Dėmtimet trupore, asnjė akuzė pa ekspertizė mjeko-ligjore
15.05.2008 19:41 Shendeti - Burimi: Shekulli Shendeti
Sipas drejtorit tė Institutit tė Mjekėsisė Ligjore, Ymaj, mjekėt e urgjencave bėjnė regjistrime fiktive tė dėmtuarish pėr manipulime
Dėmtimet trupore tė shkaktuara pėr arsye tė ndryshme, qė janė shėnuar nė regjistra nga mjekėt e urgjencave, nuk do tė merren parasysh pėr ngritjen tė ndonjė akuze nėse tė dėmtuarit nuk i bėhet ekspertiza mjeko-ligjore. Ky ėshtė udhėzimi i ri i dalė nga Instituti i Mjekėsisė Ligjore, sipas tė cilit tė dėmtuarit fizikisht nuk do t’i bėhet mė njė vlerėsim sipėrfaqėsor, po do t’i bėhet ekspertizė e bazuar nė fakte shkencore. Kėshtu, drejtori i kėtij instituti, Besim Ymaj, shpjegon pėr “Shekullin” se ky urdhėr erdhi pas konstatimi tė disa rasteve ku mjekėt e urgjencave shėnonin tė dėmtuar fiktiv nė regjistrat mjekėsorė pėr tė manipuluar vepra tė ndryshme. “Urdhri u drejtohet komisariateve qė kur tė bėhet njė vendim pėr kryerjen e ekspertizės mjeko-ligjore duhet t’i bėhet e qartė tė dėmtuarit tė paraqitet nė ekspertizėn mjeko-ligjore”,-pohon Ymaj.
Dėmtimet pa ekspertizė
Personat qė pėsojnė dėmtime tė ndryshme pėr shkak tė dhunės apo traumave tė tjera ka raste qė paraqiten pranė urgjencave dhe pasi u bėhet njė mjekim dhe njė shėnim nė regjistėr ikin pa u bėrė njė ekspertizė mjeko-ligjore, e si pasojė edhe dėmtimi nuk bėhet mbi baza shkencore. Kėshtu u shpreh Besim Ymaj, duke theksuar se kėrkohet ekspertimi mjeko-ligjor faktik. Sipas tij, ekspertimi i personave pėr tė bėrė njė akt mjeko-ligjor duhet detyrimisht qė eksperti, pėrveē tė dhėnave qė dokumentohen nė regjistrin e urgjencave duhet tė vizitojė drejtpėrdrejt dhe tė dėmtuarin. “Pra duhet tė njohė tė dėmtuarin dhe tė verifikojė edhe dėmtimet faktike qė ka, sepse ėshtė konstatuar shpesh qė nė urgjencat tona ka regjistrime fiktive, siē mund tė bėhen edhe manipulime pėr interesa tė caktuara, duke i shėnuar dėmtimet nė regjistra siē u interesojnė atyre. Nė kėto raste ekspertet nuk e kanė parė dhe verifikuar se si ėshtė dėmtimi”,- pohon Ymaj, duke shtuar se ekspertėt mjeko-ligjor nuk mund tė jenė ekspertė tė njė shėnimi tė njė infermiereje apo njė mjeku nė urgjencė pėr tė verifikuar dėmtimet faktike, ndaj dhe kėrkohet ekspertim mjeko-ligjor i tė dėmtuarve. Sipas tij, ekspertimi mjeko-ligjor i njė personi ka vlerė vetėm atėherė kur ekzaminohet vetė personi, duke e pyetur pėr ankesa dhe objektivisht konstatohen dėmtime ku janė tė lokalizuara. “Nė bazė tė kėsaj kategorie dėmtimi, i akuzuari merr edhe veprėn penale nėse ėshtė rrahje, plagosje e lehtė, gėrvishtje, duke marrė ndėshkimi pėrkatės me gjobė apo burgim.
Mjekėt e urgjencave
Eksperti mjeko-ligjor, qė tė japė kėtė kategori dėmtimesh qė i vlen organit tė akuzės apo organit tė hetimit mbi shkallėn e dėmtimit, duhet tė njihet me veēoritė e dėmtimeve. Nė fakt, Besim Ymja thekson se pikėrisht kėtė nuk bėjnė mjekėt e urgjencave, pasi duke mos qenė kompetent ata nuk i njohin mirė llojet e dėmtimeve nė vend dhe ndodh qė nė vend tė njė gėrvishtje e shėnojnė plagė, por qė nė fakt janė tė ndryshme. “Kėshtu nuk ėshtė saktėsi shkencore qė njė ekspertim tė bėhet vetėm mbi bazėn e pėrshkrimeve qė bėhen nė shėnimet e regjistrave tė urgjencave. Ekspertimi mjeko-ligjor duhet detyrimisht qė eksperti tė njihet drejtpėrdrejt me tė dėmtuarin”, thotė Ymaj.
lajme.parajsa.com
































