Dorėzohet Ministria: Mungon gjaku, pacientėt nė rrezik pėr jetėn
29.08.2008 12:11 Shendeti - Burimi: Shekulli Shendeti
Situata alarmante ka detyruar MSH-nė tė bėjė apel pėr dhurime vullnetare. Provuam por nuk mundėm ta importojmė
Tė sėmurėt kronik qė kanė nevojė pėr transfuzion gjaku po iu rrezikohet seriozisht jeta. Alarmin e ka dhėnė vetė dikasteri i Shėndetėsisė tė cilėt deklarojnė se nuk kanė mė rezerva gjaku. Shkak pėr kėtė janė bėrė aksidentet nė muajt e fundit duke harxhuar tė gjitha rezervat e gjakut. Zv/ministri i Shėndetėsisė, Arben Ivanaj, pohon se pavarėsisht pėrpjekjeve tė shumta pėr tė importuar gjak nga vendet e tjera kjo nuk ėshtė aspak e mundur teknikisht pėr vendin tonė.
Alarmi
Pacientėt qė anė nevojė pėr transfuzion gjaku nė mėnyrė periodike tashmė janė nė mėshirė tė fatit. Pėrballė indiferencės s njerėzve pėr tė shpėtuar jetė dikasteri i Shėndetėsisė ėshtė dorėzuar duke dhėnė alarmin se jeta e kėtyre pacientėve ėshtė nė fije tė perit. Nė 10 ditshin e fundit tė gushtit, pacientėt me sėmundje kronike, kanė marrė 2 herė mė pak gjak, se sa ishte parashikuar tė merrnin, sepse stoku aktual nė spitale dhe nė bankat egjakut ėshtė pakėsuar,- thekson Arben Ivanaj, duke lėnė tė nėnkuptohet se jeta e kėtyre tė sėmurėve varet nga ndėrgjegjėsimi i njerėzve pėr tė dhuruar gjak nė mėnyrė vullnetare. Ky apel sipas tij bėhet nė prag tė sezonit veror, pasi dihet qė vera ėshtė njė periudhė gjatė sė cilės dhurimet e gjakut bien pėr shkak tė ndėrprerjes sė kirurgjisė sė planifikuar nga e cila sigurohet njė sasi e konsiderueshme stoku pėr bankat e gjakut nė spitale, si edhe pėr shkak tė uljes sė dhurimeve vullnetare. Kjo rritje e nevojshme dhe vazhdimi normal i kėrkesave pėr gjak pėr sa i takon pacientėve me anemi kronike, e paraprirė nga ulja e sipėrpėrmendur e dhurimeve, bėn qė pamjaftueshmėria nė gjak tė bėhet akoma mė e ndjeshme gjatė periudhės sė verės,- pohon Ivanaj, duke shtuar se garanton qė gjaku qė dhurohet shkon nė destinacion dhe mirėpėrdoret nė klinikat dhe pavijonet e spitaleve.
Importimi
Tė ndodhur nė situatė emergjence, dikasteri i Shėndetėsisė i ka pėrdorur tė gjitha rrugėt pėr tė importuar gjak nga vendet e Bashkimit Evropian, po e kanė patur tė pamundur. Kėtė Ivanaj e lidh jo vetėm me koston e lartė qė ka gjaku i importuar, por edhe me probleme tė tjera teknike. Sipas tij kostoja e njė falkoni gjaku tė importuar kushton 150 euro, por, pavarėsisht kėsaj nuk kanė gjetur mundėsinė ta importojnė nga vendet e BE-sė. Kostoja e njė falkoni gjaku tė importuar shkon 150 euro, ndėrsa qesja e dhuruar nė mėnyrė vullnetare ėshtė 12 euro. Duhet tė urojmė qė tė kemi njė qese gjaku tė dhuruar. Problemi qėndron jo vetėm te kostoja pėr ta importuar, por edhe fakti se jetėgjatėsia e gjakut tė dhuruar ėshtė vetėm 42 ditė,-pohon Ivanaj.
------------------------------------------------------Qendro: Zgjidhja duhet tė shikohet tek dhuruesit pa pagesė
Zgjidhja e vetme pėr gjak mė tė sigurt ėshtė dhurimi vullnetar dhe jo ai me pagesė, nga shtresa tė ekspozuara ndaj sėmundjeve infektive. Ky ėshtė apeli qė bėn drejtoresha e Qendrės Kombėtare tė Transfuzionit tė Gjakut, Irena Qendro, e cila thekson se ka ardhur koha pėr mė shumė ndėrgjegjėsim. Kemi pėrjashtuar me dhjetėra raste dhurues qė kanė rezultuar tė infektuar me hepatite apo ndonjė sėmundje tjetėr, dhe kjo ka ndodhur sidomos tek dhuruesit me pagesė pasi gjaku i tyre ėshtė mė i pasigurt,- pohon Qendro. Ndėrsa sa i takon riskut pėr t’u infektuar nga transfuzioni i gjakut ajo thekson se ky risk nuk mund tė jetė kurrė zero, pasi ekziston periudha dritare qė nuk mund tė zbulojė tė infektuarin me anė tė analizės.
----------------------------------------------------------Prindėrit e fėmijėve qė kanė nevojė pėr gjak shprehen se iu mungon edhe siguria qė kanė tek gjaku qė marrin fėmijėt e tyre
Prindėrit: Fėmijėt nuk marrin sasinė e mjaftueshme tė gjakut
Vij 3 herė nė javė pėr t’i bėrė transfuzion gjaku vajzės, por maksimumi vetėm njė herė nė javė mund tė marrė gjak pasi mjekėt thonė se nuk ka. Kėshtu u shpreh njėri nga prindėrit e fėmijėve qė ndodhej nė pavijonin e Hamtologjsė nė Pediatrinė e QSUT-sė. Nė fakt, fatin e fėmijės sė saj e kanė edhe fėmijė tė tjerė qė vuajnė nga talasemia apo sėmundje anemike dhe kanė nevojė tė marrin gjak nė mėnyrė tė vazhdueshme, nė kėtė kundėrt jeta e tyre rrezikohet seriozisht. Por mungesės sė gjakut ata i shtojnė edhe mungesėn e besimit qė kanė edhe tek ai pak gjak qė marrin. Kam shumė frikė t’i jap gjak tė huaj vajzės. Kam frikė se vajza do mė marrė sėmundje tė rėndė se vjet njė fėmijė nga Fieri vdiq nga SIDA qė kishte marrė nga transfuzioni i gjakut,- kėto janė fjalėt e njė prindi qė fėmijėt e saj 7-vjeēare Emine Braka vuan nga njė sėmundje pėr tė cilėn ka nevojė pėr transfuzion tė gjakut. Nė fakt nuk ėshtė e vetmja qė ka krizė mosbesimi dhe shpesh janė tė detyruar t’i lėnė larg transfuzionit edhe pse e kanė tepėr tė nevojshme. Do tė dhuroja gjakun tim deri nė pikėn e fundit, vetėm tė mos marr gjak nga tė tjerėt, shprehet njė prind tjetėr duke treguar qartė krizėn e mosbesimit. Tė mbledhur nė korridoret e Pediatrisė sė QSUT-sė, familjarėt e pacientėve kanė kėrkuar qė jo vetėm t'u jepet fund mungesave tė gjakut, por edhe tė jenė tė sigurt pėr atė qė u japin fėmijėve. Po tmerrohemi nga frika e infektimit tė gjakut pėrse nuk mund tė jetė mė serioz shteti dhe tė marrė masa pėr t’i dhėnė fund kėtyre torturave qė po heqim,- pohon njėri nga prindėrit. Ndėrsa mjekėt pohojnė se shumė prindėr nuk i sjellin fėmijėt pėr transfuzion edhe pse e kanė tė domosdoshme pikėrisht pėr shkak tė frikės qė u ėshtė shkaktuar. Duke mos bėrė nė mėnyrė tė rregullt transfuzionin e gjakut kėtyre fėmijėve iu bie nė mėnyrė tė vazhdueshme rezistenca e trupit pasi ata kanė nevojė qė t’u rritet hemoglobina,- shpjegojnė mjekėt specialistė duke shtuar se ēdo vonesė nė marrjen e gjakut ėshtė nė dėm tė pacientėve.
lajme.parajsa.com


































