjithatė vajza vlonjate, tani qė po rritet ka filluar tė kuptojė se eleganca do t'i shėrbente pėr tė qenė mė e bukur, ndaj dhe ka filluar t'i kushtojė vėmendje kėtij detaji. Madje ėshtė e bindur se disa kilogram mė pak do t'i jepnin hijeshi mė shumė syve tė saj jeshil.

"Nuk jam mė e vogėl dhe tani mė shumė se ushqimet e tepėrta qė konsumoj, do tė mė interesojė eliminimi i kileve, qė mė tregojnė shumė tė shėndoshė",- thotė ajo. Nė pritje tė mjekut kurues, Arista dukej shumė e vendosur nė synimin e saj, pasi tashmė ėshtė ndėrgjegjėsuar se abuzimi me ushqimet nuk ėshtė i dobishėm.

---------------------------------------------------------------------Nėna e Aristės: Jam penduar qė nuk e solla mė parė tek mjeku

Ėshtė penduar qė nuk ėshtė kėshilluar tek mjeku, qė kur vajza e saj filloi tė vinte kilogramė tė tepėrta. Madje, Jeta Dukaj, nėna e Aristės thotė se ėshtė hera e parė qė e sjellin tek mjeku, pasi Arista nuk ka pasur probleme shėndetėsore. "Nė fakt e kuptoj se jam gabuar qė nuk e kam sjellė vajzėn tek mjeku, pasi nuk e kam parė si fakt problematik qė vajza hante aq shumė. Duhej tė kisha ardhur mė parė, por shpresoj qė edhe tani mjekimi t'i bėjė efekt",- pohon Jeta. Ndėrkohė, ajo thekson se tė gjithė prindėrit duhet tė tregojnė kujdes nė kėtė drejtim dhe kilogramėt e tepėrta t'i shohin si problem qė duhet evituar.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare