Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Kanceri i gjirit? Ja si mundet bisha

Tė prekurat nga kanceri i gjirit sa vjen e shtohen. Por kjo sėmundje mund tė ndalet sė qeni vdekjeprurėse. Nė rast se ekzaminohet e trajtohet nė kohė, kanceri i gjirit ėshtė i shėrueshėm. Shpėtoje jetėn tėnde. »»


Astma dhe kolla, tė lidhura me refluksin

10.05.2008 09:32 Shendeti - Burimi: Panorama Shendeti

Kolla e vazhdueshme, por dhe astma bronkiale shpesh janė “bashkėshoqėruese” tė urthit. Mjekėt tėrheqin vėmendjen qė ēdo episod urthi tė trajtohet dhe ekzaminohet nė kohė, nė mėnyrė qė tė shmangen ndėrlikimet e mundshme.

AIDA MALAJ

 Nė njė intervistė pėr “Panorama”, mjeku gastro-hepatolog, Altin Cekodhima, shpjegon se ēfarė lidhjeje ekziston mes kollės sė vazhdueshme dhe astmės bronkiale dhe ēfarė mund tė bėhet nė kėto raste.
Doktor, ėshtė e vėrtetė qė ka raste kur refluksi tė shfaqė kollė kronike?
Po, nė mjaft raste refluksi gastro-ezofageal shfaqet me shenja atipike, pra, jo me shenjat klasike qė shfaq shpesh kjo sėmundje. Tė tilla pėrfaqėsohen nga sėmundje tė aparatit tė frymėmarrjes nė veēanti astma bronkiale, kolla e vazhdueshme e pashpjegueshme dhe sėmundje qė prekin laringun. Sipas studimeve tė ndryshme, refluksi pastro-esofageal ėshtė pėrgjegjės pėr 10-20% tė rasteve tė kollės. Ndonjėherė, kolla mund tė jetė e vetmja shprehje e refluksit gastro-ezofageal; Gjithsesi, shpesh janė tė pranishme shenja tė tjera si ndjesia e djegėsirės, zgjim me shije tė hidhur nė gojė, etj. Me kalimin e kohės dyshohet pėr praninė e refluksit pastro-ezofageal dhe pacienti i drejtohet gastro-endoskopisė. Kolla kronike qė nuk trajtohet me kurat “klasike”, ėshtė mjaft e shpeshtė te personat qė vuajnė nga refluksi. Mendohet se refluksi acid arrin trakenė dhe bronket, duke shkaktuar njė reagim inflamator. Madje, mendohet se pjesa mė e madhe e pacientėve me astmė jo alergjike vuajnė dhe nga refluksi gastro-ezofageal.
Ēfarė lidhjeje ekziston mes astmės bronkiale dhe refluksit?
Tashmė lidhja mes kėtyre patologjive ėshtė e dokumentuar.
Ekzistojnė studime tė ndryshme nė botė qė flasin pėr praninė e refluksit te gati 50 % e pacientėve astmatikė jo alergjikė. Dy janė mekanizmat qė mendohet se ndikojnė, njė teori “e refluksit” dhe njė teori “si refleks”. Nė rastin e parė simptomat respiratore shkaktohen nga thithja e lėngut gastrik nė pemėn bronkiale, ndėrsa nė rastin e dytė, shkaktohet nga njė refleks qė shkaktohet nga refluksi acid nė nivel tė pjesės sė poshtme tė ezofagut. Tė dyja teoritė shfaqin tė dhėna klinike bindėse dhe mendohet se, ndikojnė tė dy mekanizmat. Veē kėsaj, nė disa raste simptomat e astmės pėrputhen me simptomat tipike tė refluksit, madje ėshtė e vėrtetė qė nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve simptomat respiratore janė lehtėsisht tė predominuara nga ato gastro-ezofageale janė tė pakta ose gati mungojnė; kjo tė ēon tė mendosh pėr praninė e refluksit nė pacientėt astmatikė, sidomos tek ata qė i pėrgjigjen pak terapisė anti-astmatike.
Ēfarė mund tė bėhet nė kėto raste?
Nėse episodet e refluksit bėhen mjaft tė shpeshta dhe zgjasin pėr njė kohė tė gjatė, ato bėhen patologjike. Nė kėto raste ka mundėsi qė tė ndikojė nė shpėrthimin e reflekseve nervore ose dhe material gastrik tė thithet nė bronke dhe tė shkaktojė kriza astmatike, sidomos gjatė natės. Prandaj ėshtė e nevojshme qė pėrveē trajtimit te mjeku alergolog, kėta pacientė tė mbajnė kontakte tė vazhdueshme dhe me mjekun gastro-enterolog, i cili do tė dijė tė pėrcaktojė nėse episodet e refluksit janė patologjikė ose jo dhe se si mund tė trajtohen kėto probleme.

Predispozicioni


Grupmoshat mė tė rriskuara

Dihet qė probabiliteti pėr t’u prekur nga refluksi rritet me kalimin e moshės. Nė pėrgjithėsi, risku shtohet pas tė 40-ve dhe mė tepėr shfaqet gjatė moshės 65-70 vjeē.


Shenjat atipike tė refluksit

 Ngjirje zėri
 Vėshtirėsi nė gėlltitje
 Gėlbazė 
 Ndjesia e njė “mase” apo diēkaje nė grykė
 Kollė kronike e pashpjegueshme
 Djegie fyti



Nėse doni tė merrni mė shumė informacion pėr sėmundje tė caktuara apo doni tė komunikoni me mjekė specialistė, mund tė kontaktoni me ne nėpėrmjet letrave ose postės elektronike nė adresat e mėposhtme:
Adresa: Rr. “Jordan Misja” (prapa shkollės “Harry Fulltz”), pallati 1, kati 2, Tiranė.
Tel.00355 4 273 207|08|09       
E-mail:panorama_shendet@yahoo.com



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare