Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Kanceri i gjirit? Ja si mundet bisha

Tė prekurat nga kanceri i gjirit sa vjen e shtohen. Por kjo sėmundje mund tė ndalet sė qeni vdekjeprurėse. Nė rast se ekzaminohet e trajtohet nė kohė, kanceri i gjirit ėshtė i shėrueshėm. Shpėtoje jetėn tėnde. »»


Dhėmbi i parė i bebit tim

14.02.2008 17:01 Shendeti - Burimi: JETA Eros

Dalja e dhėmbėve ėshtė njė nga shqetėsimet mė tė mėdha. Mėsoni si tė kujdeseni pėr bebin, nga shenjat e para, te pėrdorimi i furēės sė dhėmbėve

Image

Pėr disa, dalja e dhėmbėve ėshtė njė proces i gjatė dhe i dhimbshėm, pėr tė tjerė ėshtė histori qė zgjat njė natė. Dalja e dhėmbėve zakonisht fillon rreth moshės 7 muaj, pėr disa fillon shumė mė shpejt ose mė vonė. Tė parėt dalin dy tė mesit poshtė, mė pas ata tė mesit lart, pastaj dhėmbėt anash tyre, fillimisht poshtė dhe pastaj prapė lart. Plasja e dhėmballės shkakton njė ngjyrė tė mavijosur, por kjo ėshtė normale.

Si mund ta kuptoni ju qė bebit po i dalin dhėmbėt? Nga disa shenja tė veēanta:

Skuqja e fytyrės dhe e mjekrės, ngaqė lėkura laget nga jargėt. Pėr tė parandaluar kėtė, fshijeni shpesh bebin qė lėkura tė mbetet e thatė.

Pak kollė. Pėshtyma  e tepėrt shkakton kollė. Mos u shqetėsoni nėse bebi nuk ka ndonjė shenjė tjetėr ftohjeje apo alergjie. Bebi vazhdon tė kollitet, sepse i duket njė lojė me zėrin.

Kafshimi. Bebi kafshon ēdo gjė qė i zė dora, qė nga dora e vet, gjirin, gishtin e ndonjė tė panjohuri, sepse kjo lehtėson dhembjen.

Dhembja. Ka bebe qė kanė mjaft dhembje dhe tė tjerė qė nuk paraqesin asnjė lloj dhembjeje.

Irritimi. Dhembja e vazhdueshme bėn qė bebi tė ndryshojė dhe tė irritohet, ashtu si ēdokush qė vuan nga dhembjet.  

Mospranimi i ushqimit. Bebi duket i uritur, por kur fillon tė thithė, dhembja dhe sikleti shtohet, ai shkėputet nga gjiri apo shishja, qė i donte shumė mė parė. Kjo gjė pėrsėritet dhe bebi do tė ushqehet, por mė pas nuk pranon.

Jashtėqitjet e ujshme. Daljet jashtė mė tė holla mund tė shkaktohen nga sasia mė madhe e pėshtymės qė prodhohet dhe gėlltitet. Por, nėse bebi del hollė pėr mė shumė se dy herė, duhet tė konsultoheni me mjekun pediatėr.

Temperatura (37-38 0C) Mjekėt s’e pranojnė, por shpesh dalja e dhėmbėve shoqėrohet me temperaturė, pėr shkak tė pėrskuqjes nė vendin e daljes sė dhėmbit. Konsultohuni me pediatrin, nėse temperatura vazhdon pėr mė shumė se 3 ditė.

Ērregullimet e gjumit. Shpesh, nga dhembja e daljes sė dhėmbėve, fėmijės i trazohet edhe gjumi.

Fryrja e mishrave tė dhėmbėve. Kėshillohen kompresa tė ftohta pėr tė ulur vėshtirėsitė.

Tėrheqin veshėt ose fėrkojnė mollėzat. Shpesh dhembja e dhėmbėve shpėrndahet nė veshė dhe mollėza dhe bebi tėrheq veshėt ose fėrkon mollėzat herė pas here.

Duan tė pėrtypen gjithė kohėn. Duhet t’i jepen banane tė ngrira, akull tė futur nė njė napė, lodra plastike etj. Edhe thjesht njė fėrkim i mishrave me to, e lehtėson dhimbjen. Gjithashtu, edhe njė fetė molle e ftohtė, e mbėshtjellė me njė napė, mund tė ketė efekt qetėsues, nėse e vendosim mbi zonėn e acaruar.

Duan tė pinė lėngje tė ftohta

Duan tė hanė gjėra tė ftohta  

Kur asgjė nuk e ul dhembjen, mund tė pėrdorni Paracetamol (Tempra Tylenol). Mos pėrdorni pije alkoolike, se janė njė helm i rrezikshėm pėr bebin. Edhe njė provė e vetme mund tė bėjė qė bebit t’i pėlqejė dhe tė mėsohet me to.

Higjiena e gojės duhet tė fillojė te bebet qė me daljen e dhėmbit tė parė, kur dhėmbi dhe mishrat e dhėmbėve duhet tė pastrohen me njė garzė tė pastėr e tė lagur. Nga fundi i vitit tė parė tė jetės, kur bebi ka rreth 8 dhėmbė nė gojė, ai duhet tė fillojė larjen e dhėmbėve  me furēė dhe me pak ujė. Goja e fėmijės pėrmban miliona baktere, duke pėrfshirė edhe streptokokun, i cili ėshtė pėrgjegjės pėr fillimin e krimbjes sė dhėmbėve. Kur njė prind fut nė gojėn e vet lugėn me tė cilėn ai ushqen bebin, rreziku shtohet, sidomos kur edhe vetė prindi ka dhėmbė tė prishur. Pėr kėtė arsye, vizita  e parė e fėmijės tek dentisti duhet tė bėhet nė moshėn 12 muaj.

Dieta e ushqyerjes ka gjithashtu njė rėndėsi shumė tė madhe pėr dhėmbėt e fėmijės. Nė studimet e fundit rekomandohet qė qumėshti i gjirit tė jetė ushqimi i vetėm pėr fėmijėt deri nė 6 muaj. Ushqimet e forta mund t’i fillohen fėmijės rreth moshės 6-8 muajsh, zakonisht mbasi fėmijėt tė kenė fituar njė kontroll tė mirė tė kokės dhe qafės. Nė kėtė fazė mund tė fillohet me miell orizi dhe mė vonė me fruta  e perime tė shtrydhura. Fėmijėt nuk duhet tė lejohen qė tė pėrdorin pėr njė kohė tė gjatė shishe me thithje. Prirja e lėngjeve tė frutave pėr njė kohė tė gjatė ka tė ngjarė tė shkaktojė krimbje. Jo vetėm prishja e dhėmbėve, por dhe kequshqyerja dhe shtati i shkurtėr janė tė lidhura me pėrdorimin e tepėrt tė tyre. Duhet qė lėngu i frutave t’u jepet nė filxhan (jo nė biberon) dhe tė pihet gjatė ditės, jo para se bebi tė vihet nė gjumė.

Zakoni i gishtit nė gojė

Mbijetesa e fėmijės varet nga aftėsitė pėr tė thithur e jo vetėm kaq, por me anė tė gojės bebi njeh botėn qė nė barkun e nėnės foshnjat thithin gishtin e madh tė dorės dhe ky zakon vazhdon edhe mė pas, kur bebi pėr tė qetėsuar veten (kur ėshtė i lodhur apo i mėrzitur), fut gishtin nė gojė. Nė pėrgjithėsi fėmijėt heqin dorė vetė nga ky zakon rreth moshės 4 vjeē. Po tė vazhdojė ky zakon deri nė kohėn kur dalin dhėmbėt e pėrhershėm, ekziston rreziku  qė tė shkaktohen shformime tė qiellzės  e tė dhėmbėve. Shkalla e dėmtimit varet nga frekuenca, intensiteti, kohėzgjatja e mbajtjes nė gojė tė gishtit, si dhe pozicioni. Ky zakon mund tė ndikojė gjithashtu dhe nė defekte tė shqiptimit. Frenimi me dhunė i kėtij zakoni mund tė shoqėrohet me probleme nė tė mėsuar, urinimin nė shtrat, apo fillim i zakoneve tė reja nė periudha tė mėvonshme.

Nėse fėmija juaj mban gishtin nė gojė pas moshės 4 vjeē, ndiqni kėshillat e mėposhtme:

Nė vend qė t’i bėrtisni fėmijės kur fut gishtin nė gojė, lavdėrojeni atė kur nuk e mban gishtin nė gojė.

Nxisni fėmijėn qė tė pėrdorė tė dyja duart pėr tė ngjyrosur, pėr tė plotėsuar lojėra formuese apo pėr tė bėrė gjithēka qė mund tė mbajė duart  e  tij nė aktivitet.

Pėr ditėt qė fėmija nuk e fut gishtin nė gojė duhet t’i jepni diēka qė ai e pėlqen, t’i tregoni njė pėrrallė mė shumė, t’i dhuroni njė libėr.

Nėse fėmija e ka zakon qė ta mbajė gishtin nė gojė natėn, atėherė jepini njė lodėr.

Fėmija duhet tė kujtohet qė ėshtė mirė mos ta fusė gishtin nė gojė. Njė fasho rreth gishtit mund ta ndihmojė.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare