Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Alarmi, 700 mijė tė prekur nga hipertensioni

Shefi i Mjekėsisė Interne, Tase, pohoi se hipertensioni ėshtė vrasėsi i parė i popullatės. Ja shkaqet dhe pasojat ”Ėshtė vrasėsi i parė, krahasuar me tė gjitha llojet e sėmundjeve tė tjera. Ka kosto tė lartė mjekimi dhe, pėr fat tė keq, pacientėve u mungojnė medikamentet. »»


“Do t'i dhuroja vajzės gjakun tim deri nė pikėn e fundit”

09.07.2008 12:04 Shendeti - Burimi: Shekulli Shendeti

 

Pacientja Emine Braka vuan nga anemia, por ka bėrė vetėm tre herė transfuzion. Prindėrit: Kemi frikė nga gjaku i dhuruar

Fytyra e njomė dhe sytė e ėmbėl tė japin imazhin e njė engjėlli. Njė engjėll qė ka zėnė dyert e spitalit nė Pediatrinė e QSUT-sė prej disa ditėsh, me shpresėn se do tė bėhet mė mirė. Ėshtė vetėm 7 vjeēe dhe arrin tė kuptojė hallin e nėnės dhe tė familjes sė saj. Emine Braka, nga Fieri, vuan nga njė sėmundje anemike por mjekėt pohojnė se ajo nuk ka bėrė transfuzion gjaku nė mėnyrė tė rregullt dhe kjo i ka sjellė pasoja tė tjera shėndetėsore. Ndėrsa nėna e saj pohon se ėshtė e gatshme t’i japė gjakun e saj tė bijės deri nė pikėn e fundit, por ka frikė t’i bėjė transfuzion gjaku nga tė tjerėt, pasi i trembet ndonjė sėmundjeje qė mund tė marrė. Madje nuk harron tė detajojė edhe shpenzimet qė i duhen pėr tė kuruar tė bijėn. Ndėrkohė mjekėt theksojnė se ndeshen shpesh me prindėr qė kanė frikė t’u bėjnė transfuzion fėmijėve qė kanė nevojė pėr gjak, por nga ana tjetėr kjo ėshtė tepėr e dėmshme pėr ta.

Transfuzioni

”Kam shumė frikė t’i jap gjak tė huaj. Kam frikė se vajza do mė marrė sėmundje tė rėndė, se vjet njė fėmijė nga Fieri vdiq nga SIDA qė kishte marrė nga transfuzioni i gjakut”,- pohon nėna e 7-vjeēares Emine Braka. Mjaftojnė vetėm kėto fjalė pėr tė kuptuar krizėn e mosbesimit qė ka ky prind ndaj sigurisė sė gjakut, krizė qė e pengon atė t’i bėjė transfuzion tė bijės. Ajo pohon se vajza e saj ka bėrė transfuzion vetėm 2 herė dhe kėtė vetėm kur e ka patur tė domosdoshme. Ndėrsa shefja e shėrbimit tė Pneumo-Alergologjisė nė Pediatri, Luljeta Kote pohon se vogėlushja ka pėsuar pneumoni dhe njė ndėr shkaktarėt ėshtė edhe fakti se ajo nuk ka bėrė transfuzion gjaku nė mėnyrė tė rregullt. ”Ka patur nevojė tė marrė gjak mė shpesh dhe tani po mjekohet pėr pneumoni”, -pohon mjekja duke shpjeguar se fakti qė nuk merr gjak, bėn qė t’i bie hemoglobina duke sjellė edhe rėnie tė rezistencės sė trupit. Ndėrkohė, nėna e vogėlushes pohon se transfuzion ka bėrė vetėm tre herė dhe vetėm kur e ka rrėzuar temperatura e lartė. ”Jam e gatshme t’i jap gjakun tim deri nė pikėn e fundit, por t’i bėj transfuzion, kam frikė”,- thekson nėna e Eminesė.

Shpenzimet

Paguan pėr ēdo gjė, madje edhe pėr sasinė e gjakut qė ka marrė tre herė kur ka bėrė transfuzion. Kėshtu nėna e pacientes shpjegon se prej 4 vitesh, shpenzon me vajzėn e saj rreth 40 mijė lekė nė muaj me barnat qė i blen, qė janė vitamina C, E dhe Acidin Florik. ”Edhe kur ka bėrė transfuzion gjaku nė Lushnje, kemi paguar pėr gjakun qė ka marrė edhe pse duhet tė merret falas”,-pohon nėna e pacientes. Ndėrkohė, ajo thekson se me tė ardhurat qė ka familja e saj e kanė tė vėshtirė pėr tė pėrballuar shpenzimet qė i duhen pėr tė mjekuar tė bijėn.

Sipas mjekėve, nėse pacientėt nuk bėjnė nė mėnyrė tė rregullt transfuzionin e gjakut, rrezikojnė shėndetin

Mjekėt: Prindėrit kanė krizė mosbesimi tek gjaku i dhuruar

Frikė dhe mosbesim nė gjakun qė duhet tė marrin fėmijėt e tyre. Kjo i pengon disa nga prindėrit qė t’i dėrgojnė fėmijėt e tyre pėr tė bėrė transfuzionin e gjakut. Sipas mjekėve ėshtė tepėr e domosdoshme pėr fėmijėt me anemi gjaku apo talasemi qė tė bėjnė nė mėnyrė tė rregullt transfuzion, nė tė kundėrt, kjo do tė sjellė pasoja ende mė tė rėnda pėr fėmijėt e tyre. ”Duke mos bėrė nė mėnyrė tė rregullt transfuzionin e gjakut, kėtyre fėmijėve iu bie nė mėnyrė tė vazhdueshme rezistenca e trupit, pasi ata kanė nevojė qė t’u rritet hemoglobina”,- shpjegojnė mjekėt specialistė, duke shtuar se ēdo vonesė nė marrjen e gjakut ėshtė nė dėm tė pacientėve. Kėshtu, mjekja e shėrbimit tė Alergo-Pneumologjisė nė Pediatri shpjegon se, me rastet kur fėmijėt nuk marrin gjak nė mėnyrė korrektė janė ndeshur disa herė. ”Ėshtė e padiskutueshme qė kėta fėmijė duhet tė marrin gjak kur iu nevojitet, nė tė kundėrt, do t’u shfaqen sėmundje tė tjera, duke iu dėmtuar akoma mė shumė shėndeti”,- thekson ajo duke shtuar se prindėrit, nė kėto raste, ėshtė mirė qė ta mposhtin frikėn qė kanė pėr t’u bėrė transfuzion fėmijėve tė tyre. Kėshtu shprehen edhe mjekėt e tjerė, tė cilėt pohojnė se prindėrit nuk duhet tė jenė indiferentė ndaj kėtij problemi.

Zenelaj: Prindėrit me tė drejtė nuk kanė besim te siguria e gjakut

Tė gjithė prindėrit e fėmijėve qė kanė sėmundje pėr tė cilat nevojitet transfuzioni i gjakut, kanė tė drejtė tė frikėsohen pėr sigurinė e gjakut. Kėshtu u shpreh Kryetari i Shoqatės sė Talasemikėve, Musa Zenelaj, i cili thekson se siguria e gjakut qė marrin pacientėt e vegjėl nuk ka siguri. ”Mendoj se kanė ndodhur ngjarje tė mjaftueshme qė prindėrit tė humbasin besimin tek siguria e gjakut dhe e theksoj se, tė gjithė prindėrit kanė frikė se mos fėmijėt e tyre pėrfitojnė ndonjė sėmundje tjetėr nga gjaku i infektuar qė mund tė dhurohet”,- thekson Zenelaj. Sipas tij, problemi me tė cilin ndeshen kėta pacientė ėshtė edhe fakti qė gjaku ėshtė i pamjaftueshėm dhe se fėmijėt nuk marrin sasinė e nevojshme gjatė transfuzionit. Me kėto mangėsi, thekson Zenelaj, fėmijėt talasemikė dhe fėmijė tė tjerė qė kanė nevojė pėr gjak po pėrballen prej kohėsh dhe se ende nuk janė marrė masa pėr t’i dhėnė fund kėtij problemi madhor qė po mundon kėta fėmijė.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare