Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Alarmi, 700 mijė tė prekur nga hipertensioni

Shefi i Mjekėsisė Interne, Tase, pohoi se hipertensioni ėshtė vrasėsi i parė i popullatės. Ja shkaqet dhe pasojat ”Ėshtė vrasėsi i parė, krahasuar me tė gjitha llojet e sėmundjeve tė tjera. Ka kosto tė lartė mjekimi dhe, pėr fat tė keq, pacientėve u mungojnė medikamentet. »»


Dua sy... si tė tigrit!

16.08.2008 12:01 Shendeti - Burimi: Shekulli Shendeti

Lentet e kontaktit me ngjyra janė kthyer sė fundmi nė shumė tė pėlqyera nga tė rinjtė e kryeqytetit. Njė masė shumė e vogėl hidroxheli, material i njėjtė me atė tė silikonit pėr operacionet plastike, mund tė tė ndryshojė ngjyrėn e syve, duke tė bėrė njė njeri krejt tjetėr pėr njerėzit qė tė njohin. Bojėqielli, blu e fortė, violetė dhe jeshile janė disa nga ngjyrat qė preferohen nga vajzat mesdhetare, tė cilat pėrgjithėsisht kanė sy nė ngjyrė kafe apo tė zezė. Kėrkohen tej mase ”Sy si tė tigrit”, ”Sy si tė maces” dhe ”Sy si tė krokodilit”.

”Dua tė kem sy si tė tigrit”. Klejda ėshtė njė vajzė tek tė 25-at, e cila i kėrkon me ngulm optometristit qė t’ia gjejė menjėherė lentet e kontaktit qė preferon. Njė ngjyrė e blertė nė tė verdhė, e cila fillon tė afrojė edhe nga ngjyra kafe duket qartė nė sytė e Klejdės, e cila vetėm disa sekonda mė parė shfaqej njė vajzė jo shumė e gjatė, me flokė biondė, e veshur shik nė tė zeza por me njė palė sy pis tė zinj. Sytė e rinj e tregojnė ndryshe, me doza mė tė larta misteri, aventure.

Duket se diēka fsheh poshtė atyre syve qė sapo tė shohin, shfaqin njė dozė tė fortė agresiviteti. ”Hė, si po dukem? Sa paskam ndryshuar, nuk mund t’ju besojė syve qė jam unė, me duket sikur nė kėtė pasqyrė po shoh njė vajzė tjetėr. Edhe fytyra dhe flokėt e mi po mė ngjajnė ndryshe tani”,- nxjerr nga pėrjetimi i vet Klejda, e cila ėshtė e bindur se tashmė qė i mori lentet e kontaktit nė kėtė ngjyrė tė re, do tė ketė sukses mė tepėr, sė paku tek komplimentet e drejtuara nga djemtė, ”Ēfarė sysh qė paske!”.

Sy tė ēelėt pėr ne mesdhetaret

As qė e kanė problem qė femrat mesdhetare, kryesisht kanė sy nė ngjyrė kafe apo tė zezė, por ajo qė mbetet nė kureshtinė e tyre, ėshtė ndėrrimi tė paktėn njė herė nė jetė i ngjyrės sė syve. Dhe kjo mbetet tipike pėr femrat, pasi kryesisht nė klinikat optike tė kryeqytetit mbeten klientet mė tė shpeshta, krahasuar me meshkujt, tė cilėt janė mė shumė tė dhėnė pėr tė patur lente kontakti korrigjuese nė rastin kur mbajnė syze. Alma, njė vajzė qė hyn nė njė nga klinikat optike tė Tiranės pėr tė blerė solucionin pastrues tė lenteve qė pėrdor, tė befason me ngjyrėn bojėqielli tė hapur tė syve tė saj. Mė bojėqielli nuk kanė ku tė shkojnė!

Madje, nė rast se nuk e ke dėgjuar mė parė qė po kėrkon njė lėndė tė posaēme pėr lentet qė pėrdor, mund tė kujtosh se nė bazė tė ngjyrės sė syve mund tė jetė me origjinė nga vendet nordike. ”Lentet e mia janė nė ngjyrė bojėqielli, kurse sytė e mi i kam nė ngjyrė kafe tė errėt. Mė pėlqen ngjyra bojėqielli dhe pėr kėtė i kam blerė lentet nė kėtė ngjyrė. Pastaj unė jam mėsuar dhe ngopur me ngjyrėn origjinale tė syve tė mi, sa thashė qė njėherė tė ndryshoja. Ne femrat mesdhetare vdesim pėr sy nė ngjyrė tė ēelėt”,- tregon Alma, e cila shton se gjithnjė ēdo femėr qė pėrdor lente kontakti kėrkon ngjyrėn e kundėrt tė syve tė saj. Megjithatė, treguar nga ajo duhet bėrė shumė kujdes kur pėrdor lente kontakti. ”Nuk duhet tė kruash syrin, edhe pse unė ndonjėherė e bėj por ka edhe raste kur vetė lentet ngjiten lart nga lėvizjet e shpeshta tė qepallave tė syrit, tė cilat ndikojnė tek to. Madje me lente kontakti unė e kam shumė tė vėshtirė tė qėndroj nė plazh, sepse nuk mund tė futem nė ujė”,- rrėfen Alma.

Hallouini dhe karnavalet

Nėse bėn njė vėzhgim nė optikat kryesore tė Tiranės patjetėr qė do tė marrėsh vesh se ”ēmenduritė” pėr tė ndryshuar shkojnė edhe mė larg. Sytė mund t’i kesh si tė tigrit, si tė maces, si tė krokodilit, por edhe tė pėrbėrė nga vija horizontale, apo vertikale. Madje edhe nė shumė raste, vijat kombinohen edhe nė mėnyrė tė ērregullt. ”Ka kėrkesa nga mė tė ndryshmet. Sidomos nė festat e veēanta si hallouini apo karnevalet, klientėt kėrkojnė qė bashkė me veshjen e tyre tė ēuditshme dhe tė pėrshtatur pėr festė, tė ndryshojnė edhe ngjyrėn e syve”,- thotė njė nga punonjėset e optikave, ku shiten lente kontakti. Sipas saj, nė modė mbeten sytė e bardhė me njė iris nė ngjyrė gri, sytė me iris tė pėrbėrė nga vija tė drejta apo tė lakuara, madje kanė dalė sė fundmi edhe lentet e kontaktit nė pėrbėrje tė tė cilave qėndrojnė flamujt e shumė shteteve, nė varėsi tė origjinės sė klientit. ”Sa u pėrket rasteve tė tjera, pushimet dhe martesat mbeten mė tė veēantat, ku femrat kėrkojnė tė ndryshojnė dhe bashkė me stilimin e flokėve dhe trukun e fytyrės, ndryshojnė edhe sytė, tė paktėn pėrkohėsisht”,- thotė mė tej punonjėsja e optikės.

Festat e Maturės

Por edhe adoleshentėt lėnė kokėn pėr tė patur njė palė sy nė ngjyrė tė bukur dhe ndryshe nga e zakonshmja. Optometristi, Elior Bilali tregon se kanė patur njė fluks kėrkesash tė mėdha nė muajin korrik, muaj kur adoleshentėt pėrfunduan vitet e katėrta pėr tė realizuar edhe mbrėmjen e maturės. ”Nė muajin qė shkoi ka patur njė rritje tė kėrkesave pėr lentet e kontaktit me ngjyra, kjo shpjeguar me faktin se shumė adoleshentė kėrkonin qė nė njė nga ditėt e tyre tė shėnuara tė ndryshonin ngjyrėn e syve. Mirėpo kėto kėrkesa nuk kanė ardhur vetėm nga tė rinjtė qė mbaruan Maturėn Shtetėrore dhe organizonin festėn finale, por edhe nga adoleshentė tė tjerė, tė cilėt organizonin mbrėmje tė fundvitit”,- thekson optometristi Bilali. Rrėfyer nga ai, sėrish ndėr adoleshentėt, femrat mbeten mė tė prirura pėr tė ndryshuar ngjyrėn e syve. ”Femrat pėrgjithėsisht kėrkojnė ngjyra tė ēelėta si gri, bojėqielli, jeshile e hapur, kafe shumė e hapur, violė etj. Kjo, pėr shkak se kėto lloj klientėsh kanė sy nė ngjyrė tė errėt dhe kėrkojnė qė tė ndryshojnė”,- shprehet Bilali.

Njė zė kundėr...

Por opticieni dhe laboranti optik, Dritan Bajramaj ėshtė kundėr pėrdorimit tė lenteve tė kontaktit. Jo vetėm se, sipas tij, pėrdorimi i syzeve qė korrigjojnė shikimin ėshtė mė i kėshillueshėm, por pėrdorimi i lenteve tė kontaktit mund tė tė krijojė infeksione tė syve. ”Eshtė e vėshtirė qė tė pėrdorėsh lente kontakti nė Shqipėri, pėr shkak tė ndotjes sė madhe me pluhur. Sidomos nė kryeqytet situata ėshtė vėrtet shumė problematike, ku pluhurat sidomos tek ata qė pėrdorin lente kontakti mund tė krijojnė infeksion tė syze”,- thotė Bajramaj. Shpjeguar mė tej nga ai, pėrdorimi i lenteve tė kontaktit ėshtė i kėshillueshėm nė vende qė nuk janė tė ndotur nga pluhurat. Por optometristi Elior Bilali argumenton se pėrdorimi i lenteve tė kontaktit nė Shqipėri, e sidomos nė Tiranė, nuk duhet tė komentohet si shqetėsues. ”Nuk ka aspak rreziqe pėr infeksione tė tilla, sepse kėto infeksione mund tė krijohen vetėm nga mungesa e higjienės personale. Madje pėrdorimi i lenteve tė kontaktit mund ta mbrojė syrin nga depėrtimi i pluhurave”,- thekson Bilali. Sipas tij, Tirana ka parametra tė lartė tė ndotjes sė ajrit, por nga ana tjetėr nė tė gjitha shtetet e botės rezultojnė parametra tė caktuar tė ndotjes sė ajrit, e cila nė asnjė mėnyrė nuk ėshtė bėrė pengesė pėr pėrdorimin e lenteve tė kontaktit.

Lente kontakti, jo mė syze

Sipas optometristit Elior Bilali ka njė rritje tė kėrkesave edhe pėr lentet e kontaktit korrigjuese. Kjo, thėnė nga ai, jo vetėm pėr tė pėrmirėsuar paraqitjen. ”Shumė klientė, sidomos nė raste tė veēanta tė jetės sė tyre, si nė martesa, festa tė ndryshme, apo pushime kėrkojnė tė mos i mbajnė syzet korrigjuese tė shikimit. Ata shtyhen mė shumė pėr tė kėrkuar lente kontakti korrigjuese pėr tė mos u dukur fare se kanė probleme tė tilla me shikimin”,- thotė Bilali. Sipas tij, lentet e kontaktit korrigjuese nuk kryejnė vetėm kėtė funksion. ”Njė klient qė pėrdor lente tė tilla, padyshim qė nuk dallohet aspak, por ajo qė ėshtė mė pozitive nė kėtė rast, mbetet fakti se zgjerohet fusha e shikimit tė klientit. Nėse syzet me lente korrigjuese pėrcaktojnė njė fushė shikimi tė caktuar, ku klienti nuk mund tė shohė lart apo anash, me lente kontakti mund tė shohėsh nė tė gjitha drejtimet e mundshme sepse ato janė tė puthitura me sytė”,- shpjegon optometristi Bilali.

-------------------------------Si tė kujdesesh pėr lentet e tua tė kontaktit

Elior Bilali

Optometrist

”Higjiena duhet tė jetė absolute”

Edhe pse nuk ka ndonjė kufij tė grupmoshave qė mund tė pėrdorin lente, logjika tė ēon tek sugjerimi qė mund t’ju bėjmė tė rinjve: Do tė ishte mirė qė lentet e kontaktit tė pėrdoren pas moshės 16-vjeēare. Kjo pėr arsye se mė tė rriturit tregojnė mė mirė kujdes sa i pėrket pėrdorimit tė tyre dhe mirėmbajtjes. Pėrdorimi i lenteve tė kontaktit, si ato korrigjuese me numra pėr shikimin, si edhe ato me ngjyra kėrkon njė kujdes shumė tė veēantė dhe tė pėrhershėm. Personi qė mban lente kontakti duhet tė mos ta ekzagjerojė me mbajtjen e lenteve. Nuk sugjerohet qė kėta persona, pas njė dite intensive, edhe tė flenė pa i hequr lentet e kontaktit. Kėto lente duhet tė hiqen ēdo natė dhe tė vendosen nė kutinė e posaēme ku ndodhet edhe solucioni qė i pastron, nė rastet e lenteve tė kontaktit mujore apo njėvjeēare. Kujdes tė madh duhet treguar edhe me higjienėn personale, sepse nuk duhet prekur asnjėherė lentja qė pėrdor me duar tė palara. Kjo mund tė ēojė edhe nė infeksione tė ndryshme tė syrit. Si kur e vendos lenten nė sy, ashtu edhe kur e heq duart duhet tė jenė shumė higjienike. Njėkohėsisht nuk duhet prekur syri gjatė ditės, pėr tė mos e acaruar me kruajtjet qė mund t’i bėhen atij. Sa u pėrket lenteve tė kontaktit ditore, ato pas pėrdorimit njėditor nga ēdokush duhet tė hidhen duke mos u pėrdorur mė, sepse edhe materiali pėrbėrės ėshtė destinuar qė tė pėrdoren vetėm njė ditė. Sa u pėrket lenteve tė kontaktit korrigjuese, tė cilat kryejnė funksionin e lenteve tė syzeve, kujdesi duhet tė jetė po i njėjtė, pasi edhe kėto lloj lentesh kontakti, pėrbėhen nga i njėjti material qė quhet hidroxhel, i cili mban nė vetvete edhe korrigjimet e shikimit tė ēdo personi. Kėto lloj lentesh kontakti mund ta ndihmojnė shumė personin qė mban syze pėr t’u shfaqur me njė pamje, nga e cila nuk e kupton aspak qė ai mund tė ketė probleme me shikimin.

-----------------------------Sa kushton look-u i ri ?

Tė blesh lente kontakti me ngjyra, pėr tė ndryshuar look-un, nuk kushton edhe aq shumė, duke marrė parasysh se kėtė gjė e bėjnė ata qė shpenzojnė pėr pėrmirėsimin e pamjes sė tyre fizike. Kėshtu pėr shembull, qė tė blesh 6 lente ditore, kushton 2500 lekė tė reja, dy lente mujore, rreth 4500 lekė tė reja dhe 1 lente njėvjeēare kushton rreth 14 mijė lekė tė reja. Po tė tilla janė edhe ēmimet e lenteve tė kontaktit, tė cilat kryejnė funksionin e syzeve pėr tė korrigjuar shikimin. Veēse, kėtu shifra rritet pak mė shumė edhe pėr shkak se funksioni nuk mbetet vetėm tek estetika por mbi tė gjitha, tek pamja mė e mirė e shikimit qė i ofrohet pėrdoruesit. 6 lente kontakti korrigjuese qė pėrdoren pėr tre muaj kushtojnė rreth 4500 lekė tė reja, ndėrkohė qė njė lente kontakti korrigjuese qė mund tė pėrdoret pėrgjatė njė viti tė tėrė kushton nga 15 mijė, deri nė 20 mijė lekė tė reja.

Si dolėn nė dritė lentet e kontaktit

Lentja e parė e kontaktit ėshtė konceptuar dhe ideuar se si mund tė funksionojė nga Leonardo da Vinēi, nė vitin 1503. Mė pas nė vitet 1700-1800 u shpikėn materialet e para tė pėrshtatshme pėr syrin e njeriut. Kurse nė vitin 1947 doli pėr herė tė parė lentja e kontaktit e fortė, e cila u pėrgatit nė njė fabrikė amerikane tė Pasluftės sė Dytė Botėrore. Ky ishte njė lloj materiali, i marrė nga xhamat mbrojtės tė avionėve tė luftės dhe u eksperimentua pėr herė tė parė tek disa pilotė. Duke qenė se rezultoi i suksesshėm, filloi nė masė prodhimi i kėtyre llojeve tė lenteve. Por rreth 6 vjet mė vonė, njė shkencėtar ēek zbuloi materialin e lenteve tė kontaktit tė buta. Ky material quhet hidroxhel, sepse nė 62 deri nė 65 pėr qind tė tij, pėrbėhet nga uji. Nėse lentet e kontaktit tė buta nuk janė tė pėrshkrueshme nga oksigjeni, lentet e kontaktit tė forta bėjnė dallim sepse ato pėrshkruhen nga oksigjeni. Pėrbėrja nė masėn mė tė madhe tė lentes sė kontaktit nga uji, bėn qė kjo tė pėrshtatet shumė lehtė me syrin, aq sa ndonjėherė pėrdoruesit harrojnė qė kanė vendosur lente nė sytė e tyre.

Ēfarė ėshtė njė lente kontakti

Lentja e kontaktit pėrbėhet nga Hidroxheli, njė lėndė qė kryesisht ka nė pėrbėrje ujė dhe qė ėshtė e ngjashme me masėn e silikonit qė pėrdoret nė operacionet plastike tė rritjes sė gjoksit te femrat, apo pjesėve tė tjera tė trupit. Si lentja e kontaktit korrigjuese e shikimit ashtu edhe ajo me ngjyra, kanė tė njėjtėn pėrbėrje, atė tė hidroxhelit. Por ku dallojnė kėto dy lloj lentesh kontakti? Nė rast se nė lentet e kontaktit me ngjyra, vendosen materiale tė tilla pėr ndryshimin e ngjyrės sė syve tė njė personi, nė ato korrigjuese qėllimi drejtohet pėr nga korrigjimi i mundėsisė pamore tė personit, i cili mban syze pėr tė patur mundėsi shikimi mė tė mirė. Lentet e kontaktit korrigjuese mund tė mbajnė nga tė gjitha numrat e lenteve tė syzeve qė pėrdor njė pacient, por qė nė kėtė rast, kėrkon t’i zėvendėsojė me ”syzet e padukshme”. 

------------------------------------------Jam njė prind dhe shqetėsohem pėr djalin 5-vjeēar se ka mungesė tė testeve. A ka mjekim dhe a ėshtė problem shqetėsues?

Andrologu Evi Dani

Kiptokirdia ėshtė njė ndėr patologjitė e shpeshta tek meshkujt. Na vjen keq kur shohim qė meshkujt tė moshės madhore tė vijnė me njė patologj tė tillė. Kiptokirdia nuk ėshtė gjė tjetėr vetėm mungesa e pranisė apo e zbritjes sė testeve nė skrotull.

Tė dy testet (nė gjuhėn popullore: ”koqet” (shėn.red.) gjenden nė barkun e fėmijės qė kur ndodhet nė barkun e nėnės. Nė muajin e 6-tė apo tė nėntė kėto 2 teste zbresin nga pjesa abdominale e barkut tė fėmijės nė drejtim tė kanalit urinal dhe pėrfundojnė nė skrotull.

Rreth 1 pėr qind e fėmijėve mund tė kenė shansin qė tė kenė mungesėn e njė testi apo tė dy testeve i cili mund tė jetė nė projeksionin e rrugėve tė tij. Shkaqet pėr kėtė patologji janė tė shumta por mendohet se janė hormonale.

Patologjia ėshtė problematike pėr arsye tė moszbritjes sė testeve nė vendin e duhur dhe bėhet shkak qė kėta meshkuj tė kenė probleme e tyre madhore nė moshėn e rritur dhe ėshtė ky kontigjent meshkujsh qė zė vendin e dytė si shkaktar pėr infertilitetin.

Sot e kėsaj dite tė vjen keq qė njė patologji e tillė qė ėshtė shumė e diagnostikueshme ne konstatojmė persona tė tillė nė mosha madhore, ndėrkohė qė mund tė ishte kapur shumė mė herėt. Kėtu ka njė defekt pėr arsye se, nė radhė tė parė, personeli mjekėsor i konsultorit tė gruas ka njė influencė shumė tė madhe dhe mund tė jetė barriera kryesore pėr diagnostikimin e kėsaj patologjie.

Konsultori i gruas punon pasi merret me mirėrritjen e fėmijės por shpeshherė vet konstatimi i mungesės sė testeve te fėmijė ėshtė defekti tek vetė mjekėt. Nėse do tė ishte kujdesur konsultoret, nė kėtė rast, do tė themi se nuk do ta kishim kiptokidisė nė moshė tė madhe. Mjeku i kėsaj sėmundje ka shumė rėndėsi nėn moshėn 5 vjeē. Sa mė shpejt, aq mė mirė, ėshtė e mundshme tė kurohet kjo patologji pa pasojat e veta.

Nėse kjo do tė kishte konstatim pas kėsaj moshe apo mjekim pas kėsaj moshe ndoshta nuk do tė kishte mundėsi riparimi tė saj, pėr arsye se qelizat e testit janė tė dėmtuar tashmė dhe ato nuk mund tė rikuperohen apo riaftėsohen pėrsėri pra ėshtė faktori i moshės.

Mjekimi ėshtė shumė i thjeshtė ėshtė hormonal kryesisht me injeksione tė cilat ndikojnė pėr uljen e testit nė skrotull dhe nė pamundėsi pėr t’ia arritur kėtij qėllimi ėshtė nė fund tė fundit njė ndėrhyrje operatore, qė edhe kjo ėshtė e thjeshtė. Operacioni bėhet tek fėmija brenda 2 ose 3 orėve dhe mund tė kthehet nė shtėpi brenda ditės. Ėshtė e kėshillueshme qė defekti tė kapet sa mė shpejt e jo kur personi shkon deri nė moshėn e adoleshencės.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare